• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ndërhyrja e GJL për paraburgimet, e drejtë”, Spahiu: Shqipëria ka treguar paradoks me korrupsionin…

by A R
04/05/2026 22:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Lartë vendosi rishikimin e praktikës gjyqësore të masës së arrestit me burg. Kolegjet e Bashkuara të gjyqtarëve qartësojnë se vendimet e gjykatave për masat e sigurisë duhet të jenë të arsyetuara, pse duhet ‘arrest me burg’ në vend të një mase alternative. Sipas gjyqtarëve të lartë, duhet  të argumentohet me prova se pse duhet vazhduar një masë arrest me burg dhe jo e kundërta, si edhe rrezikshmëria e një personi të akuzuar që sjell automatikisht “arrestin me burg” nuk mund të caktohet vetëm nga vepra penale.

Por, për juristin Kreshnik Spahiu edhe pse ky është një vendim historik, sipas tij duhet të ishte marrë më herët, pasi burgjet shqiptare janë mbushur me të paraburgosur për vepra penale “ordinere”, siç i cilëson ai. I ftuar në emisionin “Studio Live” në Report Tv, juristi Spahiu thotë se ndërhyrja e Gjykatës së Lartë është e drejtë dhe do të përmirësojë pjesërisht reflektimin për dhënien e masave të sigurimit. Por sipas tij, ky vendim nuk është zgjidhje përfundimtare nëse Kuvendi nuk ndërhyn për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale.

“Duhet të ishte bërë më herët kur burgjet shqiptare ishin të mbushur plot me të paraburgosur për vepra ordinere, shpesh herë edhe kundërvajtje, mijëra shqiptarë presin në paraburgim për vite me radhe për shkak të vonesave në proceset gjyqësore, mosrespektimit të aftëve. Jo vetëm Gjykata e Lartë, por edhe Kuvendi i Shqipërisë duhet të kishte reaguar më shpejt. Vjen nga sensibilizimi politik dhe ndonëse ndërhyrja është e drejtë, rekomandimet janë ligjore, hapja e një praktike nga Gjykata e Lartë do përmirësojë pjesërisht reflektimin për dhënien e masave të sigurimit, kjo e nuk e zgjidh përfundimisht. Duhet ndërhyrje në Kodin e Procedurës Penale, Gjykata e Lartë ka dhënë rekomandime për mënyrën e praktikës dhe arsyetimit që duhet të japin gjykatat apo kërkesat që duhet bëjnë prokurorët për dhënien e masës më shtrënguese të arrestit me burg, por s’mund të ndryshojnë rrethanat. Është Kodi i Procedurës Penale që orienton procesion dhe detyron gjykatat për rastet në të cilat jepet arresti me burg. Reflektimi nuk mund të bëhet vetëm kur politika frikësohen nga arresti me burg. Sensibiliteti ndërkombëtar apo debati mediatik është hapur se janë rënduar masat e arrestit me burg për politikanët jo se burgjet ishin mbushur plot. Është ndërhyje e drejtpërdrejtë, jo në kohën duhur dhe s’do ta përmirësojë procesin penal dhënien e masave të arrestit”, thekson Spahiu në Report Tv.

Spahiu kritikoi masat e ashpra të arrestit, duke thënë se nuk sjellin asgjë. Juristi thekson se masat represive mund të kthehen në boomerang nëse personat e arrestuar marrin pafajësi nga gjykata.

