• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pylli orbital/ BERZH do financojë Bashkinë në projektin ambicioz, Veliaj: Do ta bëjë Tiranën një qytet të gjelbër

by Java News
10/11/2019 14:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas bashkëpunimit të suksesshëm për ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve, Banka Europiane për Rindërtim edhe Zhvillim (BERZH) do të financojë Bashkinë e Tiranës në projektin e saj ambicioz për Pyllin Orbital. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Drejtoresha Ekzekutive e BERZH-it, Charlotte Ruhe, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit që synon që deri në vitin 2030, në kryeqytet të mbillen 2 milionë pemë të reja.

“Është një ditë e jashtëzakonshme për Tiranën. Sapo kemi dakordësuar që me Bankën Europiane për Rindërtim edhe Zhvillim, të futemi në një ‘aventurë’ tjetër, atë të Pyllit Orbital, për t’i kapur deri në pemën e fundit ambiciet tona për të mbjellë 2 milionë pemë në Tiranë. E filluam me forcat tona, pastaj secili duke mbjellë një pemë për ditëlindje, ose për përvjetor a përkujtime. Por, sot bashkojmë dy fuqi të mëdha, fuqinë e Bashkisë së Tiranës me fuqinë e BERZh-it”, tha Veliaj. Falë kësaj marrëveshjeje do të realizohen disa investime të rëndësishme në gjurmën e Pyllit Orbital të Tiranës.

“Kjo do të jetë një vepër që do të ngelet. Unë besoj se koha më e mirë për të mbjellë pemë ishte dje. Koha e dytë më e mirë për të mbjellë pemë është sot. Nuk duhet të humbasim më shumë kohë. Sot firmosëm marrëveshjen e parë për të filluar një plan, i cili do të përfundojë në disa investime kyçe në të gjithë gjurmën e Pyllit Orbital dhe do të kemi mundësi që të kthejmë kokën mbrapa dhe të themi se këto pemë u mbollën kur Bashkia e Tiranës dhe BERZH-i vendosën të vënë të gjitha forcat për ta bërë Tiranën realisht një qytet të gjelbër”, tha Veliaj.

Ai shtoi se kjo marrëveshje pason bashkëpunimin e shkëlqyer me BERZH-in për investimin në Bovillë dhe në sistemin e rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve që ka rezultuar një histori suksesi. “Arsyeja pse kjo na jep shumë optimizëm dhe shumë kurajo për të ecur më tej, është se tashmë e kemi një projekt të suksesshëm bashkë. Në 28 gusht sollëm një tubacion të dedikuar nga Bovilla në Astir, për t’i hequr nga uji i puseve të gjithë familjarët e asaj zone. Një histori suksesi! Në fund të vitit, falë financimit të BERZh-it, do të hapim shtesën që i kemi bërë impiantit të Bovillës për filtrimin.

Në të njëjtën kohë do të ketë mbaruar edhe investimi i Qeverisë dhe i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për linjën nga liqeni i Bovillës deri tek impianti i filtrimit”, tha Veliaj. Ky është projekti i parë i BERZH i bazuar te natyra dhe klima. Drejtoresha Ekzekutive e këtij institucioni të rëndësishëm financiar, Charlotte Ruhe, vlerësoi përkushtimin e Bashkisë së Tiranës dhe të kryebashkiakut Veliaj për të përmirësuar cilësinë e jetesës së qytetarëve të saj. “Është kënaqësi që jam sot këtu për të nënshkruar këtë marrëveshje për një projekt të rëndësishëm. Jemi të lumtur për këtë bashkëpunim me Tiranën sepse ky është projekti ynë i parë i bazuar te natyra dhe klima. Është një eksperiment shumë i rëndësishëm, por jemi të entuziazmuar dhe të sigurt se do të shkojë shumë mirë. Jemi shumë të entuziazmuar për përkushtimin tuaj për të përmirësuar cilësinë e jetesës së qytetarëve të Tiranës, për t’i bërë kështu 100 vitet e ardhshme të Tiranës, vitet më të mira për qytetin”, deklaroi Ruhe, e cila siguroi se ky bashkëpunim i suksesshëm që ka nisur me ujin do të vijojë edhe me projekte të tjera.

“Duam të vazhdojmë me projekte të tjera, që filluan me ujin dhe do të vazhdojnë me pyjet. Tirana është një nga qytetet e gjelbra më të rëndësishme që duam ta bëjmë edhe më të gjelbër”, tha Drejtoresha Ekzekutive e BERZH-it. Projekti për Pyllin Orbital parashikon shtimin e gjelbërimit jo vetëm në periferi të qytetit, por njëkohësisht edhe brenda zonave urbane.

Next Post
FOTO/ Oriola Marashi me të dashurin misterioz mes luksit të çmendur në Dubai

FOTO/ Oriola Marashi me të dashurin misterioz mes luksit të çmendur në Dubai

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë! 

Shkrirja e Bashkisë Selenicë!

August 16, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

August 16, 2026
Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

August 16, 2026
Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

August 16, 2026
“Epsteini” ynë

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë

August 16, 2026
Tragjedi nga zjarret në Salaminë, 2 viktima dhe qindra të evakuuar, banorët nxirren me varka nga ishulli

Tragjedi nga zjarret në Salaminë, 2 viktima dhe qindra të evakuuar, banorët nxirren me varka nga ishulli

August 16, 2026
Qeveria rrit deri në 200% shpërblimet për elitarët në sport/ Gonxhja: Vendimi hyn në fuqi në prill

“U bë armik nga protesta”, Gonxhja për fondin e Kanye West: Pse 3 milionë euro në Berlin janë normale dhe koncerti në Tiranë jo?

August 16, 2026
Pas zjarrit në hotel, operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit

Pas zjarrit në hotel, operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit

August 16, 2026
Tragjedi në Vlorë! 69-vjeçari gjendet i pajetë në oborrin e banesës, dyshimet e para

Tragjedi në Vlorë! 69-vjeçari gjendet i pajetë në oborrin e banesës, dyshimet e para

August 16, 2026
Pas zjarrit në hotel, kryebashkiakja e Vlorës mbledh bizneset: Siguria e qytetarëve dhe pushuesve është prioritet

Pas zjarrit në hotel, kryebashkiakja e Vlorës mbledh bizneset: Siguria e qytetarëve dhe pushuesve është prioritet

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com