• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

UÇK: “Fajin për fryrjen e listave të veteranëve e ka politika dhe hierarkia ushtarake”

by Java News
06/11/2016 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjithë fajin për fryrjen e listave të veteranëve e ka politika dhe hierarkia ushtarake, e jo veteranët apo zinxhiri komandues, kështu thotë kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati.

Në një intervistë për KosovaPress, Gucati ka thënë se ligji aktual mundëson fryrjen e listave, për këtë edhe duhet të ndryshohet ligji. Ai gjithashtu ka shprehur pakënaqësinë për faktin që listat e veteranëve ende nuk i janë dorëzuar organizatës që ai e drejton.

I pari i veteranëve të UÇK-së thotë se ka ardhur në krye të OVL-UCK-së me qëllim që të përmirësoj imazhin e kësaj organizate dhe të punoj për mbrojtjen e të drejtave të veteranëve të luftës së UÇK-së.

“Ne kemi ardhur për një ndryshim në Organizatën e Veteranëve të Luftës së bashku me shokët, me kryesinë e re që e kemi bërë. Plani jonë është që në rend të parë të bëhet ndryshimi i Ligjit për vlerat e luftës dhe për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës… Pikërisht ky ligji që po them se duhet të ndërrohet ka dhënë mundësinë që të futet gjithkush në listën e veteranëve të luftës. Është e vërtetë se unë e kam thënë më herët, listat neve nuk na përkasin si OVL, ne ende nuk e dimë numrin e saktë të veteranëve. Komisioni qeveritar dhe Qeveria listat nuk i ka dërguar në OVL-UÇK. Këtu ka të bëjë politika dhe hierarkia ushtarake, zinxhiri komandues”, tha Gucati.

 

Ai tha se në opinion është krijuar keqkuptim, pasi që sipas tij fryrja e listave është bërë te pagat e pensioneve.

“Është edhe një keqkuptim në opinion por edhe tek shokët tonë, se fryrja e listave është bërë te pagat e pensioneve, ku ne kemi, dhe jemi dëshmitarë të kohës se disa kolegë tonë që kanë punuar nëpër kompani private e kanë lëshuar punën, për arsyeje se kanë punuar për 220-230 euro, tash ata kanë lëshuar punën se i marrin 170 këndej dhe për mos me shkua me punua për 30 euro më shumë, për arsyeje se në mëngjes po iu dashka me u zgjua herët dhe kanë atëherë edhe shpenzime tjera, ndërsa 170 euro i kanë të garantuara me Ligj të veteranit, këtu është fryrja e listave te pagat.

E dyta, që kanë marr një pjesë e shokëve të mi, veteranë që kanë marrë ndihmën sociale, edhe ata kanë dalë prej skemës sociale dhe kanë hyrë në skemën pensionale e kjo është fryrja e ligjeve që është bërë në Qeveri, se Qeveria thotë 28 mijë, ndërsa ne e dimë që marrin paga 23 mijë e 800 veteranë, e jo 28 mijë, se me shifra nuk është mirë të luhet”, tha ai.

 

Se a ka ndonjë fakt në duar e cila ia lehtëson Gucatit që të largoj nga lista të ashtuquajturit veteranë, ai tha derisa nuk i kanë listë zyrtare nga Qeveria, mund të vazhdohet të flitet vetëm me ‘fjalë të kafeve’.

“Realisht ne faktet ende nuk kemi, përderisa Qeveria nuk na i dërgon neve listat për me e ditë ne sa është numri gjithsej i veteranëve, krejt këto janë spekulime, mundem me thënë “fjalë të kafeve”. Edhe për individ të caktuar, qysh keni dëgjuar ju si mediume kemi dëgjuar edhe ne për listat e fryme, por ne realisht nuk e dimë ende pa na ardhur listat në organizatë”, ka thënë Gucati.

Megjithatë, Gucati tregon se me ligj do të kërkoj të rregulloj ditën e çlirimit të vendit që tani nuk ekziston, dhe po ashtu do të kërkojnë që me ligj të bëhet mbrojtja e vlerave të luftës, ndërsa do të kërkojnë që edhe arrestimi veteranit të luftës të përcaktohet me ligj.

