• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Udhëzimi/ e-Albania: Ja çfarë ka ndryshuar në identifikimin dhe hyrjen në llogarinë tuaj në portal

by Java News
08/02/2024 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për të informuar e asistuar qytetarët dhe bizneset në përditësimin e identifikimit dhe hyrjes në portalin e-Albania, AKSHI ka publikuar një njoftim, shoqëruar me një udhëzues të thjeshtë e praktik.

Ndryshimi për të cilin po flasim ka të bëjë me një kod 6-shifror, fjalëkalim me një përdorim, i cili dërgohet në formën e sms në telefonin e përdoruesit dhe në adresën e tij të e-mail-it. Kjo vlen si për qytetarët edhe për bizneset, identifikimi në llogarinë e të cilëve në e-Albania, në vijim do të kryhet duke vendosur, përveç kredencialeve të tyre (NID/NIPT dhe fjalëkalimin) edhe një kod 6-shifror (fjalëkalim me një përdorim), që dërgohet në numrin e telefonit dhe adresën e-mail-it, në çdo rast identifikimi apo ndryshimi të fjalëkalimit.

Kurse qytetarët dhe bizneset të cilët, në llogarinë në portal, kanë deklaruar numër të huaj telefoni, kodin 6-shifror do ta marrin me e-mail, në adresën e regjistruar në llogarinë e tyre. Për këtë arsye, e mira do të ishte që qytetarët dhe bizneset të marrin masa për përditësimin e numrit të telefonit ose adresës së e-mail-it.

Për përditësimin e të dhënave në llogarinë e e-Albania, qytetarët dhe bizneset mund të bëjnë ndryshimin në rubrikën “Hapësira ime”, duke zgjedhur “Ndrysho të dhënat e llogarisë”.

Në çdo rast urgjence, pra nëse qytetarët dhe bizneset nuk mund të aksesojnë llogarinë e tyre në portal dhe nuk posedojnë më numrin e telefonit dhe adresën e-mail-it të regjistruar në llogari, ata mund të dërgojnë një e-mail në adresën elektronike helpdesk@e-albania.al dhe kërkesa e tyre do të trajtohet me prioritet nga stafi i e-Albania.

 

Next Post
‘Zgjedhorja’/ Basha: Rama kaloi vijën e kuqe. Ka njerëz nga radhët e opozitës që me skuthllëk duan të njëjtën gjë si kryeministri…!

'Zgjedhorja'/ Basha: Rama kaloi vijën e kuqe. Ka njerëz nga radhët e opozitës që me skuthllëk duan të njëjtën gjë si kryeministri...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani rrëzon edhe një avion të dytë amerikan, shpëtohet piloti i “A-10 Warthog”

Irani rrëzon edhe një avion të dytë amerikan, shpëtohet piloti i “A-10 Warthog”

April 3, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Plagosja me thikë në Shkodër, zbardhet identiteti i të riut të përfshirë

April 3, 2026
Ngushtica e Hormuzit nis të gjallërohet, 5 anije kalojnë pas bllokimit disa javor

Ngushtica e Hormuzit nis të gjallërohet, 5 anije kalojnë pas bllokimit disa javor

April 3, 2026
Hyn në fuqi vendimi i Bordit të Transparencës! Pikat e karburanteve vendosin tabelat me çmimet e reja

Hyn në fuqi vendimi i Bordit të Transparencës! Pikat e karburanteve vendosin tabelat me çmimet e reja

April 3, 2026
Rregulla të reja për tregun, qeveria bën të detyrueshëm etiketimin e energjisë për 17 kategori produktesh

Rregulla të reja për tregun, qeveria bën të detyrueshëm etiketimin e energjisë për 17 kategori produktesh

April 3, 2026
Kërcënoi me jetë drejtuesit e një lokali, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

Kërcënoi me jetë drejtuesit e një lokali, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

April 3, 2026
FIFA, jehonë e rritjes së Kosovës! Dardanët renditen në vendin e 78-të në botë

FIFA, jehonë e rritjes së Kosovës! Dardanët renditen në vendin e 78-të në botë

April 3, 2026
Netanyahu: SHBA-të dhe Izraeli do të vijojnë presionin ndaj regjimit të Iranit

Netanyahu: SHBA-të dhe Izraeli do të vijojnë presionin ndaj regjimit të Iranit

April 3, 2026
Plagosje e dyfishtë me thikë në qendër të Shkodrës, njëri prej tyre i mitur

Plagosje e dyfishtë me thikë në qendër të Shkodrës, njëri prej tyre i mitur

April 3, 2026
Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In