• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U vetëvra në burg/ Shoku i qelisë së Estrefit: Nga çfarë kishte frikë

by Java News
05/01/2017 17:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy ditë pasi i riu Estref Halili vendosi t’i japë fund jetës duke u vetëvarur në tualetin e burgut të Rrogozhinës me xhaketën e trupit, vjen një tjetër dëshmi për të dhe arsyet që e shtynë drejt vetëflijimit. Shoku i qelisë, Fazli Mehaj rrëfen gjendjen emocionale në të cilën ndodhej 22-vjeçari gjatë ditëve të fundit.

Ai thotë se Estrefi ishte gjithë kohën i mërzitur, pasi kishte frikë mos dënohej me 3 vite burg si herën e parë. 23-vjeçari Fazlli Mehaj, i dënuar me tre vite burg pasi u kap me një cigare hashashi, rrëfen momentet sesi e gjeti të varur në tualetin e burgut shokun e tij të qelisë.

“Çastet e fundit me të, ishin deri në pasdite. Pas orës 6 ditën e martë, ishim në korridor po pinim cigare, ishte i mërzitur për dënimin, kishte frikë se dhe 3 vite burg si herën e parë. Hyra në dhomë, ai hyri në banjë për të bërë dush. Pas pak shkova në banjë, i rashë derës, po nuk përgjigjej. Nuk fliste njeri, dera ishte gjysmë e thyer, pashë këmbët e varura, e theva derën. I dhamë ndihmë, por ishte e pamundur. E kam zbuluar unë i pari qe kishte vdekur. Pasi e nxorëm trupin, erdhën gardianët. Këtu nuk të ndihmon njeri, nuk pyesin për ne. Janë gjëra që mund të na ndodhin të gjithëve, nuk ka asnjë kusht. Jemi të mbuluar nga lagështira, na mbushet dhoma me ujë”, rrëfen Mehaj.

Edhe babai i Estrefit, një ditë pas ngjarjes deklaroi se i biri ishte shumë i heshtur ditën e fundit kur i vëllai shkoi ta takojë, çka e bën familjen të dyshoj se vuante nga depresioni. Familja e 22-vjeçarit përcolli dje në banesën e fundit të riun, ndërsa janë ende të paqartë pse djali i tyre vendosi të ikte kështu nga kjo botë. Familjarët kërkojnë që drejtësia të zbardhë sa më parë shkaqet që e shtynë të riun drejt vetëflijimit, pasi sipas tyre, Estrefi nuk kishte konflikte dhe ishte tip i urtë e i shoqërueshëm, si dhe nuk kishte shfaqur asnjëherë probleme. /BalkanWeb/

ma.me

Next Post
Blofi i “qytetarit dixhital”, Berisha akuzon nipërit e Leskajt për drogën por ajo…nuk ka nipër

Berisha kujtohet me vonesë, reagon për Haradinajn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump tallet me Macronin: E binda të pranonte deri në 200% rritje të çmimit të barnave

Trump tallet me Macronin: E binda të pranonte deri në 200% rritje të çmimit të barnave

January 7, 2026
“Urdhri ishte i Berishës”/ Gazetari Mahmutaj u plagos më ’21 janar’: Nga Gërdeci, Rruga e Kombit, vrasje e Trebickës, zhdukja e Remzi Hoxhës, ku ka futur “hundët” Sali…

“Berisha më afër qelisë këtë 21 Janar”, Mahmutaj: Është rikuperuar serveri i Kryeministrisë

January 7, 2026
Dita e sotme me reshje shiu, shtrëngata dhe stuhi

Dita e sotme me reshje shiu, shtrëngata dhe stuhi

January 7, 2026
Nga Evropa deri te vendet arabe, shqiptarët që punojnë jashtë fituan mbi 600 milionë euro në një vit

Nga Evropa deri te vendet arabe, shqiptarët që punojnë jashtë fituan mbi 600 milionë euro në një vit

January 7, 2026
Vengu: Mbi 100 efektivë të FA-ve në vijë të parë për përballimin e motit të keq

Vengu: Mbi 100 efektivë të FA-ve në vijë të parë për përballimin e motit të keq

January 7, 2026
Donald Trump: Venezuela do t’i dorëzojë SHBA-ve deri në 50 milionë fuçi nafte dhe do t’i kontrollojmë ne

Donald Trump: Venezuela do t’i dorëzojë SHBA-ve deri në 50 milionë fuçi nafte dhe do t’i kontrollojmë ne

January 7, 2026
Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

January 6, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

Salianji nuk është më anëtar i Kryesisë? Tabaku: Nuk di të ketë një vendim të tillë! Vlerësoj mendimin ndryshe!

January 6, 2026
Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

January 6, 2026
“Do t’ju hapim barkun me plumba”/ Dy persona kërcënojnë forcat “Shqiponja” në mes të Shkodrës

Zbulohet arsenal armësh dhe drogë në Roskovec, arrestohen dy persona

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In