Veteranët e luftës së fundit në Kosovë, përkundër gjendjes së rëndë ekonomike që shumica i jeton çdo ditë, janë të shqetësuar me fryrjen e listave të “kolegëve” të tyre. Ata kërkojnë që të zbatohet ligji dhe të bëhet verifikimi i të gjithë emrave veç e veç me qëllim që listat të pastrohen nga emrat e futur pa meritë. Kështu tha Xhevdet Qeriçi, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve, në një intervistë për KosovaPress, ku ka folur për gjendjen e rëndë të veteranëve dhe pritjet e tyre nga institucionet e vendit. Ai tregon se veteranët tash e 16 vjet pas luftës janë të lënë anash nga secila qeveri e vendit.
Qeriqi kujton shumë nga shokët e luftës, që sot janë në pozita të larta shtetërore, e që i kanë lënë ata pas dore pasi i kanë shfrytëzuar vetëm në fushata zgjedhore. Ai gjithashtu kërkon që listat e veteranëve të hetohen, duke propozuar që veteranëve t’u kërkohet edhe një dokument shtesë.