• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“U shkarkove se nuk firmose që pronat e ushtrisë të jepeshin me koncesion”, Peleshi replikon me gazetarin: Nuk është…

by A R
30/07/2024 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Mentor Kikia e ka pyetur kreun e ri te grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshin lidhur me një teori konspirative që qarkullon për largimin e tij të njoftuar në Kongresin e PS.

Sipas kësaj teorie që solli Kikia, thuhet se kryeministri Rama e largoi Peleshin nga detyra si ministër për shkak të mosfirmosjes nga ana e tij për kthimin e një sipërfaqeje në pronësi të ushtrisë, në një projekt koncensionar.

Në përgjigjen e tij, kreu i ri i grupit parlamentar hodhi poshtë spekulimet dhe tha se ndryshime të tilla nuk vijnë si pasojë e ndonjë debati mes tij dhe kolegëve të tij në parti.

Gazetari Kikia: Nuk besoj që Rama kishte probleme me kontrolline qverisë dhe hoqi disa problematikë. Nuk e di nëse zoti Peleshi mund t’i përgjigjet pyetjes që qarkullon në publik se zoti Peleshi nuk ka pranuar të firmos për ca prona të ushtrisë për projekte ekonomike koncensionare.

Niko Peleshi: Nuk është e vërtetë fare.

Gazetari Kikia: Dakord nuk është e vërtetë e mbyllim këtë histori.

Niko Peleshi: Kjo është tërësisht spekulative, nuk është e vërtetë, jo për mua po besoj edhe për kolegët e tjerë. Nuk ka patur ndonjë tension brenda qeverisë dhe këto ndryshime nuk kanë ardhur si pasojë e ndonjë kontraksioni. Janë ndryshime që morën shpjegim në kongres, por edhe në mbledhjen e grupit parlamentar.

Peleshi është shprehur se anëtarët e kabinetit qeveritar kanë bërë një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama për të qenë në dispozicion për detyra të ndryshme ku i nevojiten partisë.

Ai tha se kur je pjesë e kabinetit qeveritar dhe lëviz nga një ministri në tjetrën, nuk është e nevojshme që kryeministri Rama të lajmërojë më herët ndryshimet.

“Ne jemi për hapje, por nuk jemi dakord kur hapet qeveria. Kur lëviz një ministër, themi pse e hoqëm. Ne që u bëmë të vjetër në politikë tani, ne e kemi bërë këtë marrëveshje që në fillim me partinë dhe kryetarin e partisë. Ne jemi në dispozicion të vendimmarrjes së partisë aty ku ka nevojë atdheu thoshim qëmoti.

Nëse do të ishte një shkarkim, patjetër që duhet të kishte një shpjegim. Nëse më pyesni për zotin Mete, di që nuk është hequr fare edhe ai, mbase do të lëvizë diku tjetër. Nuk është largim, nuk është përjashtim nga kabineti. Është një lëvizje brenda kabinetit”, tha Peleshi.

Ish-ministri i Mbrojtjes, u shpreh se nuk ishte në dijeni të faktit që Rama do bënte ndryshime në kabinetin qeveritar, për të cilat, sipas tij, askush nuk duhej të befasohej.

“Largimin nga kabineti nuk e kisha si informacion, por më duket si çudi që komentohet si surprizë, sepse kjo është politika. Leximi i mimikave të fytyrave më duket një lojë. Do ishte budallallëk që një ministër të mendojë se do jetë i përjetshëm në një post. Nuk besoj se duhen lexuar si një befasi” –tha ish-ministri.

Next Post
Ajo që nuk thotë Arben Ahmetaj

Ajo që nuk thotë Arben Ahmetaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria me IQ më të lartë në Ballkan, shqiptarët në vendin e 19-të në botë për inteligjencë

Shqipëria me IQ më të lartë në Ballkan, shqiptarët në vendin e 19-të në botë për inteligjencë

January 18, 2026
Përplasen dy makina në Milot, katër të plagosur dërgohen në spitalin e Lezhës

Përplasen dy makina në Milot, katër të plagosur dërgohen në spitalin e Lezhës

January 18, 2026
Fundjavë e zezë në Alpet Austriake, tetë skiatorë humbin jetën nga ortekët brenda një dite

Fundjavë e zezë në Alpet Austriake, tetë skiatorë humbin jetën nga ortekët brenda një dite

January 18, 2026
ANALIZA E REL/ “Duan apo s’duan”, Albin Kurti është fitues në Kosovë dhe partner i vështirë jashtë saj

ANALIZA E REL/ “Duan apo s’duan”, Albin Kurti është fitues në Kosovë dhe partner i vështirë jashtë saj

January 18, 2026
Greqia propozon rregulla të reja për emigracionin, Plevris: I jepet fund bllokimeve për punëtorët dhe bizneset

Greqia propozon rregulla të reja për emigracionin, Plevris: I jepet fund bllokimeve për punëtorët dhe bizneset

January 18, 2026
“Modeli që po fiton betejën e qëndrueshmërisë”, rritja e agroturizmit pritet të vazhdojë edhe këtë vit

“Modeli që po fiton betejën e qëndrueshmërisë”, rritja e agroturizmit pritet të vazhdojë edhe këtë vit

January 18, 2026
“Fola me Trump dhe ia thashë hapur”, Meloni: Tarifat tregtare për trupat evropiane në Groenlandë janë të gabuara

“Fola me Trump dhe ia thashë hapur”, Meloni: Tarifat tregtare për trupat evropiane në Groenlandë janë të gabuara

January 18, 2026
Petro Koçi: Balli Kombëtar të kërkoj falje për deklaratat kundër LANÇ

Nëse Shqipëria do konsiderohej narkoshtet, Trump nuk do ftonte Ramën në Bordin e Paqes për Gazën

January 18, 2026
“Erdha tek Reali për të luajtur me …”, Kilian Mbape shuan zërat përsa i përket marrëdhënies me Vinicius Jr.

“Erdha tek Reali për të luajtur me …”, Kilian Mbape shuan zërat përsa i përket marrëdhënies me Vinicius Jr.

January 18, 2026
BILD zbardh prapaskenat/ Trump kërcënoi me tarifa, Gjermania tërheq ushtrinë nga Groenlanda

BILD zbardh prapaskenat/ Trump kërcënoi me tarifa, Gjermania tërheq ushtrinë nga Groenlanda

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In