• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“U ule këmbëkryq me të zgjedhurit e Ramës”/ Plas në PD, Salianji kundër Alibeajt: Nuk iu dha ‘pazar’ dhe tani…

by Java News
04/06/2022 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka ironizuar qëndrimin e deputetëve që përkrahin Enkelejd Alibeajn dhe që sot kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në seancën ku do të votohet Presidenti i ri i  Republikës.

Për Salianjin, qëndrimi për të bojkotuar parlamentin e zgjedhur nga populli, vjen në një kohë që u ulën për të negociuar me të zgjedhurin e Edi Ramës.

Sipas demokratit bojkotet  kanë sjellë pasoja shkatërruese për Partinë Demokratike, ndërkohë që shton se vendimet janë marrë pa zhvilluar diskutime në Grupin Parlamentar.

“Bojkoton parlamentin e zgjedhur nga populli ndërkohë që u ul këmbëkryq me të zgjedhurit nga Rama!

Bojkotet kanë passjellë pasoja shkatërruese për Partinë Demokratike!

Jemi në këtë situatë nga ata që ju përdrodhën politikës duke menduar që do përfitonin me bojkote.

Vendimet pa zhvilluar më parë mbledhje grupi janē vendime individuale, çdo vendim i shpallur pa diskutime në grup, pa debat dhe pa vendimmarrje kolegjiale është nul! Çdo funksion nuk është pronē private, secili prej nesh përfaqëson qytetarët!

Nuk ka asnjë manovër që mbulon dot përgjegjësinë politike për dështimin, nuk na duhet të ulemi me Ramën përherë që përherë të themi sa i poshtër ishte!

Është naivitet vrastar dhe inat jopolitik të braktisësh institucionet nga mllefi që “nuk ju dha pazar” por u përdorën!

Si mund të propozohet bojkoti,  mënyrë tipike lindore kur si parti luftojmë në emër të vlerave perëndimore!  E kam paralajmëruar që në fillim të proçesit që kandidatin e kishte mbyllur Rama në zarf dhe do e nxirrte në fund siç edhe ndodhi.

Kam kërkuar me insistim që Partia Demokratike mos hynte në pazare ne tavolina jo institucionale por të ulej vetëm dhe vetëm nëse maxhoranca ilegjitime i jepte të drejtën e propozimit vetëm opozitës!

Sot pasi e dështuan atë pazar negociatë a ka të drejtë publiku të mendojë se gjithçka u bë për interesa personale?

A ka qytetar që i jep dot shpjegim se si Partia Demokratike i jep kuorum dhe merr pjesë në seancat 5 minutëshe ku digjeshin raundet pa kandidatë dhe ku kuorumi duhej të ishte 84 deputetë!

Si shpjegohet që Ramës ju dha ajo që nuk e kishte dhe sot kërkohet bojkot dhe mospjesëmarrje në seancë për tē dëmtuar në sytë e publikut opozitën!

Është e papranueshme që tu kërkohet gjithë deputetëve të bojkotojnë parlamentin ndërkohë që i vetmi bojkot duhej të ishte ulja në tavolinën joformale të Ramës dhe të zgjedhurve të tij!”, thekson Salianji.

g.kosovari

Next Post
Lufta bërthamore në prag, si do të përgjigjeshin SHBA-të nëse Rusia përdor arsenalin e vet?

Lufta bërthamore në prag, si do të përgjigjeshin SHBA-të nëse Rusia përdor arsenalin e vet?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In