U zgjodh Kryepeshkop i Shqipërisë, Fortlumturi Joani vizitë zyrtare në Patriarkanën Ekumenike

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë njofton se nga 13 deri më 17 qershor 2025 Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë imzot Joani, së bashku me një delegacion do të kryejë vizitë zyrtare paqësore në Patriarkanën Ekumenike në Stamboll.

Delegacioni do të përbëhet nga Mitropolitët e Fierit dhe Apolonisë z. Nikolla dhe të Beratit z. Asti, Hirësinë e Tij Episkopin e Krujës z. Anastas, Protosingjel i Kryepiskopatës së Shenjtë, Protopresviterin Atë Jani Mërkuri, Epítrop Arkieratik i Mitropolitisë së Shenjtë të Gjirokastrës, Kryedhakonin z. Johan Koroveshi dhe z. Andrea Rëmbeci, Profesor i Universitetit të Tiranës dhe Drejtor i Fondacionit “Frymë Dashurie”.

Vizita kryhet në kuadrin e vizitave tradicionale paqësore që bëjnë Primatët e Kishave Orthodhokse, që nis nga Patriarkana Ekumenike e cila mban vendin e parë të nderit  dhe vazhdon në të gjitha Kishat Orthodhokse.

Kjo vizitë është shprehje e unitetit të Kishës në Shpirtin e Shenjtë.

Next Post

Comments 1

  1. Builder says:

    Fortlumturi Joani, bashkë me të vetët, të kenë kujdes të madh e të shtuar, sytë jo katër por katërmbëdhjetë, se mos u fusin ILAÇ MIU në kafe apo ushqim, që pastaj mos të shkojnë në gjurmë të Petro Nini Luarasit, e shokëve të tjerë të tijë të vërtetuar që i ka vrarë kisha greke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.