Kreu i FRPD, Arvit Bushati, është lënë i lirë mbrëmjen e sotme, pasi u shoqërua në polici, pas protestës në Shkodër.
Bushati u ndalua sot pas përplasjes së protestuesve me policinë, të cilët ishin mbledhur tek godina e bibliotekës, ndërsa brenda po zhvillohej mbledhja e konstituimit të Këshillit bashkiak të Shkodrës.
PD reagoi menjëherë, duke e cilësuar shoqërimin e tij si politik.
Dhjetëra mbështetës të Partisë Demokratike protestuan para komisariatit të policisë së Shkodrës kundër ndalimit të tij.
Ish-deputeti demokrat i Shkodrës, Bardh Spahia, i cili gjithashtu ishte i pranishëm në momentin që policia mori në makinë Bushatin reagoi ashpër për mediat, duke deklaruar se shoqërimi është bërë me urdhër politik.
Sipas tij vendi është në prag të diktaturës.











