• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë”/ Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Do përdorim AI në Shëndetësi

by Os De
24/12/2025 16:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku kryeministri Edi Rama mori një takim me mjekë, infermierë dhe stafin teknik të spitaleve, ai mbajti edhe një fjalim nga Onkologjiku, ku deklaroi se do të garantohen me buxhetin e ri të gjitha medikamentet për pacientët e sëmurë, si dhe rimbursimi i 400 mijë pacientëve. 

Ndërsa theksoi se ky takim bëhej “mes fëmijëve që po kalojnë festat nën kujdesin mjekësor dhe në Shërbimin Onkologjik, ku po rriten kapacitetet e trajtimit”, e zgjodhi këtë vend pikërisht për të ndarë urimin e fundvitit me mjekët, infermierët, ekipe të urgjencës mjekësore dhe specializantë, pasi ata kanë edhe pjesën e vështirë këtë fundviti, teksa ndodhen larg familjeve të tyre. 

“Ka marrë 50 mln euro më shumë se sa këtë vit dhe nuk janë pak për buxhetin tonë. Ka marrë 15 mln euro ekstra vetëm për barna onkologjike dhe do të shtohet edhe një 15 mln tjetër në mesin e vitit të ardhshëm për të pasur një tjetër mbështetje. Do sigurojmë të gjithë sistemin Onkologjik me barna. Dhe kjo do bëhet me rrjetëzimin e sistemit në spitalet rajonale. Duke siguruar protokollet dhe të gjithë sigurimin me barna. Kemi vendosur në buxhet domethënës për të rimbursuar 400 mijë pacientë. Flasin njerëzit, por këto janë gjëra pjesë e këtij vizioni”, tha kryeministri mes të tjerash, duke shpjeguar programin e qeverisë për vitin e ardhshëm dhe atë çfarë garantohet me buxhet. 

Por jo vetëm, ai nënvizoi se do vijojë ambicia për platformën e QSUT dhe Institutin Kombëtar të Tumoreve, sepse sëmundja e kancerit është kthyer në një problem ndërkombëtar tashmë, duke vrarë shumë njerëz në botë: 

“Do vazhdojmë edhe me platformën e QSUT për të mbyllur ato që kanë mbetur pa mbyllur. Ambicia është Instituti Kombëtar i Tumoreve për të pasur edhe një rrjet kombëtar, sepse është bërë problem ndërkombëtar dhe jo vetëm kombëtar, sepse kanceri po vret kudo në botë”. 

Kreu i qeverisë nuk harroi edhe bluzat e bardha, duke kujtuar se qeveria do rrisë edhe pagat e tyre, sikurse edhe indeksimin përkatës vjetor. Gjithashtu vëmendje i kushtoi edhe dixhitalizimit dhe modernizimit të mjekësisë, ku tha se do përdoret edhe Inteligjenca Artificiale në ndërhyrjet kirurgjikale. 

“Do rrisim pagat e mjekëve dhe infermierëve. Do rriten 35 euro në muaj, do bëhet edhe indeksimi vjetor i pagës për mjekë, infermierë dhe teknikë, që do i shkojë plus asaj rritjes që folëm. Do rrisim dixhitalizimim dhe do fusim sa më shumë edhe Inteligjencën Artificiale për trajtimin e pacientëve dhe ndërhyrjet kirurgjikale të tyre”, u shpreh Rama. 

Në fund, kreu i ekzekutivit bëri edhe një urim për bluzat e bardha dhe familjet e tyre, duke nënvizuar punën e vështirë me të cilën përballen dhe i mban larg të dashurve të tyre. 

“Dua t’ju shpreh respektin dhe mirënjohjen dhe mendoj se do bëjmë më të mirën për të ecur përpara dhe për shumicën kjo punë të jetë e prekshme ditë pas dite. Do e rrisim cilësisht shërbimin shëndetësor edhe vitin e ardhshëm nëpërmjet Urgjencës Kombëtare dhe në fund një urim për të gjitha familjet tuaja. Unë e kuptoj punën tuaj, por shumë të tjerë që i shikojnë punët tuaja nga larg, nuk i kuptojnë, sepse puna juaj merr shumë energji, jeni larg familjeve pjesën më të madhe të kohës dhe është punë e lodhshme. U mungoni prindërve dhe fëmijëve tuaj, ndaj unë uroj që të kenë shëndet dhe të jeni sa më të qetë e të gëzuar në këtë fundviti”, përfundoi kryeministri. 

Next Post
Ndalohen nga SHBA vizat për disa vende evropiane/ BE, Franca dhe Gjermania dënojnë vendimin

Ndalohen nga SHBA vizat për disa vende evropiane/ BE, Franca dhe Gjermania dënojnë vendimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com