• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mendoni se 35 deputetë s’e panë emrin tim?!”/ Endrit Shabani: S’e trazova unë politikën, mora firmat e PD e votat e PS!

by Os De
24/12/2025 16:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Endrit Shabani, i cili u zgjodh Avokat Populli mes tensioneve, tha se nuk ishte ai që e trazoi politikën. Sipas Shabanit, situata e tij u përdor për të bërë zhurmë. 

Në një intervistë për News 24, ai theksoi se garoi me firmat e deputetëve demokratë, ndërsa u zgjodh me votat e marra nga socialistët dhe parti të vogla. 

Shabani tha se garoi me firmat e demokratëve dhe opozitarëve të tjerë, ndërsa u zgjodh me votat e socialistëve. 

“Nuk e kam trazuar unë politikën, ata kanë qenë të trazuar dhe në një situatë konkurrence përdoret një person apo një rast. Dhe nuk besoj se jam aq i rëndësishëm apo roli i Avokatit të Popullit sa të ndodhte kjo zhurmë. Gjithsesi kaloi dhe çështja është të fokusohemi të puna. Unë kam garuar me firmat e PD dhe aktorët e tjerë opozitarë, dhe jam votuar nga partitë që ishin në sallë, PS dhe disa partitë e tjera të vogla dhe dy tre parti të reja në sallë votimi ishte i fshehtë dhe se di se kush ka votuar pro apo kundër por qartaz PS në bllok ka votuar pro meje. Unë jam propozuar nga PD dhe partitë e tjera opozitare, 35 më kanë mbështetur dhe jam votuar nga PS dhe partitë e tjera të vogla. Kandidaturë më konsensuale zor se do të gjejnë.”, theksoi Shabani.  

I pyetur për faktin se deputetët demokratë tërhoqën firmat, ai shtroi pyetjen se “mendoni se të gjithë nuk e kanë parë emrin e tij?” Sipas tij, të gjithë kanë firmosur me vetëdije. 

“Nuk kanë kërkuar ndjesë të gjithë. Mendoni ju vërtet se 35 deputetë të opozitës nuk kanë parë se për kë po firmosin. Mund të kenë ndodhur dinamika të brendshme që unë s’i di. Ata kanë pasur një kandidat të tyre, Adriana Kalanë, ajo është aktiviste e PD dhe mund të kenë pasur atë si preferencë. 

Ata kanë firmosur më shumë se një kandidat. Mesa kam parë kanë firmosur për shumë kandidatë. Unë i jam drejtuar të gjithëve, edhe PS, dhe më thanë që nuk firmosim dot për askënd. Më thanë që kemi vendosur që t’ia lëmë opozitës. Më pas ne do të zgjedhim. E vetmja mënyrë që ne të garonim ishte të kalonim përmes filtrit të PD. Jam mirënjohës se pa firmat e tyre nuk do të garoja dot. Askush nuk kanë firmosur pa e ditur. Ndihem keq edhe për presionin që janë detyruar të mbajnë për një gjë që s’kanë bërë gabim. Në letër që në krye te herëspërmendet emri im.”, shtoi ai. 

Kujtojmë që ai u betua si Avokat i ri i Popullit mes tensioneve gjatë seancës së kaluar në Kuvend, ndërsa i përshëndeti me dorë dhe me puthje deputetët e opozitës përpara se të ikte nga Kuvendi. 

 

Next Post
Takim me “bluzat e bardha”, Rama: Të vlerësohet puna e mjekëve, rasti  i Onkologjikut na e uli kokën të gjithëve

Takim me “bluzat e bardha”, Rama: Të vlerësohet puna e mjekëve, rasti i Onkologjikut na e uli kokën të gjithëve

Comments 1

  1. Anonymous says:
    10 months ago

    Po eshte e vertete,nuke e trazove ti politiken,politika eshte e trazuar,jo rreale,pore si gjithmone bejne,sikur jane te kundershtare,ndaje njeri tjetrit.E verteta,eshte krejte ndryshe,zbatohen marrveshjet e pista,te plakut komunist,me palloshin e lubise.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In