“Realiteti në Shqipëri tregon paradoks, sa më shumë janë arrestuar aq më shumë është thelluar korrupsioni. Kuptoj që ka njerëz të etur për arrestime dhe sekuestrime për shkak të zhgënjimit nga keqqeverisja, kjo mund të përmbushë vetëm një hakmarrje ndaj disa individëve, por sot nuk ka zgjidhur gjë. Nuk ka ulje të nivelit të korrupsionit pas arrestimit të disa politikanëve. Korrupsioni është më i thellë se inkriminimi i disa individëve, kur korruptohet i gjithë sistemit tenton të bëjë pis të gjithë ambientin. Masat represive janë parapake, mund të kthehen në boomerang nëse personat e arrestuar marrin pafajësi. Kur të vijë marrja e vendimit mund të kthehet në boomerang. Realiteti shqiptar duhet të ketë edhe një qasje tjetër të problematikave që po ndeshim, sa më shumë arrestime, sa më shumë korrupsion. Vështirë se masa represive të arrestit sjellin ndryshim. Ndëshkueshmëria është gjë tjetër, arrestimi gjë tjetër”, tha Spahiu.
Ky vendim i Gjykatës së Lartë vjen pasi shqetësimit të ngritur vazhdimisht për situatën e paraburgimeve në Shqipëri dhe adresimi i këtij problemi është kërkuar edhe nga institucionet ndërkombëtare.

Në fund të vitit 2025, ishin 4503 prapa hekurave në Shqipëri, nga të cilët 2569 (ose 57%) ishin të paraburgosur. Pra me masë sigurie, pa një vendim të formës së prerë. Këto shifra e renditin Shqipërinë në krye të vendeve evropian për numrin e të paraburgosurve, duke ngritur alarmin në vend.

Next Post
“E quante veten Bisha!”, Artan Hoxha flet për autorin e tragjedisë në Durrës, ku vdiqën dy fëmijë

"E quante veten Bisha!", Artan Hoxha flet për autorin e tragjedisë në Durrës, ku vdiqën dy fëmijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Flamingot”, Zhizhek dhe ideologjia e Qendrës

June 21, 2026
Deputetja e PS: Protesta pa kokë, me parti të vogla dhe PD-në brenda saj!

Deputetja e PS: Protesta pa kokë, me parti të vogla dhe PD-në brenda saj!

June 21, 2026
Gjermania thyen “mallkimin” e Botërorëve, kualifikohet nga grupet për herë të parë që nga 2014

Gjermania thyen “mallkimin” e Botërorëve, kualifikohet nga grupet për herë të parë që nga 2014

June 21, 2026
Mila: PS respekton protestën, por nuk ka dorëheqje të Ramës dhe as zgjedhje të parakohshme

Mila: PS respekton protestën, por nuk ka dorëheqje të Ramës dhe as zgjedhje të parakohshme

June 21, 2026
Mediat: Kryeministri britanik pritet të japë dorëheqjen të hënën, kush pritet pritet të jetë pasardhësi?

Mediat: Kryeministri britanik pritet të japë dorëheqjen të hënën, kush pritet pritet të jetë pasardhësi?

June 21, 2026
La Repubblica: Dubai kërkon të ringrihet pas tensioneve në Lindjen e Mesme!

La Repubblica: Dubai kërkon të ringrihet pas tensioneve në Lindjen e Mesme!

June 21, 2026
Avokati nxjerr prapaskenat e protestës: E kontrolluar nga Berisha, financimi vjen nga Shkëlzeni!

Avokati nxjerr prapaskenat e protestës: E kontrolluar nga Berisha, financimi vjen nga Shkëlzeni!

June 21, 2026
Protestuesit heqin flamurin e Ambasadës së Izraelit në Tiranë, Ministria e Jashtme: Po përçani dhe po përhapni urrejtje!

Protestuesit heqin flamurin e Ambasadës së Izraelit në Tiranë, Ministria e Jashtme: Po përçani dhe po përhapni urrejtje!

June 21, 2026
Moti përvëlues në Shqipëri/ Termometri shkon deri në 39°C, ja qytetet më të nxehta!

Moti përvëlues në Shqipëri/ Termometri shkon deri në 39°C, ja qytetet më të nxehta!

June 21, 2026
Japonia fiton me Tunizinë në ndeshjen e dytë në grup dhe e eliminon nga Botërori

Japonia fiton me Tunizinë në ndeshjen e dytë në grup dhe e eliminon nga Botërori

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In