• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U vra nga policia italiane/ Flet miku i Haxhi Çollakut: Ja brengat që e shndërruan në njeriun e dhunshëm!

by Java News
16/07/2023 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U vra nga policia italiane, flet miku i Haxhi Çollakut: Brengat që e

Mediat italiane kanë bërë publike të tjera detaje në lidhje me Haxhi Çollakun, 55-vjeçarin shqiptar, i cili u qëllua për vdekje nga policia italiane të premten. Ai përplasi me furgon një karabiniere e më pas e sulmoi me thikë. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen ku jetonte ish-gruaja e tij, e cila e kishte denoncuar për përndjekje.

Nuova Venezia është ndaluar tek rrjetet sociale të shqiptarit.

“Tërbimet e Haxhi Çollakut, 55-vjeçarit të vrarë nga të shtënat me armë zjarri nga një karabinier sot duken ogur tragjik”, shkruan media italiane.

Një ditë para tragjedisë ai kishte postuar një foto të tij buzë detit krahëhapur. Në të shkruante: Kundër meje është si t’i hysh detit në këmbë.

Më tej vazhdonte duke thënë: Shumica e policisë italiane ngatërrojnë lëndinën me murin, por me mua do të hash bar, ose do t’i biesh murit me kokë.

Ndër komentet e tij kishte edhe paralajmërime të errëta.

“Të mësova të numërosh, tani do të më bësh llogaritë”, shkruante ai.

Vetëm pak ditë para ngjarjes ai kishte bërë një tjetër paralajmërim.

“Nuk dua të provoj asgjë, dua të tregoj”, shprehej ai.

Postime të paqarta kishte postuar edhe në Prill, madje më agresive.

“Do të hakmerrem, shpresoj të takohemi së shpejti. Ose me mua, ose kundër meje”, shkruante ai.

Në foto: Haxhi Çollaku

Dhe në fakt marrëdhënia e Çollakut me faqen e tij në rrjetet sociale ishte e trazuar. Gjithçka duket se tregon për një njeri të acaruar nga jeta, të munduar dhe agresiv.

Megjithatë, media italiane ka marrë dëshminë e një personi që ka mendim tjetër për Çollakun. Bëhet fjalë për një ish-restuarator nga Padova, që e kishte njohur shqiptarin prej 15 vitesh.

Dhe Çollaku i ishte shprehur atij me këto fjalë: Dhimbja është pjesë e imja, nuk mund ta largoj më. Por njerëzit rreth meje nuk e vënë re këtë.

Miku i ti është shprehur se Çollaku kishte një inteligjencë ë madhe.

“Haxhiu përshkruhet si një përbindësh, por ishte person me inteligjencë dhe ndjeshmëri të madhe. Nuk e di se me çfarë qëllimi ka shkuar në lagjen ku jeton ish-gruaja dhe vajza e tij, nuk e di historinë me ish-partneren dhe nuk ia lejoj vetes të them se çfarë është e vërtetë apo e rreme”, shprehet ai.

Por sipas mikut të shqiptarit, ai vuante nga fakti që nuk mund të shihte dot vajzën e tij.

“Kishte punuar shumë për të sjellë familjen nga Shqipëria në Itali”, thotë miku i tij.

Italiani tregon se kur e ka parë për herë të fundit. Bëhet fjalë për një vit më parë, teksa shqiptari punonte në një kopësht.

“Më tha se kishte një partnere, mendoj një grua polake, por gjithmonë mendonte për vajzën”, shprehet ai.

“Ishte një person shumë privat, por vuajtja e tij e brendshme dukej menjëherë”, shton më tej italiani.

Çollaku ka qenë i diplomuar për kimi, ndërsa në Shqipëri ka punuar si mësues matematike. Në Itali shkoi me gomone dhe sipas mikut të tij ka bërë punë nga më të ndryshme që të merrte gruan dhe vajzën në Padova.

“Në atë kohë jetonte në Arcella. Qarkullonte vetëm me biçikletë se nuk kishte para për makinë. Kur më në fund arriti të sjellë familjen ata morën një shtëpi me qira”, tha ai.

Por lidhja nuk zgjati shumë dhe përfundoi keq. Çollaku u dënua për keqtrajtim të ish-bashkëshortes.

“Nuk kam parë kurrë një Haxhi të dhunshëm dhe nuk e di se çfarë ka ndodhur. Di që ai ka vuajtur sepse nuk e ka parë më vajzën dhe këtë e ka përsëritur pa pushim”, përfundon miku i tij.

Të premten, të vënë në alarm nga telefonata e ish-gruas se 55-vjeçarit, një patrullë e karabinierëve ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Në momentin që po jepte sqarime, Haxhi Çollaku ka tentuar të largohet duke përplasur një efektive policie 37-vjeçare.

Më pas ka dalë nga makina dhe qëlloi me thikë atë. Ka qenë kolegu i efektives së plagosur që hapi zjarr në drejtim të shqiptarit 55-vjeçar.

Si pasojë e plagëve të marra ai ndërroi jetë në spital pas disa orësh, ndërsa karabinierja që u sulmua prej tij mësohet se është në gjendje të rëndë. /tvklan.al

Next Post
“Territor i pastër”/ Asgjësohen 14 330 rrënjë kanabisi në fshatrat e Krujës

“Territor i pastër”/ Asgjësohen 14 330 rrënjë kanabisi në fshatrat e Krujës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

August 21, 2026
Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

August 21, 2026
‘Një nga turistët më goditi në nofull’/ Lihet në burg autori i vrasjes së portugezit! Ja masat për të arrestuarit e tjerë

‘Një nga turistët më goditi në nofull’/ Lihet në burg autori i vrasjes së portugezit! Ja masat për të arrestuarit e tjerë

August 21, 2026
Zjarri në Dukat drejt shuarjes, vijon operacioni nga toka dhe ajri

Zjarri në Dukat drejt shuarjes, vijon operacioni nga toka dhe ajri

August 21, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Operacion antidrogë në Korçë, kontrolle në disa banesa, një i arrestuar

August 21, 2026
Zjarret në Shqipëri po i ndezin ‘armiqtë e huaj’? Flet ministri i Mbrojtjes

Zjarret në Shqipëri po i ndezin ‘armiqtë e huaj’? Flet ministri i Mbrojtjes

August 21, 2026
Gruaja 57-vjeçare gjendet e vdekur në shtëpi, i biri arrestohet si autori i dyshuar

Gruaja 57-vjeçare gjendet e vdekur në shtëpi, i biri arrestohet si autori i dyshuar

August 21, 2026
Përshkallëzohen tensionet Ankara-Tel Aviv, Izraeli paralajmëron Turqinë: Mos e vini në provë durimin tonë

Përshkallëzohen tensionet Ankara-Tel Aviv, Izraeli paralajmëron Turqinë: Mos e vini në provë durimin tonë

August 21, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Një vështrim përmes sondazheve për zgjedhjet amerikane të nëntorit

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com