Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba akuzoi NATO-n se nuk ka bërë asgjë kundër pushtimit rus të vendit të tij, ndërsa përshëndeti “vendimet revolucionare” të Bashkimit Evropian.
“Ne e shohim NATO-n si një aleancë, si një institucion të braktisur që nuk po bën absolutisht asgjë.”-tha Kuleba në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
Ai theksoi se në fillim të luftës, e cila filloi më 24 shkurt, NATO u konsiderua nga ukrainasit si një “forcë” dhe BE-ja si një institucion që “shprehte vetëm shqetësime”.
“Por lufta hodhi poshtë maskat,” tha ai. “Ne kemi parë vendime revolucionare të marra nga Bashkimi Evropian, të cilat ata vetë nuk prisnin t’i merrnin,” tha ai.
Ambiciet “euro-atlantike” të Ukrainës janë të sanksionuara në Kushtetutë, por autoritetet tani e bëjnë prioritet anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.
/e.d