• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U prek nga kanceri i gjirit, rrëfimi i Zamirës: Vëllai mendoi të shiste shtëpinë për të më kuruar

by A R
08/10/2023 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Tetori rozë” iu kujton të gjitha grave se sa i rëndësishëm është kontrolli për të parandaluar çdo situatë. Zamira është një prej luftëtareve të kancerit të gjirit e cila fatmirësisht sot është në fazë rikuperimit. 49-vjeçarja ndan historinë e saj në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ku tregon se u diagnostikua dy vite më parë.

Familjarët iu gjendën menjëherë pranë, por pika e dobët e Zamirës është vëllai. Pas operacionit,  Zamira ndoqi seancat e kimioterapive që rrjedhimisht ndikon në pamjen e gruas dhe kujton një episod me Gurimin.

Zamira: Kur fillojmë seancat e kimioterapive, doktori më sugjeron që unë të pres flokët. Vëllai thotë “motër të t’i pres flokët?” Unë i them jo, prit se ka kohë. “Po pse ka kohë? Doktori thotë duhet t’i presësh, ti nuk i pret”. Po avash-avash i them, më linte kohë që të më mbushej mendja të prisja floëkt. Për një javë rresht ma thoshte këtë. Dikur ato filluan duke rënë vetë dhe i thashë tani m’i  prit.  Me një keqardhje të madhe, ai m’i preu flokët duke treguar buzëqeshje para meje, kurse përbrenda ziente nga mërzia.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë që vëllai të priste flokët, çfarë të thoshte?

Zamira: “Mos u mërzit”, më jepte kurajë, “do të të dalin, do të të dalin më të mira, ne këtë  sëmundje do e sfidojmë bashkë, do e kalojmë bashkë”. Në të vërtetë ashtu ndodhi.

Që prej momentit kur Zamira ka nisur të kurohet, ka jetuar në Itali në shtëpinë e të vëllait.

Zamira: Kur shkova në fillim për t’u kuruar, ai më mori në shtëpinë e vet.

Ardit Gjebrea: Është i martuar?

Zamira: Patjetër, është i martuar, ka edhe 4 fëmijë, një bashkëshorte shumë të mirë që i është gjendur gjithmonë pranë dhe kur e kanë biseduar muhabetin për këtë sëmundje, kanë folur bashkë që do ta shërojmë Zamirën në rast se nuk do e kemi mundësinë, ne do shesim shtëpinë dhe atë do e shërojmë.

U bë ndërhyrja, atëherë na erdhi vajza e vëllait në jetë, ne ishim shumë të ngarkuar si bashkëshortja e vëllait, ashtu edhe ai vetë. Ai i la të gjithë pas duke ardhur pas meje, duke ndenjur me mua në çdo lloj minuti, në çdo lloj sekondi se unë as gjuhën s’e dija kur shkoja në spital dhe për çdo lloj momenti thoshte “unë jam mbështetja jote”.

/a.r

Next Post
Boston, i jepet lamtumira e fundit At Arthur Liolinit

Boston, i jepet lamtumira e fundit At Arthur Liolinit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In