• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Parlamenti Britanik rrëzoi marrëveshjen e Brexit, reagojnë liderët evropianë: Keqardhje!

by Java News
16/01/2019 08:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marrëveshja e Brexit u rrëzua nga parlamenti britanik siç ishte parashikuar. Për kryeministren britanike, Theresa May një dështim historik. Deri në minutën e fundit ajo u përpoq me një apel të flaktë të bindte deputetët.  

Parlamenti britanik e rrëzoi të martën (15.01) me shumicë të qartë marrëveshjen që qeveria britanike nën kryeministren britanike, Theresa May arriti me Bashkimin Europian. Me 432 vota kundër dhe 202 pro – deputetët britanikë i thanë një „Jo” të qartë marrëveshjes së Theresa May të arritur pas më shumë se dy vitesh negociata, që nga vendimi i britanikëve në referendumin e qershorit 2016 për t’i thënë lamtumirë Bashkimit Europian, megjithëse me rezultat të ngushtë, afër 52%. Jeremy Corbyn, kreu i laburistëve kërkoi menjëherë pas refuzimit të marrëveshjes mocionin e votëbesimit për kryeministren britanike, Theresa May.

Një zëdhënës i Donald Tusk, kreut të Këshillit të BE shprehu menjëherë keqardhjen për rezultatin e votimit në parlamentin britanik, duke e cilësuar marrëveshjen si rrugën më të mirë dhe të vetme për një Brexit të rregullt. Pas rrëzimit të marrëveshjes në parlamentin britanik është shprehur edhe kreu i grupit parlamentar të unionit konservator, CDU/CSU në Gjermani, Ralph Brinkhaus. Ai shkroi në twitter se „tani të gjithë duhet të ruajmë qetësinë“. BE nuk mund të dorëzojë parimet e saj, sado që ne duam të jemi të lidhur me britanikët. Edhe kancelari austriak, Sebastian Kurz shprehu po ashtu keqardhjen në twitter: Nuk do të ketë megjithatë hapje të negociatave”, theksoi ai. Menjëherë pas votimit në parlamenti paundi britanik pësoi rënie në bursa.

Großbritannien London - Theresa May zu Parlamentsabstimmung (Reuters)Kreu laburist, Jeremy Corbin

Megjithë apelin e flaktë të Theresa Mayt të hënën për deputetët që ta votonin marrëveshjen dhe thirrjes së saj „jepini kësaj marrëveshjeje një shans të dytë!”, May nuk i bindi dot as konservatorët në radhët e saj, pa përmendur opozitën laburiste, që kërkon negociata të reja me BE. Jeremy Corbyn, kreu i laburistëve kërkoi pak minuta para votimit, që BE të mos përjashtojë negociatat e reja. Që në debatin pesëditor që u zhvillua në parlamentin britanik para votimit u bë e qartë se marrëveshja nuk kishte shans për të kaluar në Dhomën e Ulët.

BE nuk pranon të akuzohet për ashpërsi

Politikanë të ndryshëm dhe përfaqësues nga ekonomia shprehën dyshime të martën  dhe paralajmëruan sidomos nga pasojat e një Brexiti pa marrëveshje më 29 Mars. Në media ka zëra, se Theresa May do të kërkojë sërish lëshime nga Brukseli me qëllim që ta paraqesë marrëveshjen edhe njëherë tjetër në parlament. Por ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ishte skeptik nëse „marrëveshja do mund të rihapet edhe njëherë”. Kancelari austriak, Sebastian Kurz u shpreh në Parlamentin Europian në Strasburg, se „BE nuk i hedh dot vetes asnjë faj në këto negociata.” Edhe kandidati kryesor i Të Gjelbërve për zgjedhjet europiane, Sven Giegold argumentoi në të njëjtën mënyrë. „Kush akuzon BE për shumë ashpërsi në negociata, duhet të thotë me saktësi, se çfarë nuk është e drejtë në këtë marrëveshje”, u shpreh Giegold për agjencinë gjermane të lajmeve, dpa. Dyshime shprehu edhe komisioneri i BE-së për valutën, Pierre Moscovici, që tha të martën para votimit se „ka gjëra që nuk mund të planifikohen, këtu bën pjesë me sa duket edhe politika e brendshme britanike.”

Großbritannien London - Theresa May zu Parlamentsabstimmung (Reuters)

Ndërkohë kryetarja e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, Andrea Nahles paralajmëroi për rreziqet ekonomike dhe vendet e punës në të gjithë Europën, në rastin e një daljeje pa marrëveshjeje. „Ky do të ishte një tërmet i rëndë për të gjithë BE edhe për ne në Gjermani”, tha ajo në Berlin. Ndërsa ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz e cilësoi të martën Brexitin si „një sinjal paralajmërues”. Në shumë vende europiane, rrymat antieuropiane e populiste kanë marrë hov, tha ai, dhe shumë qytetarë kanë dyshime, nëse Europa i ka përgjigjet për sfidat qendrore të së ardhmes. Prandaj BE duhet të bëhet më politike, theksoi Scholz në një konferencë për Europën të martën në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë.

la/(afp, dpa)

/a.meta

Next Post
Pas shitjes së Bonucci-t, Juventusi kërkon Manolas

Allegri: Milani në një ndeshje teke mund t’i shuajë diferencat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

July 17, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Kokalari: Flamur Noka ka një mision, të sjellë Argita Malltezin në krye të PD-së

July 17, 2026
U zgjodh nënkryetare, Bajaziti: Zotohem se do ndërtoj ura mes diasporës dhe Berishës

U zgjodh nënkryetare, Bajaziti: Zotohem se do ndërtoj ura mes diasporës dhe Berishës

July 17, 2026
Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin e parë të rikthimit në presidencë

Trump akuzon Kanadanë për zjarret dhe bën gati tarifat: Ajri i ndotur po na kushton miliarda

July 17, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

“Mocioni i Elisa Spiropalit, valvul shkarkimi. I shërben ambicieve të saj”

July 17, 2026
Dy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

Dy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

July 17, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Mbetet i plagosur një person, policia rrethon zonën

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Mbetet i plagosur një person, policia rrethon zonën

July 17, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku e konfirmon: Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet e 2027-ës

July 17, 2026
Finalja e Botërorit në Nju Jork, 10 gjërat që duhet të dini para sfidës Spanjë-Argjentinë

Finalja e Botërorit në Nju Jork, 10 gjërat që duhet të dini para sfidës Spanjë-Argjentinë

July 17, 2026
Manja i kujton transparencën Shehajt: Ndize kamerën edhe për veten, provo ligjshmërinë e vilës

Manja i kujton transparencën Shehajt: Ndize kamerën edhe për veten, provo ligjshmërinë e vilës

July 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In