• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Uji bashkon njerëzit”, vendoset në Tiranë shatërvani për miqësinë shqiptaro-hungareze

by Java News
28/01/2020 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarët dhe hungarezët kanë një marrëdhënie speciale mes tyre, që daton nga koha e heronjve të dy popujve tanë, Skënderbeut dhe Janosh Hunidadit. Në këtë 100-vjetor të Tiranës Kryeqytet, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti një delegacion të kryesuar nga Nënkryetarja e Budapestit, Erzsébet Gy Németh, për të biseduar rreth shtimit të marrëdhënieve mes dy qyteteve, si dhë përurimin e shatërvanit të ri pranë Bibliotekës Kombëtare. Ky donacion ka si qëllim ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, formimin dhe mbrojtjen e mjedisit, duke vlerësuar rinovimin e burimeve urbane, që janë të rëndësishme dhe prioritet për qytetin e Tiranës.

“Mes dy qyteteve tona kemi një raport shumë special dhe mezi pres që kjo marrëdhënie të shkojë edhe më tej. Sot fillojmë me një kontribut qytetin tonë, vendosjen e një shatërvani kushtuar marrëdhënies së veantë të dy heronjve tanë kombëtarë, Skënderbeut dhe Janosh Huniadit. Për ta vazhduar pastaj në datën 21 Prill, ku ne do të inaugurojmë bustin e Skënderbeut në Budapest, në një nga parqet më të bukura të qytetit”, tha Veliaj.

Duke vlerësuar raportet mes dy qyteteve, Veliaj shtoi se vendosja e linjave direkte të transportit me Budapestin, do të rrisë numrin e turistëve.

“Kemi gjetur zgjidhjen e përkryer për të lënë dy shenja në qytetet tona me rastin e 100-vjetorit të Tiranës Kryeqytet. E di që ky është vetëm fillimi, dhe përtej 500 viteve miqësi e vëllazëri midis dy popujve tanë, është një lajm shumë i mirë që edhe qytetet tona janë të lidhura shumë fort. Një raport që nisi para rreth 10 vitesh, por që kemi një shans ideal që ta çojmë edhe më larg. Është një lajm i shkëlqyer që linjat ajrore hungareze e kanë kthyer Tiranën në një mini-qendër, me të paktën 9 destinacione”, deklaroi ai.

Pasi i dorëzoi nënkryetares së Bashkisë së Budapestit “Kullën e Sahatit”, në shenjë të miqësisë mes dy vendeve, Veliaj shprehu bindjen e plotë se dy qytetet do të ecin përpara në rrugën e progresit.

Nënkryetarja e Bashkisë së Budapestit, Erzsébet Gy Németh, falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mikpritjen e ngrohtë dhe e ftoi për një vizitë zyrtare në Budapest. “Jam shumë e lumtur që jam këtu dhe që do të fillojmë këtë marrëdhënie 100-vjeçare mes 2 popujve. Ju mirëpresim në Budapest më datën 21 Prill për të përuruar statujën e Skënderbeut në Budapest”, nënvizoi ajo.

Gjatë këtij bashkëpunimi të ngushtë 4-vjeçar, UKT dhe Kompania e Ujësjellësit të Budapestit, kanë punuar së bashku për të krijuar një vizion rreth zhvillimit teknik të së ardhmes të UKT-së, përmes zhvillimit të studimit me titull “Masterplani Afatmesëm i Zhvillimit teknik dhe Strategjik të UKT”. /e.s/

Next Post
La të vdekur shitësin e bananeve pas goditjes me sëpatë/ Zbulohet motivi i krimit makabër në Korçë

La të vdekur shitësin e bananeve pas goditjes me sëpatë/ Zbulohet motivi i krimit makabër në Korçë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In