• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U shpall “non-grata” nga SHBA/ Edhe Gruevski si Berisha, fajëson Sorosin: Akuzat të pasakta, do luftoj për të vërtetën e vendin tim

by Java News
11/04/2022 22:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski ka reaguar pas shpalljes non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në reagimin e tij, Gruevski shprehet se akuzat për të cilat ai është vendosur në listë janë të pasakta dhe sipas tij shpallja non-grata  vjen për shkak të sulmeve të George Soros. Ai shton se ka punuar me shumë ndershmëri dhe me shumë përgjegjësi, duke luftuar për interesat shtetërore dhe kombëtare.

“Ajo që u publikua sot është folur prej kohësh. Zyrtarët e lartë në Maqedoni nuk e fshihnin në qarqe joformale se kishin vite që lobonin që të ndodhte kjo gjë.

Përpjekjet e mia shumëvjeçare për ta zgjidhur çështjen e emrit në një mënyrë të ndryshme nga ajo që u zgjidh përfundimisht, vendimet që lidhen me krizën e emigrantëve dhe mbylljen e korridorit ballkanik në vitin 2016 dhe disa vendime të tjera për të mbrojtur shtetin dhe interesat e Maqedonisë kanë acaruar disa vende dhe kanë tërhequr shumë kundërshtarë, si George Soros, i cili bëri shumë përpjekje dhe grumbulloi fonde për të rrëzuar qeverinë që unë drejtova.

Më vjen keq për vendimin e Departamentit të Shtetit që u shpall sot dhe ndër të tjera më referohet mua. Akuzat për të cilat unë jam në listë janë informacione të pasakta dhe kryesisht rrjedhin nga përndjekja e gjatë politike kundër meje në Maqedoni.

Nga ky aspekt, edhe pse nuk kam asnjë pronë në SHBA, ndjej një padrejtësi të madhe, sepse kam punuar me shumë ndershmëri dhe me shumë përgjegjësi, duke luftuar për interesat shtetërore dhe kombëtare dhe jam përpjekur me aq sa kam mundur të mos i rrezikoj interesat e aleatëve të Maqedonisë.

Unë kurrë nuk kam punuar për përfitime personale financiare apo materiale.

Unë do të vazhdoj të luftoj për të vërtetuar të vërtetën.

Unë do të vazhdoj të luftoj për Maqedoninë.”– shprehet Gruevski në reagimin e tij./m.j

Next Post
Legalizimi i kanabisit/ Berisha: Vendim për të ligjëruar krimin dhe degjenerimin, do shohim…

Sali Berisha "hap thesin": Kisha 15 oferta për të hequr non-gratën, por nuk desha vetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po tallen me ne!”- Debate në Dhomën e Avokatisë, vendoset bojkot edhe për masat e sigurisë në GJKKO

“Po tallen me ne!”- Debate në Dhomën e Avokatisë, vendoset bojkot edhe për masat e sigurisë në GJKKO

September 23, 2026
Destinacion i ri në horizont për Hysajn, lëvizja që pritet të bëjë mbrojtësi kuqezi

Ofertë konkrete për Elseid Hysajn, Ascoli këmbëngul për mbrojtësin kuqezi

September 23, 2026
Rrëzohet avioni stërvitor i Forcave Ajrore Britanike në Uells, dy pilotë të plagosur

Rrëzohet avioni stërvitor i Forcave Ajrore Britanike në Uells, dy pilotë të plagosur

September 23, 2026
Komisioni Europian: Negociatat me Shqipërinë për integrimin në BE drejt mbylljes në dhjetor 2027!

Komisioni Europian: Negociatat me Shqipërinë për integrimin në BE drejt mbylljes në dhjetor 2027!

September 23, 2026
Dhjetëra varreza masive në Serbi, Komisioni për të Zhdukurit: Të rritet presioni ndaj Beogradit!

Dhjetëra varreza masive në Serbi, Komisioni për të Zhdukurit: Të rritet presioni ndaj Beogradit!

September 23, 2026
Ministri i Jashtëm francez: Palestinezët duhet të mbajnë zgjedhjet pas vonesave të përsëritura

Ministri i Jashtëm francez: Palestinezët duhet të mbajnë zgjedhjet pas vonesave të përsëritura

September 23, 2026
Rriten qiratë në Tiranë, agjentët imobiliarë: Çmimi mesatar shkon 500 euro në muaj

Frenohet rritja e çmimeve të banesave, tregu hyn në një fazë më të ngadaltë

September 23, 2026
Këmbanat e alarmit në Ballkan

Këmbanat e alarmit në Ballkan

September 23, 2026
Dhunoi një vajzë dhe vëllanë e saj të mitur, AMP arreston oficerin e Patrullës së Policisë!

Dhunoi një vajzë dhe vëllanë e saj të mitur, AMP arreston oficerin e Patrullës së Policisë!

September 23, 2026
Vlora Hyseni u mor në pyetje nga SPAK për lidhjen me Agasin, ish-kreu i SHISH: Kam kontakte vetëm me telefon dhe si bashkëpunëtor i shërbimit sekret

Kur James Bondi kthehet në Menekshe: Telendisja në telenovelë turke, e një spy story

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com