“Të drejtat duhen me u përcaktua me ligj, do të jetë dita e çlirimit të vendit që nuk ekziston, dita e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nuk ekziston, do të kërkojmë të mbrohen vlerat e luftës me ligj të cilat nuk ekzistojnë fare. Edhe nëse veterani i luftës arrestohet të mbrohet me ligj”, thotë Gucati.

Me ardhjen e tij në krye të kësaj organizate, për mos plotësim të kërkesave të tyre apo problemeve të tjera, siç ka ndodhur më herët të dilet në rrugë, Gucati nuk e ka anashkaluar si mundësi në rast se Qeveria nuk i realizon të drejtat që iu takojnë me ligj.

“Nuk besoj se do ta përdori rrugën, nëse na imponohet fort, por nuk e kemi ndërmend që të dalim në rrugë për gjithçka, kur them për gjithçka, për sene që ndoshta janë shumë të imta dihet pse veterani i luftës duhet të dali në rrugë. Unë rrugën nuk e preferoj shumë, kam thënë edhe në një deklaratë më herët, rrugën vetëm ndoshta se na imponon shteti apo qeveria, por për çdo send në rrugë nuk do dalim”, deklaroi Gucati.

Ndryshe, përfaqësuesi i organizatës së veteranëve të luftës së UÇK-së tha se për hartimin e ligjit ka edhe përkrahjen e Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit të Kosovës, të cilët i kanë premtuar atyre që do paguajnë pesë ekspertët për ndryshim të ligjit, referohet Koha. (b.an)

Next Post
Një helikopter e dy limuzina Hummer, ja si e marrin nusen në Has (FOTO)

Një helikopter e dy limuzina Hummer, ja si e marrin nusen në Has (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po bëhen gati grup-kapitujt që do mbyllen”, zv.ministri i Ekonomisë: Ndryshim rrënjësor i praktikave të deritanishme

“Po bëhen gati grup-kapitujt që do mbyllen”, zv.ministri i Ekonomisë: Ndryshim rrënjësor i praktikave të deritanishme

January 10, 2026
Ministrat vizituan banorët në zonat e përmbytura/ Berisha thirrje qytetareve: Gjuajini me domate dhe me vezë…

Ministrat vizituan banorët në zonat e përmbytura/ Berisha thirrje qytetareve: Gjuajini me domate dhe me vezë…

January 10, 2026
I dënuar me 6 vite heqje lirie dhe u arratis nga burgu, ekstradohet nga Gjermania 51 vjeçari

I dënuar me 6 vite heqje lirie dhe u arratis nga burgu, ekstradohet nga Gjermania 51 vjeçari

January 10, 2026
Kush është Can Yaman, u arrestua në Turqi pas një hetimi për trafik droge! Ish-avokati që u bë aktori më i famshëm turk..

Kush është Can Yaman, u arrestua në Turqi pas një hetimi për trafik droge! Ish-avokati që u bë aktori më i famshëm turk..

January 10, 2026
Habit gazetari-“Më kërcënoi drejtori i Përgjithshëm i Policisë para disa vitesh!” Elton Tozaj: Pres prokurorinë. Personi që denoncova, a po mbrohet nga policia?

Habit gazetari-“Më kërcënoi drejtori i Përgjithshëm i Policisë para disa vitesh!” Elton Tozaj: Pres prokurorinë. Personi që denoncova, a po mbrohet nga policia?

January 10, 2026
Një plagë që ende kullon gjak

Brenda banketit të Vuçiçit në Beograd me një kriminel lufte, me derrkuc në hell

January 10, 2026
Pse u katandis ‘protesta kombëtare’ e Berishës me 300 vetë?

Partia Demokratike thërret protestën kombëtare të radhës, kur do të zhvillohet

January 10, 2026
Tmerr në Pensilvani, arrestohet burri që dyshohet se grabiti mbi 100 kufoma nga një varrezë historike

Tmerr në Pensilvani, arrestohet burri që dyshohet se grabiti mbi 100 kufoma nga një varrezë historike

January 10, 2026
“Nuk heqim dorë”/Berisha paralajmëron protestën e radhës kombëtare, njofton datën

Berisha: Kush mendon se Ramën e heqin amerikanët gabon! Protestat e PD do të vazhdojnë, data e rinisjes përcaktohet nga Kryesia

January 10, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Dielë 11 janar 2026

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In