• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kush është vrasësi me pagesë që ekzekutoi Nikulajn, portugezi Ruben Saraiva dikur njihej si trajner futbolli

by E S
25/03/2026 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në listën me pak emra të huajsh ardhur në Shqipëri si vrasës me pagesë është edhe ai i portugezit i rritur në Londër Ruben Saraiva.

Po kush është 31-vjeçari Saraiva, i cili mori përsipër të ekzekutonte me 6 plumba Ardian Nikulaj në Prill 2023, pas refuzimit të shumës prej 500.000 euro nga killerat vendas të Niklës?

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu me ndihmën e Tiago Carrasco, gazetar i revistës portugeze Expresso, ndërton profilin e vrasësit të Ardian Nikulajt.

Ruben Saraiva është djali i Clinton Saraivas, i cili erdhi nga Johanesburgu në Afrikë e Jugut, për të luajtur futboll me U-19 të ekipin protugez ‘Académica Coimbra’.

Në qytetin Coimbra, kur ishte 20 vjeç Clinton takohet me Milu, me origjinë nga Angola e cila punonte si banakiere në një lokal. Nga lidhja e tyre në vitin 1995 erdhi në jetë Ruben.

Më pas ata zhvendosen në Londër ku blejnë edhe një shtëpi në vitin 2004 në zonën South Reading në vlerën e 150.000 stërlina.

Kjo është një foto ekskluzive siguruar nga Top Channel, ku është fiksuar Ruben Saraiva kur ishte në shkollën fillore në Londër.


Foto ekskluzive, Ruben Saraiva në shkollën fillore në Londër

Disa vite më pas prindërit e tij divorcohen dhe në moshën 17-vjeçare nis përballja e parë e Ruben si shkelës ligji. Një gjykatë në Londër, në Nëntor 2013 e dënon me 9 muaj shërbim prove pasi pranoj akuzat për qëllim shitje të 32 dozave heroine që iu kapën.

Atë kohë Ruben jetonte me gjyshen dhe kishte nisur punë në magazinën e shpërndarjes të supermarketeve Tesko. Në vitet e mëpasshme Ruben punoi si asistent- trainer në Londër me babain Clintonin duke i mësuar fëmijëve futbollin.

Por përsëri përfshihet në probleme me drejtësinë dhe dënohet disa vite për rrahje e përdorim thike. Pas përfundimit të dënimit ai është dëbuar nga Anglia në Portugali.

Rikthyer përsëri në Londër dhe në rrethana edhe të panjohura rekrutohet si vrasës me pagesë dhe mbërrin në Shqipëri më 14.02.2023 ku në aeroport pritet nga Edmond Haxhia dhe ish e fejuara e tij.

Haxhia është akuzuar nga prokuroria Lezhë si organizator i vrasjes për qëllime gjak-marrje pas një kalvari 30 vjeçar vrasjesh mes fiseve Lekstakaj dhe Niklulaj. Dy javë më parë, pak përpara se prokurori Arben Nika në pretencë të kërkonte burgim përjetë, Saraiva iu drejtua gjykatës me një fjalë përmbajtja të cilës është siguruar nga Top Channel.

Ruben Saraiva nuk ka folur për provat filmike dhe ato të përftuara nga ADN-ja përmes të cilave u shpall fajtor por për kushtet në burg prej ekstradimit nga Maroku nga Interpol Tirana, në 31 Dhjetor 2024.

“I nderuar trup gjykues. Ju kërkoj të dëgjoni jo vetëm faktet e çështjes, por edhe zërin e një njeriu që ka jetuar në heshtje të plotë për mbi dy vjet brenda mureve të këtij shteti.

Autoritetet e burgut kanë zbatuar ndaj meje një protokoll të veçantë i cili ka nënkuptuar. Izolim të plotë nga çdo i paraburgosur tjetër. Ndalim të ajrimit të përbashkët me persona të tjerë apo aktivitete të përbashkët brenda burgut.

Ndalim të çdo kontakti me botën e jashtme, duke përfshirë familjen time dhe konsullatën e Portugalisë. Nuk kam mundur të kontribuoj në mbrojtjen time në mënyrën që ligji ma garanton.

Kjo nuk është ankesë e thjeshtë për kushte jetese, është shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtës sime për gjykim të drejtë”, shprehet Saraiva.

Pasi vendimi i sotëm i Gjykatës Lezhë, të marrë formën e prerë Top Channel mëson se avokati i tij Kujtim Cakrani, do të nisë procedurën e transferimit të Ruben për vijimin e vuajtjes së dënimit, në një burg në Angli ose Portugali. /tch/

Next Post
“Të dalin para drejtësisë urdhëruesit e krimit”, familja e Ardian Nikulajt reagon pas dënimit me burgim të përjetshëm të vrasësit të tij

“Të dalin para drejtësisë urdhëruesit e krimit”, familja e Ardian Nikulajt reagon pas dënimit me burgim të përjetshëm të vrasësit të tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rezervuari që ndezi konfliktin në West Bank, palestinezët pa ujë ndërsa izraelitët e kthejnë në vend argëtimi

Rezervuari që ndezi konfliktin në West Bank, palestinezët pa ujë ndërsa izraelitët e kthejnë në vend argëtimi

September 27, 2026
Horoskopi për muajin Gusht, parashikimi nga Paolo Fox

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e diel 27 shtator 2026: Peshqit afrohen te një vendim i madh në dashuri

September 27, 2026
EMRAT / 31 masa “Arrest në burg” në Tiranë, ja kush janë personat e operacionit “Shkolla të Pastra”

EMRAT / 31 masa “Arrest në burg” në Tiranë, ja kush janë personat e operacionit “Shkolla të Pastra”

September 27, 2026
A po i afrohet ndërtimi sërish ciklit rënës

A po i afrohet ndërtimi sërish ciklit rënës

September 27, 2026
Kosova i kërkon dorëheqjen, ministrja: S’kam bashkëpunuar me Hagën për dënimin e 4 ish-krerëve të UÇK-së

Kosova i kërkon dorëheqjen, ministrja: S’kam bashkëpunuar me Hagën për dënimin e 4 ish-krerëve të UÇK-së

September 27, 2026
Aeroporti i Katanias pezullon fluturimet, shkak aktiviteti i vazhdueshëm i vullkanit Etna -

Stuhia e fuqishme ‘paralizon’ verilindjen e SHBA-së, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në New York e New Jersey

September 27, 2026
Shpërndanin drogë pranë shkollave me monopatina, taksi e delivery, 31 të arrestuar dhe 14 në kërkim në Tiranë

Shpërndanin drogë pranë shkollave me monopatina, taksi e delivery, 31 të arrestuar dhe 14 në kërkim në Tiranë

September 27, 2026
Shqiptarët drejt atdheut | Ministria e Jashtme: Koordinim me Kroacinë e Malin e Zi për kalim më të shpejtë

“Kjo tragjedi e prek nga afër Shqipërinë”, MEPJ reagon për shpërthimin me 6 viktima në Athinë

September 27, 2026
‘Tiranathlon’ në kryeqytet, kufizohet qarkullimi në disa rrugë

‘Tiranathlon’ në kryeqytet, kufizohet qarkullimi në disa rrugë

September 27, 2026
Aksident dramatik në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

E rëndë në Maliq: 43-vjeçari ishte te bagazhi i makinës, një mjet e përplas për vdekje

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com