• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Udhëzimi/ Ja si do bëhet testimi i kandidatëve për mësues

by Java News
25/05/2018 08:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria Arsimit ka publikuar udhëzimin për testimin e informatizuar për mësuesit, duke filluar nga regjistrimi deri te mënyra e vlerësimit. MAS thekson se mësuesit do të vlerësohen në dy faza.

Qendra e testimit
Testimi i informatizuar i kandidatëve për t’u punësuar në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar zhvillohet në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, e cila publikon kalendarin e zhvillimit të testimit.

E drejta e pjesëmarrjes në testimin e informatizuar
Në testimin e informatizuar të kandidatëve për t’u punësuar në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar kanë të drejtë të marrin pjesë individët që janë pranuar në fazën e parë të konkurrimit nëpërmjet vlerësimit të dosjes, fazë e cila zhvillohet në çdo njësi arsimore vendore, sipas udhëzimit përkatës të MASR-së.

Aplikimi
Kandidati pajiset nga njësia arsimore vendore me formularin e pranimit për fazën e dytë të konkurrimit. Kandidati regjistrohet online në portalin “Mësues për Shqipërinë” dhe plotëson çdo rubrikë të detyrueshme të portalit, me qëllim pjesëmarrjen në testim.

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve
Vlerësimi i kandidatëve bëhet nëpërmjet dy fazave: a) faza e parë: vlerësimi i përftuar nga dokumentet e dosjes së kandidatit sipas rezultateve të dërguara nga njësitë arsimore vendore në Qendrën Ndërinstitucionale të Rrjetit Akademik Shqiptar, në bazë të udhëzimit përkatës të MASR-së. b) faza e dytë: vlerësimi i përftuar nga testimi i informatizuar (në masën 70 pikë).

Teza e testimit të informatizuar përmban 50 pyetje, përgjigjet e sakta të të cilave vlerësohen me 100 për qind, që konvertohet maksimalisht në 70 pikë, sipas tabelës bashkëlidhur. Qëndra e Shërbimeve Arsimore bën konvertimin e vlerësimit të testimit të informatizuar dhe ua dërgon MASRsë, njësive arsimore vendore dhe Qendrës Ndërinstitucionale të Rrjetit Akademik Shqiptar.

Llojet e testimit të informatizuar
a. Testimet e shpallura për kandidatët janë: b. Testim i arsimit parashkollor. c. Testim i arsimit fillor. Testim për profilet: Gjuhë shqipe dhe letërsi, Gjuhë angleze, Gjuhë frënge, Gjuhë italiane, Gjuhë gjermane, Matematikë, Fizikë, Biologji, Kimi, Histori, Gjeografi, Teknologji informacioni dhe komunikimi (TIK), Shkenca shoqërore, Ekonomi, Edukim fizik, Muzikë, Art pamor, si dhe profile të tjera specifike brenda planit arsimor, sipas kërkesave nga njësitë arsimore vendore.

d. Testim për degët: Muzikë, Art pamor dhe Balet në kulturën profesionale në shkollat artistike. e. Testim i përgjithshëm për mësuesit e kulturës profesionale në arsimin special.

Modalitetet e zhvillimit të testimit të informatizuar
Për çdo seancë testimi, pyetjet e përzgjedhura nga sistemi në mënyrë automatike janë të njëjta për të gjithë kandidatët pjesëmarrës në testimin e informatizuar. Testimi i informatizuar zgjat 60 minuta dhe zhvillohet në një raund të vetëm. Ai fillon dhe mbaron njëkohësisht për të gjithë kandidatët pjesëmarrës në testim, në ditën dhe orarin e caktuar.

Vlerësimi i kandidatëve kryhet në mënyrë automatike nga sistemi kompjuterik në çastin e përfundimit të testimit. Rezultati përfundimtar i shfaqet kandidatit në monitor dhe printohet në mënyrë automatike nga sistemi së bashku me përgjigjet e dhëna. Çdo kandidat nënshkruan fletën me rezultatet e testimit të printuar në përfundim të testimit përkatës.

QSHA-ja ka të drejtë që, në rast se evidenton shkelje të rënda të rregullave të provimit, t’u propozojë përfaqësuesve të MASR-së përjashtimin e kandidatit që thyen rregullat. QSHA-ja mban procesverbal, ku evidenton shkeljet e konstatuara.

Nëse konstatohet se testimi nuk është zhvilluar sipas rregullave, testimi për kandidatët e asaj salle do të vlerësohet si jo i kryer. Vendimi në këtë rast është në kompetencë të QSHA-së dhe të përfaqësuesve të MASR-së.

Ruajtja e rezultatit të testimit të mëparshëm
Në rast se kandidatët që aplikojnë për t’u punësuar në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dëshirojnë të mbartin pikët e testimeve të viteve të kaluara, ata nuk do t’i nënshtrohen testimit të informatizuar që zhvillohet në QSHA.

Pikët që kanë grumbulluar nga testimet e viteve të kaluara, me kërkesë të kandidatëve, dërgohen nga njësia arsimore vendore në MASR dhe do të shërbejnë për renditjen përfundimtare që do të bëjë Qendra Ndërinstitucionale e Rrjetit Akademik Shqiptar./shqiptarja

a.ç

Next Post
Tjetër skandal në Hollywood, Morgan Freeman akuzohet nga 8 gra për ngacmim seksual

Tjetër skandal në Hollywood, Morgan Freeman akuzohet nga 8 gra për ngacmim seksual

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Transferimi i Veliajt në Fier, Komiteti i Helsinkit ngre alarmin: Urdhri sekret pengon ankimin në gjykatë!

November 2, 2026
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Presidenti Begaj dekreton Reformën Territoriale, në zgjedhje do votohet për 46 bashki

November 2, 2026
Drejtori i OpenAI: Inteligjenca artificiale tashmë është më e zgjuar se shkencëtarët më të mirë

Drejtori i OpenAI: Inteligjenca artificiale tashmë është më e zgjuar se shkencëtarët më të mirë

November 2, 2026
Gogu e Spahiu vizitojnë Burgun e Shënkollit, masa për kujdesin shëndetësor të të burgosurve

Gogu e Spahiu vizitojnë Burgun e Shënkollit, masa për kujdesin shëndetësor të të burgosurve

November 2, 2026
Dy tërmete trondisin Bosnjën gjatë natës, qytetarët zgjohen nga zhurmat si shpërthime

Dy tërmete trondisin Bosnjën gjatë natës, qytetarët zgjohen nga zhurmat si shpërthime

November 2, 2026
Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA: Sondazhet tregojnë se demokratët kryesojnë edhe në bastione të Trumpit

Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA: Sondazhet tregojnë se demokratët kryesojnë edhe në bastione të Trumpit

November 2, 2026
Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: U paguan nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

Rama ndan videon: Diella ju ndihmon hap pas hapi në E-Albania, 19 shërbime më të lehta për qytetarët

November 2, 2026
Kërkesa e Netanyahut për Trump: Sulmo Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Kërkesa e Netanyahut për Trump: Sulmo Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

November 2, 2026
Mot i keq në Itali, shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

Mot i keq në Itali, shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

November 2, 2026
J.D. Vance vishet si personazhi te Harry Potter për Halloween. Shpërthejnë komentet: Ky djalë s’do të bëhet kurrë president

J.D. Vance vishet si personazhi te Harry Potter për Halloween. Shpërthejnë komentet: Ky djalë s’do të bëhet kurrë president

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In