• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

UDHEZIMI/ Brukseli: Rastet kur do të aplikohet tarifa prej 5 € për të shkuar në vendet e BE

by Java News
17/11/2016 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni propozon sot krijimin e një Sistemi Evropian Informacioni dhe Autorizimi për Udhëtimet (ETIAS) për të forcuar kontrollet e sigurisë për udhëtarët pa viza. Kjo pason njoftimin e bërë në shtator nga Presidenti Juncker në fjalimin e tij mbi Gjendjen e BE-së 2016 dhe është rezultati i parë i përparësive për veprimet e identifikuara në Planin e Veprimit të Bratislavës. ETIAS do të mbledhë informacion mbi gjithë ata që udhëtojnë pa viza në Bashkimin Evropian për të lejuar kontrolle të avancuara për migrimin e parregullt dhe sigurinë. Kjo do të kontribuojë për një menaxhim më efikas të kufijve të jashtëm të BE-së dhe do të përmirësojë sigurinë e brendshme, ndërsa do të lehtësojë në të njëjtën kohë udhëtimet e ligjshme përmes kufijve Schengen.

Zëvendës Presidenti i Parë Frans Timmermans tha: “Sigurimi i kufijve tanë dhe mbrojtja e qytetarëve tanë është prioriteti ynë i parë. ETIAS do të mbyllë një hendek informacioni duke verifikuar informacionin e aplikantëve të përjashtuar nga vizat kundrejt gjithë sistemeve tona të tjera. Njëkohësisht, sistemi i ardhshëm ETIAS do të jetë i lehtë, i shpejtë, i lirë dhe efektiv.”

Komisioneri për Migracionin dhe Punët e Brendshme Dimitris Avramopoulos tha: “ETIAS është hallka e munguar në menaxhimin tonë të kufijve, që lidh pikat me politikat tona të migrimit dhe sigurisë dhe forcon hyrjen Schengen për të paktën 95% të udhëtarëve pa viza. Hapja e Evropës nuk vjen me koston e sigurisë së saj”,

Komisioneri për Bashkimin për Sigurinë Julian King tha: “Terroristët dhe kriminelët nuk merakosen shumë për kufijtë kombëtarë. E vetmja mënyrë për t’i mposhtur ata është duke punuar së bashku në mënyrë efektive. ETIAS do të ndihmojë për ta bërë këtë: duke pikasur individualë problematikë dhe duke i ndaluar të hyjnë ne do të forcojmë sigurinë e brendshme të Evropës“.

Autorizimi ETIAS nuk është vizë; ai është një regjim më i lehtë dhe më miqësor me vizitorët. Shtetasit e vendeve me liberalizim të vizave sërish do të mund të udhëtojnë pa viza, por do të duhet të marrin një autorizim të thjeshtë udhëtimi para se të udhëtojnë në Zonën Schengen. Kjo do të ndihmojë për të identifikuar personat që mund të paraqesin risk për migrim të parregullt apo risk sigurie para se ata të mbërrijnë në kufi, si dhe forcon shumë sigurinë e kufijve të jashtëm. ETIAS do të bashkojë gjithashtu një hendek ekzistues informacioni mbi udhëtarët pa viza, duke mbledhur informacion që mund të jetë jetik për autoritetet e Shteteve Anëtare para se ata të mbërrijnë në kufirin Schengen. Prandaj ETIAS është një hap përpara me rëndësi drejt sistemeve më të forta dhe më të zgjuara të informacionit për kufijtë dhe sigurinë. ETIAS do të lehtësojë gjithashtu kalimin e kufirit të jashtëm nga shtetas të vendeve të treta të përjashtuar nga vizat. Udhëtarët do të kenë një tregues të hershëm të qëndrueshëm të hyrjes në zonën Schengen, çka do të reduktojë kështu shumë numrin e refuzimeve të hyrjes.

