• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Udhëzimi/ Importi i makinave të përdorura, detajon kushtet teknike që duhet të përmbushin

by Java News
16/01/2019 07:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vendim i Këshillit të Ministrave i  miratuar në fund të tetorit të vitit të shkuar përcaktonte kufizimet për importin e mjeteve të përdorura me moshë mbi 10 vjet. Referuar pikërisht këtij vendimi nr. 633, datë 26.10.2018, “Për masat kundër ndotjes së ajrit nga shkarkimet e mjeteve motorike dhe reduktimin e shkarkimeve në ajër të ndotësve të gaztë dhe të lëndës së ngurtë pezull nga motorët me ndezje pozitive dhe ata me ndezje me kompresion që djegin gaz natyror apo të lëngshëm për përdorim në automjete” është miratuar në vijim një udhëzim që detajon kushtet teknike  që duhet të përmbushin mjetet që do lejohen të importohen.

Udhëzimi, “Për përcaktimin e kushteve teknike lidhur me karakteristikat funksionale të sistemeve dhe pajisjeve dhe gjendjes tekniko-fizike të automjeteve që do të importohen në Republikën e Shqipërisë” mban firmën e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ndalet kryesisht në mënyrën sesi do të bëhet verifikimi i treguesve teknike të mjeteve.

Kështu në udhëzim përcaktohet se Verifikimi, pas këqyrjes së kujdesshme të mjetit dhe kontrollit të dhënave me dokumentacionin teknik shoqërues të tij nga specialistët përkatës, konsiston së pari në leximin dhe përcaktimin e saktë të dhënave mbi identifikimin e mjetit, bazë e të cilit është numri i identifikimit i stampuar në shasi dhe/ose pllaka identifikuese. Së dyti në  vitin  e prodhimit të mjetit. Së treti në verifikimin e kategorisë mjedisore sipas përcaktimeve në dokumentin teknik të origjinës, si dhe verifikimin e standardit për normat e publikuara për mjete të prodhuara jo për vendet e Bashkimit Evropian.

Në rastet kur ka mungesë të kategorisë mjedisore në dokumentin teknik të origjinës, do të jetë kriter vlerësues viti i prodhimit, por gjithmonë nëse nuk ka të dokumentuar nivel të ndotjes në kundërshtim me pikën 1 të këtij udhëzimi që lidhet në fakt me normat e shkarkimeve në ajër për kategoritë M dhe N të mjeteve sipas listës së standardeve të Bashkimit Europian (pjesa që njihet si euro 3,  euro 4  dhe euro 5).

Udhëzimi parashikon edhe rastet kur makina nuk do të kalojë zhdoganimin.

“Çlirimi doganor dhe/ose regjistrimi do të refuzohet të kryhet për mjetet motorike të kategorive M1, M2 dhe N1, për: a) Autoveturat e reja me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat nuk përmbushin normën euro 5; b) Mjetet motorike të tjera të reja të kategorive M2 dhe N1, me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat nuk përmbushin normën euro 5; c) Autoveturat e përdorura (të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat nuk përmbushin normën euro 4) dhe janë prodhuar jo më shumë se 10 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri; ç) Mjetet motorike të tjera të përdorura, të kategorive M2 dhe N1 (të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat nuk përmbushin normën euro 3) dhe janë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri” nënvizon udhëzimi./Monitor.

  • foto galeri
  • foto galeri /a.meta
Next Post
Parlamenti Britanik rrëzoi marrëveshjen e Brexit, reagojnë liderët evropianë: Keqardhje!

Parlamenti Britanik rrëzoi marrëveshjen e Brexit, reagojnë liderët evropianë: Keqardhje!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com