• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Boston, i jepet lamtumira e fundit At Arthur Liolinit

by A R
08/10/2023 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të premten dhe të shtunën në Boston të Masaçusetsit u mbajtën nderimet e fundit dhe ceremonia e përmortshme për At Arthur Liolinin, prifti ortodoks që për dekada me radhë drejtoi kishën historike shqiptaro-amerikane të Shën Gjergjit në këtë qytet.

At Arthur Liolini u nda nga jeta më 28 shtator në moshën 80 vjeçare. Ai do të mbahet mend si një klerik që gjithë jetën ia dedikoi fesë dhe kombit.

Boston, i jepet lamtumira e fundit At Arthur Liolinit

Me ceremoni fetare, familjarët, miqtë dhe besimtarët në kishën historike të Shën Gjergjit në Boston, i dhanë lamtumirën e fundit klerikut të njohur shqiptaro-amerikan, At Arthur Liolin.

Pjesëmarrësit në këto homazhe e kujtojnë atë si një figurë të thjeshtë dhe të mençur, por mbi të gjitha si një njeri të mirë dhe veprimtar që gjithë jetën u angazhua për çështjen shqiptare.

At Liolini ishte pasues i veprës së Fan Nolit, duke udhëhequr për dekada kishën shqiptaro-amerikane të themeluar nga ai para 115 vitesh. Ai ishte gjithashtu Kancelar i Kryedioqezës Shqiptare Ortodokse në Amerikë, ku bëjnë pjesë 12 kisha.

“Ishte një fat i madh për kishën, apo më saktë për kryekishën e Shën Gjergjit. At Arthuri ka qenë njeriu që më shumë se kushdo këtu në Amerikë arriti që një kishë ortodokse ta bënte kishë të tërë shqiptarëve dhe kjo është merita e tij. Ishte ai që në kishë nuk e predikoi vetëm fenë por edhe dashurinë për Shqipërinë, dashurinë për atdheun dhe virtytet e tjera të mira”, thotë Robert Ngjela, anëtar i korit të kishës ortodokse të Shën Gjergjit.

“Kemi qenë bashkë në dreka e në darka, në shtëpinë time e shtëpinë e tij. Gjithmonë ka qenë një burrë jo vetëm për fe, por edhe për njerëz. E kam njohur si një burrë, më shumë se e kam njohur si një prift. Për mua kjo është shumë e rëndësishme, sepse nganjëherë me priftërinjtë është vështirë të afrohesh. Ai kishte një shpirt dhe unë mendoj se edhe ne kemi të njëjtin shpirt dhe me shpirt do të vazhdojmë”, thotë aktivisti shqiptaro-amerikan Mark Kosmo.

At Arthur Liolini luajti një rol të rëndësishën në rikthimin e krishtërimit në Shqipëri, pas një çerek shekulli ku gjatë komunizmit u ndalua feja, duke pagëzuar shqiptarët që ishin privuar nga kjo e drejtë nga diktatura.

Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara, At Liolini angazhohej me qeverinë amerikane dhe atë shqiptare për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike, të cilat ishin ndërprerë për një periudhë pesëdhjetëvjeçare.

Ai ndihmonte në veçanti emigrantët e rinj shqiptarë në Masaçusets, ndërsa kontribuonte për ata që kishin nevojë përmes fondacioneve të ndryshme arsimore, fetare dhe historike.

“Të tërë ata që kanë ardhur dhe i kanë provuar, i dinë vështirësitë e fillimit. Mbase neve tani na duket se ata që vijnë tani e kanë më të lehtë, sepse jemi më shumë shqiptarë që kemi ardhur, ekziston përkrahja dhe ndihma për të tërë që vijnë të rinj. Kur erdhëm neve në fillim fare ky ishte vendi që trokitëm për herë të parë. Këtu e gjetëm atë mbështetjen e parë dhe punët e para. At Arthuri më çoi fjalë, më tha shko shikoje një fabrikë atje marrin punëtorë të rinj”, thotë Dhimitraq Demiri, besimtar në kishën ortodokse shqiptare në Boston.

Ruajtja brez pas brezi e virtyteve të At Arthur Liolinit nderon figurën e tij, thotë Dorothy Christo, besimtare ortodokse e lindur në Shtetet e Bashkuara dhe me origjinë shqiptare që është pjesë e bordit të kishës.

