Shpresat e serbëve për një hetim të mundshëm sa i përket ndeshjes Armeni – Shqipëri duket se janë shuar. Kanë qenë mediat serbe si ‘Kurir’ dhe ‘Novosti’ ato që kanë shkruar dje se Shqipëria mund të përjashtohet nga Euro 2016 pasi mund të ketë blerë ndeshjen me armenët.
Por, UEFA i është përgjigjur ‘Novosti’-t se nuk ka asnjë hetim apo dyshime për lojën në fjalë.
“Ne monitorojmë të gjitha ndeshjet e UEFA-s. Janë rreth 32 mijë ndeshje në sezon përfshirë Champions League apo ligën e Evropës. Ne nisim hetimin në momentin që përcaktojmë se ka ndodhur diçka jo normale” – ka thënë një zyrtar për ‘Novosti’.