UEFA eksperimenton sigurinë para ndeshjes Tirana-Vllaznia, ‘kaos’ te tifozët

Pragndeshja mes Tiranës dhe Vllaznisë është përjetuar me një situatë të pazakontë dhe kaos për tifozët e të dy skuadrave. Kordonë të shumtë policorë kanë rrethuar stadiumin dhe nuk kanë lejuar hyrjen normale të tifozëve në impiant pa patur dokumente identifikimi.

Një kërkesë për të cilën nuk ishin përgatitur tifozët dhe kjo ka bërë që shumë prej tyre të mbeten jashtë e të ketë edhe tension për atë që po ndodhte. Edhe klubi I Tiranës shpërndau një komunikatë për mediat rreth kësaj teme.

“Ne prag te ndeshjes KF Tirana-KF Vllaznia klubi njofton te gjitha mediat se kordoni policor nuk lejon tifozerinë për t’u futur ne stadium. Thirrje që i behet të gjitha mediave për komunikimin dhe mbulimin e këtij rasti”, komunikonte klubi bardheblu.

Por sipas “SuperSport”, gjithçka lind nga kontrolli i UEFA-s në stadiumin ku do të luhet finalja e Ligës së Konferencës në muajin maj. Inspektorët e UEFA-s kanë kërkuar masa shtesë për takimin e sotëm për të parë se si reagohet ndaj kërkesës për identifikim direkt të tifozëve dhe kjo ka sjellë kaosin në hyrje të stadiumit. Një “eksperiment” i pakëndshëm në kurriz të tifozëve shqiptarë që zbeh paksa bukurinë e “klasikes” e cila sot në lojë nuk ka vetëm tre pikët./PANORAMASPORT

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com