“Ishte prift i mrekullueshëm. Njeri i vërtetë i Zotit që i shërbente me kënaqësi popullsisë shqiptare këtu. Ishte gjithmonë mikpritës, i përkushtuar dhe një pasuri për komunitetin tonë. Kemi një trashëgimi shumë të pasur. Ai donte që ne ta ruanim atë dhe ta vazhdojmë tek fëmijët dhe nipërit e mbesat tona. Ashtu siç po bëj unë dhe shumë të tjerë. Mendoj se është e rëndësishme të vazhdojmë traditën dhe rrugën për të cilën ai u angazhua për 50 vite, që ta vazhodjmë duke e nderuar kujtimin e tij”, thotë zonja Christo.

At Arthur Liolini gëzon respekt edhe tek klerikët amerikanë të besimit ortodoks në Boston.

“E para ishte njeri i dijes. Është shumë e rëndësishme që një klerik të jetë i interesuar të mësojë, jo vetëm për fenë por gjithçka tjetër. Është e rëndësishme për ata që duan të jenë teologë dhe pastorë të mirë. Ai angazhohej dhe fliste në emër të kryedioqezës shqiptare dhe rëndësisë së ekzistencës së saj. Mendoj se At Arthuri kishte një dhunti që të fliste me të gjithë, ishte i afërt me të gjithë dhe të ndihmonte këdo që ishte i interesuar për Krishtin”, thotë At Robert Arida, klerik në pension në katedralen ortodokse “Trinitija e Shenjtë” në Boston.

At Liolini vinte nga një familje me origjinë nga Boboshtica e Korçës.

VOA

Next Post
Shqipëria, operacion evakuimi me “Fishtën” nga Tel Avivi! Në Rinas mbërrijnë sot edhe qytetarë nga Kosova e RMV

Shqipëria, operacion evakuimi me "Fishtën" nga Tel Avivi! Në Rinas mbërrijnë sot edhe qytetarë nga Kosova e RMV

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ISHP nis dezinsektimin ndaj mushkonjave, Ulqinaku: Jemi të pafuqishëm pa ndihmën e bashkive dhe privatit

ISHP nis dezinsektimin ndaj mushkonjave, Ulqinaku: Jemi të pafuqishëm pa ndihmën e bashkive dhe privatit

June 8, 2026
Zgjedhjet në Kosovë, Kaja Kallas apel liderëve politikë: Formoni sa më shpejt qeverinë

Zgjedhjet në Kosovë, Kaja Kallas apel liderëve politikë: Formoni sa më shpejt qeverinë

June 8, 2026
Teherani reagon pas akuzave të Ramës për luftë hibride: Ai po fajëson Iranin për të shmangur përgjegjësinë ndaj shqiptarëve!

Teherani reagon pas akuzave të Ramës për luftë hibride: Ai po fajëson Iranin për të shmangur përgjegjësinë ndaj shqiptarëve!

June 8, 2026
Del fotoja, ky është autori i vrasjes në Kamëz!

Del fotoja, ky është autori i vrasjes në Kamëz!

June 8, 2026
Amnistia penale/ “Përse të mos përfitojë ai që është dënuar nga GJKKO për moskallëzim krimi?” Gogu i përgjigjet deputetit të PD

Amnistia penale/ “Përse të mos përfitojë ai që është dënuar nga GJKKO për moskallëzim krimi?” Gogu i përgjigjet deputetit të PD

June 8, 2026
PD dorëzon në Kuvend shfuqizimin e 4 ligjve, Bardhi: Sjellim në Parlament zërin e shoqërisë

PD dorëzon në Kuvend shfuqizimin e 4 ligjve, Bardhi: Sjellim në Parlament zërin e shoqërisë

June 8, 2026
Vrasja në Paskuqan, Policia jep detaje: Kontrolle intensive për kapjen e autorit

Vrasja në Paskuqan, Policia jep detaje: Kontrolle intensive për kapjen e autorit

June 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e martë 9 qershor 2026

June 8, 2026
Stanaj: Kina, një ëndërr e bërë realitet!

Stanaj: Kina, një ëndërr e bërë realitet!

June 8, 2026
Konflikti nisi në kalçeto dhe përfundoi në vrasje, RENEA në kërkim të autorit

Konflikti nisi në kalçeto dhe përfundoi në vrasje, RENEA në kërkim të autorit

June 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In