UEFA zbardh akuzat për Kukësin
UEFA ka zbardhur akuzat që rëndojnë mbi Kukësin dhe Legian e Varshavës pas ngjarjeve në ndeshjen e të enjtes mbrëma në “Qemal Stafa”.
Kështu, ndaj klubit shqiptar rëndon akuza për braktisje të ndeshjes, hedhje të sendeve dhe fishekzjarrëve në fushë, parregullsi nga tifozët dhe banderolë të ndaluar.
Kurse polakët akuzohen vetëm për hedhje të sendeve në fushë nga tifozët. UEFA ka njoftuar se çështja do të shqyrtohet nga Komisioni i Disiplinës, Etikës dhe Kontrollit më 3 gusht.