• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“U rimbursuan vetëm 4% e të sëmurëve”/ Vokshi: Buxheti i shëndetësisë nuk u përdor për shqiptarët

by
26/09/2021 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka akuzuar qeverinë se ka keqpërdorur fondet për pandeminë e COVID. Me një postim në Facebook, teksa citon të dhënat e studimit të kryer nga “Together for Life” për monitorimin e buxhetit të pandemisë, Vokshi thotë se vetëm 4% e të sëmurëve janë rimbursuar.

Sipas Vokshi, buxheti i shëndetësisë nuk u përdor për të ndihmuar shqiptarët, por për të “pasuruar akoma më shumë klientët e Edi Ramës”.

“Shqiptarët janë më të braktisurit dhe më të keqtrajtuarit në Europë gjatë pandemisë. Në prezantimin e gjetjeve kryesore të studimit të kryer nga “Together for Life” për monitorimin e buxhetit të pandemisë.164 mijë qytetarë të prekur nga COVID (gjatë periudhës 2020-prill 2021), të rimbursuar vetëm 7,183 pra vetëm për 4 % e të sëmurëve. 1 mijë dollarë shpenzoi mesatarisht çdo i sëmurë për t’u kuruar, ndërsa qeveria rimbursoi  vetëm 40 dollarë për të sëmurë, vetëm 4% e shpenzimeve individuale; Gjetjet e studimit të kryer nga “Together for Life” nxjerrin në pah shqetësimin e drejtë të ngritur nga PD se buxheti i shëndetësisë nuk u përdor për të ndihmuar shqiptarët, por për të pasuruar akoma më shumë klientët e Edi Ramës”, shkruan Vokshi.

Sipas Vokshit gjatë pandemisë u dhanë tendera ‘sekretë’ që blenë mjete mbrojtëse me 3-4 fishin e çmimeve të tregut me pakicë, ndërsa thekson se do të kërkojë transparencë të plotë për fondet e pandemisë në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë.

“Tenderat sekretë blenë mjete mbrojtëse me 3-4 fishin e çmimeve të tregut me pakicë, por shërbimi për pacientët nuk u përmirësua, mjekët dhe stafi në qendrat shëndetësore patën trajtim qesharak,  duke marrë vetëm 2 kuti me maska mbrojtëse në 18 muaj e për mjete të tjera mbrojtëse. Kush përfitoi nga tenderat sekretë dhe josekretë gjatë pandemisë? Kush mban përgjegjësi për nivelin më të lartë të vdekshmërisë në rajon? Kjo është një çështje që nuk do ta kalojmë në heshtje! Qytetarët meritojnë respekt dhe llogaridhënie! Në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë do të kërkojmë transparencë të plotë për fondet e pandemisë”, thekson Vokshi.

/b.h

Next Post
Komandanti serb përgjigje ndaj kërkesës së Shqipërisë: Trupat tanë nuk lëvizin nga kufiri…

Komandanti serb përgjigje ndaj kërkesës së Shqipërisë: Trupat tanë nuk lëvizin nga kufiri...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Politika kërkon b*le, jo britma

Çfarë duhet të dinë Rama dhe Berisha

November 9, 2026
Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

November 9, 2026
Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

November 9, 2026
Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

November 9, 2026
pellumb karameta

Sali, me sharje dhe mallkime nuk vjen në pushtet

November 9, 2026
Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

November 9, 2026
Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In