Me qëllim që të vendoset të jepet apo të refuzohet një kërkesë për udhëtim në BE, një sistem i automatizuar do të kryejë kontrolle paraprake, në përputhje të plotë me të drejtat themelore dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Ndonëse vendimi përfundimtar për të lejuar apo refuzuar një hyrje do të merret gjithnjë nga rojat kombëtare të kufirit që kryejnë kontrollet kufitare në kuadrin e Kodit të Kufijve Schengen, verifikimet paraprake të të gjithë udhëtarëve do t’i lehtësojnë kontrollet kufitare dhe do të sigurojnë një vlerësim të koordinuar dhe të harmonizuar të shtetasve të vendeve të treta të përjashtuar nga vizat.

ETIAS do të menaxhohet nga Roja Evropiane e Kufirit dhe Brigjeve në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet kompetente të Shteteve Anëtare dhe Europol-in. Agjencia eu-LISA do të hartojë dhe sigurojë menaxhimin teknik të këtij sistemi informacioni.

Funksionet kyçe të ETIAS do të jenë të:

  • Verifikojë informacionin e paraqitur nga shtetasit e vendeve të treta të përjashtuar nga vizat (si informacion lidhur me identitetin, dokumentin e udhëtimit, informacionin mbi rezidencën, detaje kontakti, etj.), përmes një aplikimi online para udhëtimit të tyre në kufijtë e jashtëm të BE-së, për të vlerësuar nëse paraqesin risk për migrim të parregullt, për sigurinë apo shëndetin publik;
  • Përpunojnë automatikisht çdo aplikim të paraqitur përmes një uebsajti apo një aplikim me celular kundrejt sistemeve të tjerë të informacionit të BE-së (si SIS, VIS, baza e të dhënave e Europol-it, baza e të dhënave e Interpol-it, EES, Eurodac, ECRIS), një listë të dedikuar sigurie të ETIAS (përcaktuar nga Europol) dhe rregulla kontrolli të shënjestruara, proporcionale dhe të përcaktuara qartë për të vendosur nëse ka tregues faktikë apo baza të arsyeshme për të lëshuar apo refuzuar një autorizim udhëtimi;
  • Lëshojnë autorizime udhëtimi. Në rastet kur nuk identifikohen të dhëna apo elementë që kërkojnë analizë të mëtejshme, autorizimi i udhëtimit lëshohet automatikisht disa minuta pas paraqitjes së aplikimit.

Autorizimi do të merret përmes një procedure që është e thjeshtë, e lirë dhe e shpejtë; në shumicën e rasteve, një autorizim duhet dhënë brenda pak minutave. Autorizimi, aplikimi për të cilin nuk do të duhet më shumë se dhjetë minuta për t’u plotësuar dhe që kërkon vetëm një dokument të vlefshëm udhëtimi, do të jetë i vlefshëm për një periudhë pesëvjeçare dhe për shumë udhëtime. Një tarifë aplikimi prej vetëm 5 € do të aplikohet për të gjithë aplikantët mbi 18 vjeç.

Konteksti

Siguria ka qenë një temë e vazhdueshme që prej fillimit të mandatit të Komisionit Juncker – nga Udhëzimet Politike të Presidentit Juncker të korrikut 2014, deri te Fjalimi i tij i fundit mbi Gjendjen e BE-së në shtator 2016. Në fjalën e tij Presidenti Juncker njoftoi se në nëntor Komisioni do të propozojë një Sistem Evropian Informacioni për Udhëtimet (ETIAS) – një sistem i automatizuar për të përcaktuar se kush do të lejohet të udhëtojë në Zonën Schengen. Ngritjes së këtij sistemi  i është dhënë më tej përparësi në Planin e Veprimit të Bratislavës nënshkruar dhe vendosur nga 27 liderët e BE-së, që angazhohen: “të ngrenë një Sistem Informacioni dhe Autorizimi për Udhëtimet (ETIAS) për të mundësuar kontrolle të mëparshme dhe, po të jetë nevoja, refuzimin e hyrjes udhëtarëve të përjashtuar nga vizat “.

Komisioni Evropian miratoi Agjendën Evropiane të Sigurisë më 28 prill 2015, duke përcaktuar veprimet kryesore për të siguruar një reagim efektiv të BE-së ndaj terrorizmit dhe kërcënimeve ndaj sigurisë në Bashkimin Evropian gjatë periudhës 2015-2020.

