• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ujësjellësi i ri i Rrogozhinës/ Balluku inspekton punimet: Do vijojmë investimet

by Java News
10/11/2019 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Bashkinë e Rrogozhinës po shkon drejt zgjidhjes problemi i furnizimit me ujë të pijshëm për banorët. Punimet për ndërtimin e ujësjellësit të ri kanë avancuar dhe pritet që vepra të jetë plotësisht në funksion vitin e ardhshëm, duke siguruar furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për afro 12 mijë banorë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, Alqi Bllako, ndoqën nga afër punimet që po bëhen për ndërtimin e ujësjellësit të Rrogozhinës, ku u njohën me ecurinë e tyre.

Drejtori Bllako e informoi ministren me detajet e projektit që po realizohet, ndërsa theksoi se prej 25 vitesh në ujësjellësin e Rrogozhinës kanë munguar investimet dhe afro 25% e zonës urbane të kësaj bashkie ka pasur mungesë edhe të rrjetit shpërndarës.

“Investimi konsiston në ndërtimin e tri depove të reja. Është depo kryesore, depo 2 mijë metër kub dhe dy depo të tjera, 200 dhe 100 metra kub. Janë rreth 9 kilometra linjë kryesore transmetimi, nga puset e Çermës deri në qytet të Rrogozhinës, si dhe 16 kilometra rrjet i brendshëm duke përfshirë këtu dhe 9 kilometra lidhje terciare me familjarët. Të gjithë familjarët do të jenë të pajisur me matësa, në mënyrë që ne të mund të masim në kohë reale dhe konsumin familjar, gjë që ka munguar, pasi dhe ata matësa që kanë qenë të instaluar nga ndërmarrja e Rrogozhinës, pjesa më e madhe e tyre kanë qenë jo funksionalë”, tha Bllako.

Ministrja Belinda Balluku theksoi se informaliteti ka qenë një ndër shqetësimet kryesore në Bashkinë e Rrogozhinës, për shkak edhe të mungesës së rrjetit shpërndarës të ujësjellësit, në një pjesë të kësaj bashkie, ku është ndërtuar gjatë viteve të tranzicionit.

“Ky është një investim, me të cilin ne do t’u ofrojmë shërbim më të mirë rreth 12 mijë banorëve. Çfarë ka qenë më shqetësuese në zonën e Rrogozhinës është informaliteti i zonës. Një pjesë e madhe e ndërtesave, që janë shtuar gjatë fazës së tranzicionit, nuk kanë as rrjetin e furnizimit me ujë dhe është diçka që ne do t’a ngremë sot nga e para”, u shpreh Balluku.

Ministrja Balluku siguroi se Qeveria Shqiptare do të vijojë me investimet në sektorin e ujit dhe kërkoi angazhim për përfundimin brenda afateve të parashikuara në kontratë të punimeve për ujësjellësin e Rrogozhinës, në mënyrë që banorët të kenë furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm në banesat e tyre.

“Unë shpresoj që, sipas angazhimit, ju ta dorëzoni këtë vepër në shkurt të vitit 2020 dhe gjithë Rrogozhina të fillojë dhe të marrë sasinë e ujit që i përket për qytetarë, 150 litrat që ne synojmë në përmirësim të këtij shërbimi. Sigurisht synimi ynë kryesor është që uji i pijshëm të jetë në rubinetat e qytetarëve 24 orë në 24”, theksoi ministrja Balluku.

Duke ju referuar Javës Kombëtare të Ujit, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e vuri theksin tek rëndësia e sensibilizimit të qytetarëve duke kërkuar një angazhim nga të gjithë institucionet, lokale dhe qendrore.

“Kjo është java e ujit, ndaj dhe ne i kemi dhënë një vëmendje më të madhe të gjitha investimeve të ujit, që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është duke kryer në terren, por edhe sensibilizimit

që të gjithë banorët duhet të kenë. Është shumë e rëndësishme të kemi ujë 24 orë, por nga ana tjetër është shumë e rëndësishme që për këtë ujë të kujdesemi”, u shpreh Balluku.

Projekti për ujësjellësin e Rrogozhinës është i ndarë në tri faza, ndërsa përfshin rinovimin tërësisht të rrjetit të transmetimit si dhe rrjetin e brendshëm.

g.kosovari

Next Post
Pylli orbital/ BERZH do financojë Bashkinë në projektin ambicioz, Veliaj: Do ta bëjë Tiranën një qytet të gjelbër

Pylli orbital/ BERZH do financojë Bashkinë në projektin ambicioz, Veliaj: Do ta bëjë Tiranën një qytet të gjelbër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Drafti i publikuar është trillim i plotë”, Shtëpia e Bardhë mohon marrëveshjen me Iranin

“Drafti i publikuar është trillim i plotë”, Shtëpia e Bardhë mohon marrëveshjen me Iranin

May 27, 2026
Rekord kontributesh në Shqipëri! 670 mln euro të derdhura për sigurimet, rriten me 153% të ardhurat krahasuar me 2016

Rekord kontributesh në Shqipëri! 670 mln euro të derdhura për sigurimet, rriten me 153% të ardhurat krahasuar me 2016

May 27, 2026
Telefonatë me tensione mes Trump dhe Netanyahut, përplasje për Iranin!

Telefonatë me tensione mes Trump dhe Netanyahut, përplasje për Iranin!

May 27, 2026
Inteligjenca Britanike zbulon numrin e vërtetë të ushtarëve ruse që janë vrarë në luftën e Ukrainës

Inteligjenca Britanike zbulon numrin e vërtetë të ushtarëve ruse që janë vrarë në luftën e Ukrainës

May 27, 2026
Marrëveshja e Ohrit dhe të drejtat e shqiptarëve në fokus të takimeve të kongresmenëve amerikanë

Marrëveshja e Ohrit dhe të drejtat e shqiptarëve në fokus të takimeve të kongresmenëve amerikanë

May 27, 2026
Goditet rrjeti shqiptar i drogës në Itali, zbardhet skema si rekrutoheshin të rinjtë nga Shqipëria

Goditet rrjeti shqiptar i drogës në Itali, zbardhet skema si rekrutoheshin të rinjtë nga Shqipëria

May 27, 2026
Pas Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE, reagon Ministria e Jashtme: Moment me rëndësi të veçantë për integrimin

Pas Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE, reagon Ministria e Jashtme: Moment me rëndësi të veçantë për integrimin

May 27, 2026
Kthesë në Bruksel/ Komisioni Europian përgatit hapjen e negociatave për Ukrainën më 16 qershor

Kthesë në Bruksel/ Komisioni Europian përgatit hapjen e negociatave për Ukrainën më 16 qershor

May 27, 2026
Gjashtë porositë amerikane për partitë garuese

Gjashtë porositë amerikane për partitë garuese

May 27, 2026
Gjyqtari shpjegon ligjin: Kush mund të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë në Shqipëri?

Gjyqtari shpjegon ligjin: Kush mund të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë në Shqipëri?

May 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In