• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U prangos në Tiranë/ Si mori fund arratia e ‘UFO’-s? Ngjarjet e bujshme të Ilir Pajës, nga përplasjet me armë te vrasjet

by
06/11/2022 10:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arratisja e tij e fundit mbyllet për shkak të një vesi. Ilir Baja i njohur ndryshe si ‘Ufo’ u prangos teksa ishte tek berberi. Efektivët e Policisë vendosën dorën e tyre në shpatullën e tij kur “Ufo” ose “macja” e pakapshme, sapo ishte ulur në karrigen e berberit në Laprakë, një lagje me shumë pallate në periferinë veriperëndimore të Tiranës.

Arratia e gjatë e Ilir Pajës, 49 vjeç, mbaroi ditën e enjte në një kompleks pallatesh, pas një hetimi të gjatë që i lejoi skuadrën italiane të investigimit, të udhëhequr nga kapiteni Domenico Rana, të gjenin vendin ku ai fshihej dhe të vinin në dijeni autoritetet shqiptare për gjurmët e tij.

Në Milano, Ilir Pajën e njohin mirë. Ai ishte fshehur prej disa vitesh në Milano dhe kishte qëlluar, plagosur, vrarë, rrëmbyer, dhunuar. Dhuna e tij ishte e barabartë me aftësinë për t’u ‘avulluar’, pra për t’u zhdukur, nga ku mori edhe pseudonimin ‘Ufo’ duke qenë se është arratisur dy herë nga burgje të sigurisë së lartë në Itali.

Arratisja e parë ishte në vitin 2006. Dhe nëse arrestimi i tij i fundit në zonën e Laprakës duket si një skenë filmi, nuk është më pak e rëndësishme arratisja e tij nga burgu në Perugia. Në atë kohë, Paja ishte 33 vjeç dhe përfundoi në qeli për pak muaj për shkak të një fletë arresti të lëshuar nga autoritetet gjermane. Ai akuzohej për vrasjen e një prej bashkatdhetarëve të tij. Një ekzekutim natën jashtë një klubi në Duisburg për larjen e hesapeve pas një zënke.

Në qershor të atij viti procedurat ekstradimit drejt Gjermanisë po vazhdonin me shpejtësi, por paja vendos se ishte momenti që të zhdukej. Duke përfituar nga orari i daljes për ajër në burg, Paja arratiset me çarçafë nga çatia e burgut.

Në mbrëmjen e 2 shtatorit të vitit 2006, Paja kishte sërish një përplasje me armë në parkingun e Parco Nord në Bresso. Paja po i vinte në ndihmë një miku të tij, i cili ishte zënë me një 21 vjeçar nga Ekuadori. Paja qëlloi 15 herë drejt tij, ndërsa vetëm një plumb e kapi 21-vjeçarin në kofshën e majtë.

Arratia me makinë nuke frenon inatin e grupit kundërshtar, i cili arrin me makinë dhe ndalon para një semafori. Ai hap derën e makinës dhe qëllon përsëri.

“Bom një herë, bum dy herë”, u thotë ai miqve të përgjuar.

35-vjeçari Louis Gonzalo Ramires bie në tokë. Një plumb në kokë i merr jetën.

Disa orë më vonë dy shqiptarët ndodhen në Lacchiarella. Është sërish Paja që i fut armën në gojë një prostitute rumune 19-vjeçare për ta detyruar të hipë në makinë. E rrahën, e çuan në një apartament në Buscate, ku e mbajtën të burgosur për një ditë e gjysmë dhe ku “UFO”-ja e kërcënonte se do “t’i vërë flakën” dhe e dhunon. Ndërhyrja e sukuadrës së lëvizshme të policisë, në gjurmët e të cilit kishin arritur pas artisjes nga Perugia, lirioi të renë dhe e çoi sërish pas hekurave shqiptarin Ilir Paja. Por arratia e tij e dytë do ishte edhe më e fortë, më e dhunshme, pothuajse manifesti i tij.

Ka kaluar një vit. Është vera e vitit 2007 dhe “macja” ndodhet në burgun e sigurisë maksimale në Livorno. Ai është i tretur, i heshtur. Ai ka një thyerje të krahut. Për këtë arsye transferimi i tij në Caserta bëhet me autoambulancë. Në të vërtetë, udhëtimi zgjat rreth njëqind kilometra.

Shqiptari përfiton nga një ndalesë në zonën e shërbimit Reggello. Ai shtiret si i sëmurë që të afrohet një barrellë për të transportuar. Ai i gjuan me kokë një nga një punonjësit, shpërthen portën, kapërcen një gardh dhe zhduket në një pyll që kufizohet me Arno. ‘Gjuetia’ për të është e kotë. Gjurmët të çojnë përsëri në Milano (ai do të kishte mbërritur atje me një makinë të vjedhur) dhe më pas përfundojnë në Shqipëri.

Në shtëpi ai u arrestua sërish në vitin 2008: i përgjuar nga një patrullë, ai godet një agjent. Ata përpiqen ta ndalojnë Pajën, por ai qëllon dhe largohet, por kur ndjekja përfundon, ai mbetet i bllokuar. Ndërkohë në Itali ai dënohet me 24 vjet e 4 muaj. Sapo u lirua (është viti 2020), megjithatë, ai është përsëri një fantazmë. Deri të enjten e 3 nëntorit.

/e.d

Next Post
Tensionohet situata në Kosovë/ Dorëhiqen edhe kryetarët e komunave veriore

Tensionohet situata në Kosovë/ Dorëhiqen edhe kryetarët e komunave veriore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
Vandalët përkrahen, policët sulmohen

Vandalët përkrahen, policët sulmohen

October 24, 2026
Barrikada dhe zjarre në Rrugën e Kavajës, protestuesit e maskuar sulmojnë bankën me sende të forta

Barrikada dhe zjarre në Rrugën e Kavajës, protestuesit e maskuar sulmojnë bankën me sende të forta

October 24, 2026
Përmbytjet në Argjentinë, dy viktima dhe mbi 2 mijë persona të evakuuar

Përmbytjet në Argjentinë, dy viktima dhe mbi 2 mijë persona të evakuuar

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In