Presioni I luftëtarëve është shumë i madh. Kështu, në orët e fundit, organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë zhvilluar një takim me familjarët në të cilin u vendos se të rënët në Kumanovë, Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella, Arben Rexhaj të varrosen në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Prishtinë.
Sipas një komunikatë të organizatave të dala nga lufta, është themeluar Këshilli Organizues për përgatitjen e organizimit të ceremonisë së varrimit, i cili përbëhet nga familjarët e dëshmorëve, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe personalitete të tjera.
Ata është vendosur të varrosen me datën 26.5.2015, e martë, në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë, në orën 17:00, thuhet në komunikatë.









