• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Udhëzimi i Tatimeve, taksat e reja që hynë në fuqi me paketën fiskale

by Java News
07/01/2019 10:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Administrata Tatimore njoftoi dje për taksat e reja, që hynë në fuqi nga 1 janari 2019 me paketën fiskale. Udhëzimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve thotë se në ndryshimet e miratuara në ligjin për tatimin e të ardhurave, tatimi për pagat deri në 30 mijë lekë do të vazhdojë të jetë zero, ndërsa për pagat deri në 150 mijë lekë do të jetë 13 për qind dhe për pagat mbi 150 mijë lekë 23 për qind.

Me paketën e re fiskale u miratua edhe ulja e dividendit nga 15 për qind në 8 për qind. Administrata Tatimore sjell shembujt se kur biznesi do të përfitojë tatimin 8 për qind, si dhe rastet kur sipërmarrja përjashtohet nga ulja e taksës.

“Do të aplikohet shkalla tatimore 8 për qind për fitimet e pashpërndara të realizuara në vitet 2018 e më parë, përfshirë rezervat dhe fitimet e kapitalizuara, me kushtin që: tatimi që i përket fitimeve të pashpërndara të viteve 2017 e më parë, të paguhet brenda datës 30 shtator 2019; tatimi për dividendin për fitimin e vitit 2018 të paguhet brenda datës 20 gusht 2019.

Në rast se nuk zbatohen kushtet e mësipërme, tatimpaguesi do të paguajë 15 për qind tatim mbi dividendin”, sqarojnë Tatimet. Paketa e re fiskale solli ndryshime edhe në TVSH. “Ka ndryshime në shkallët tatimore në masën 6 për qind për furnizimet e shërbimit të reklamave nga media audiovizive; 6 për qind për furnizimin e mjeteve të transportit publik të udhëtarëve me kapacitet 9+1 vende ose me shumë, me motor elektrik, deri në 31 dhjetor 2021.

Nga data 1 janar 2022 shkalla tatimore bëhet 10 për qind; 6 për qind për furnizimin e librave të çdo lloji. Do të aplikohet shkallë tatimore 0 për qind, për furnizimin e shërbimeve të përpunimit të mallrave joshqiptare të destinuara për t’u rieksportuar, nga personat e tatueshëm të autorizuar dhe nënkontraktorët e tyre, mbi bazën e dispozitave që parashikon Kodi Doganor, për operacionet nën regjimin e përpunimit aktiv.

Do të aplikohet norma prej 6 për qind, për kompensimin e fermerëve”, thuhet në udhëzimin e Tatimeve. Ndryshimet e taksave sjellin lehtësi edhe për prodhimin vendas, ku me paketën fiskale të këtij viti nga 1 janari taksa e materialeve/ artikujve plastikë dhe e ambalazheve plastike të importuara, me përjashtim të lëndëve të para në forma primare, është 35 lekë/kg nga 70 lekë/kg që ishte.

Taksa e ambalazheve prej qelqi për ambalazhet e importuara dhe të prodhuara në vend është 5 lekë/kg dhe 25 lekë/kg është taksa e lëndëve të para në të importuar dhe që përdoret për prodhimin në vend të produkteve të plastikës./panorama

44548787547

/a.meta

Next Post
VIDEO/ Militanti i FRPD goxhdon dhe lidh me zinxhirë dyert e fakulteteve

VIDEO/ Militanti i FRPD goxhdon dhe lidh me zinxhirë dyert e fakulteteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com