Kandidati i Primareve për kryetar bashkie i PD, dr.Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, tha se tërheqja u bën pas konsultimit edhe me strukturat tjera dhe personat kyç në parti.
Sipas tij me rëndësi tanimë është të fitohet bashkia e Tiranës dhe është momenti për të treguar se nuk kanë krisje me Belind Këlliçin.
Duhet të mendojmë tani nga koha në kohë. Zoti Këlliçi i pari. Duhet të fitojmë Bashkinë e Tiranës. Këtu nuk ka asnjë lloj diskutimi, në momentet e duhura do të bëjmë diskutimet e duhura. Ky moment ishte për të treguar se nuk kemi krisje me njëri-tjetrin. Unë shkova për kryetar bashkie në Primare. Unë kam thënë qartë se do të ndihmoj çdo kandidat pa asnjë fije interesi. Mos të ngatërrojmë sondazhet me rezultatet e Primareve. Sondazhet kanë problematika se shumë mund të mos jenë farë në Tiranë. Sondazhi është popullatë në tërësi, ditën e votimit erdhën 8 mijë vota.
Aty kemi të bëjmë më një balotazh matematikor, por në gjykimin tim, aty ka balotazh politik.
Analiza ka qenë e gjatë, jo e parë në numra dhe nuk ka ndodhur vetëm duke parë shifrat por edhe duke folur me personat kyç, strukturat tjera, analiza nuk ka qenë vetëm në numra e zona, por me personat që e dinë ecurinë dhe bëmë kalkulimin që duhet tërhequr. Këtu kalkulojmë riskun edhe për strukturat, jo vetëm për kandidatët.
/a.r