Që prej miratimit të Agjendës, është bërë progres i rëndësishëm në zbatimin e saj. Në nëntor 2015 Komisioni propozoi rishikimin e Direktivës për Armët e Zjarrit pasuar me një Plan Veprimi për armët e zjarrit dhe eksplozivët në dhjetor 2015. Për terrorizmin u miratua një Direktivë e re për Luftën kundër Terrorizmit nga Komisioni në dhjetor 2015 dhe një Plan specifik Veprimi për financimin e terroristëve në shkurt 2016. Në prill Komisioni propozoi krijimin e Sistemit të Hyrje-Daljeve (EES) dhe prezantoi një Komunikatë që shtronte udhën drejt një Bashkimi për Sigurinë të vërtetë dhe efektiv. Veç kësaj, në shtator u miratua një certifikatë e vetme e BE-së për sigurinë e pajisjeve të aviacionit .

Më së fundi, më 14 shtator 2016, Komisioni prezantoi Komunikatën e tij ‘Forcimi i sigurisë në një botë të lëvizshme‘ që konfirmoi nevojën për të vendosur ekuilibrin e duhur mes sigurimit të lëvizjes dhe shtimit të sigurisë, teksa lehtësohet hyrja e ligjshme në zonën Schengen pa nevojën për vizë. Veç kësaj, më 6 tetor Roja Evropiane e Kufirit dhe Bregdetit u bë operative vetën 9 muaj pas propozimit të Komisionit në dhjetor, duke treguar një angazhim të qartë për të përforcuar menaxhimin dhe sigurinë e kufijve të jashtëm të BE-së.

Krijimi nga Presidenti Juncker i një portofoli specifik Komisioneri për Bashkimin për Sigurinë në gusht 2016 tregon rëndësinë që i jep Komisioni shtimit të reagimit të vet ndaj kërcënimit terrorist.

ma.me

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kumbaro raporton në Bruksel punën e Shqipërisë për kapitullin 27 të BE: Investojmë në trajtimin e mbetjeve dhe mbrojtjen e biodiversitetit

“Dhuna nuk u shkaktua nga studentët, por persona të maskuar”, Kumbaro: Dera jonë mbetet e hapur…

November 26, 2026
Po transportonin drogë nga Saranda drejt Greqisë, në pranga 3 shqiptarë! Ja skema që përdornin…

Po transportonin drogë nga Saranda drejt Greqisë, në pranga 3 shqiptarë! Ja skema që përdornin…

November 26, 2026
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut mbeten të përçarë

Ku do të udhëtojnë shqiptarët për festat? Nga fundjava 55 euro në Korçë, te pushimet 2,700 euro në Tajlandë

November 26, 2026
Balla sfidon Shehajn në Kuvend: Lë mandatin nëse shtëpia ime është 500 metra. Ti je matrapaz, pastron para Agron

Balla sfidon Shehajn në Kuvend: Lë mandatin nëse shtëpia ime është 500 metra. Ti je matrapaz, pastron para Agron

November 26, 2026
Serbia cakton datën e zgjedhjeve presidenciale, qytetarët votojnë më 27 dhjetor

Serbia cakton datën e zgjedhjeve presidenciale, qytetarët votojnë më 27 dhjetor

November 26, 2026
Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

Kryeproblemi

November 26, 2026
Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

SPAK dërgon për gjykim 10 të pandehur për pastrim parash nga trafiku i lëndëve narkotike

November 26, 2026
Zbardhet vrasja e ish-policit Frrok Lleshaj, në pranga dy shokët që dështuan në atentatin e Lezhës

Zbardhet vrasja e ish-policit Frrok Lleshaj, në pranga dy shokët që dështuan në atentatin e Lezhës

November 26, 2026

Mallkimi i dyshit në PS, internim, burg e garë

November 26, 2026
Tiranë, qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet 27-vjeçari

Tiranë, qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet 27-vjeçari

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In