• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U proceduan për korrupsion para një viti, 29 gjyqtarë dhe prokurorë të rrezikuar nga SPAK

by Java News
15/09/2019 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kurbanë” të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion rrezikojnë të bëhen edhe gjyqtarët e prokurorët. Gjatë vitit 2018 janë proceduar penalisht 29 gjyqtarë dhe prokurorë për veprën penale të korrupsionit pasiv. Sipas raportit vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme, numri i përfaqësuesve të drejtësisë që janë proceduar për këtë vepër penale ka pësuar rritje krahasuar me vitin 2017.

“Nga të dhënat statistikore vërehet tendenca në rritje e numrit të procedimeve të regjistruara në vitin 2018 për veprën penale të parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, raporton sot.

Konkretisht organi i prokurorisë ka regjistruar 29 procedime penale me 5 të pandehur, ndërkohë që në vitin 2017 janë regjistruar 14 procedime me 5 të pandehur. Janë dërguar në gjykatë 2 procedime penale me akuzë ndaj 4 të pandehurve dhe janë dënuar 2 të pandehur për vitin 2018 për këtë vepër penale”, thuhet në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme. Nga ana tjetër, gjatë vitit të kaluar janë shënuar edhe raste kur gjyqtarët dhe prokurorët kanë qenë të përfshirë në korrupsion aktiv. Për këtë vepër penale në 2018 janë regjistruar 3 procedime penale.

“Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë: Për vitin 2018 për veprën penale të parashikuar nga neni 319 i Kodit Penal “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, organi i prokurorisë ka regjistruar 3 procedime penale me 7 të pandehur, ndërkohë që në vitin 2017 rezulton 1 procedim penal me 4 të pandehur të regjistruar.

Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale të korrupsionit për vitin 2017 është 16,86 %, ndërsa për vitin 2017 ka qenë 5 %”, theksohet në raportin vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme. Të gjithë këta emra të drejtësisë që janë nën hetim pritet ta pësojnë nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion sapo kjo e fundit të ngrihet./l.m

Next Post
Pranga tre personave në Berat, akuzohen për kultivim hashashi dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 2 trafikantë në Shkodër, po kalonin 3 persona ilegalisht në doganë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndreca: Kafazi i xhamit cenon barazinë dhe parimin e prezumimit të pafajësisë, GJKKO po aplikon dy standarde

Ndreca: Kafazi i xhamit cenon barazinë dhe parimin e prezumimit të pafajësisë, GJKKO po aplikon dy standarde

April 28, 2026
Turp t’keni që bëni si histerika për pamjen dhe kafazin ku rri Ilir Meta

Turp t’keni që bëni si histerika për pamjen dhe kafazin ku rri Ilir Meta

April 28, 2026
Lorenc Vangjeli: Gjyqet e mëdha të politikës po helmatisen

Lorenc Vangjeli: Gjyqet e mëdha të politikës po helmatisen

April 28, 2026
Analisti Preç Zogaj: Publiku pret të vërtetën për akuzat ndaj zyrtarëve

Analisti Preç Zogaj: Publiku pret të vërtetën për akuzat ndaj zyrtarëve

April 28, 2026
Banka Botërore: Lufta mund të shkaktojë rritjen më të madhe të çmimeve të energjisë në 4 vitet e fundit

Banka Botërore: Lufta mund të shkaktojë rritjen më të madhe të çmimeve të energjisë në 4 vitet e fundit

April 28, 2026
Ndryshimi drastik i Ilir Metës, Baton Haxhiu: Nga se ka frikë ish-presidenti në burg

Ndryshimi drastik i Ilir Metës, Baton Haxhiu: Nga se ka frikë ish-presidenti në burg

April 28, 2026
Popullariteti i Trump bie ndjeshëm, vetëm 34% e të anketuarve e miratojnë luftën me Iranin

Popullariteti i Trump bie ndjeshëm, vetëm 34% e të anketuarve e miratojnë luftën me Iranin

April 28, 2026
Gjyqet e mëdha të politikës duhet të jenë Live, pa kafaz, me prova

Gjyqet e mëdha të politikës duhet të jenë Live, pa kafaz, me prova

April 28, 2026
Të gjithë duan të punojnë në shtet në Shqipëri/ Raporti i DAP për 2025 tregon rritje të ndjeshme të interesit

Të gjithë duan të punojnë në shtet në Shqipëri/ Raporti i DAP për 2025 tregon rritje të ndjeshme të interesit

April 28, 2026
Provokimi në Shkup/ Ministri maqedonas përulet para përkujtimores ku shqiptarët etiketohen si terroristë

Provokimi në Shkup/ Ministri maqedonas përulet para përkujtimores ku shqiptarët etiketohen si terroristë

April 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In