• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U përfol për probleme me ligjin, kandidati socialist: Si u shoqërova gjatë represioneve të ’96 dhe ’97-ës nga policia

by A R
08/05/2017 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga verifikimi i listave të kandidatëve të partive për zgjedhjet e 18 Qershorit kanë dalë edhe emrat e disa kandidatëve që kanë pasur probleme me ligjin apo janë hetuar në të shkuarën. Fillimisht, u bënë publik emrat e disa kandidatëve me probleme që janë në listat e subjekteve LIBRA, LSI, PDIU dhe disa parti të tjera të vogla.

Gjatë ditës së sotme qarkulloi në media edhe lista me disa emra të Partisë Socialiste që në formularët e vetëdeklarimit kanë pasqyruar problemet në të shkuarën. Mes emrave që qarkulloi në media ishte edhe kandidati socialist i renditur i 4-i në qarkun e Fierit, Ismet Beqiraj. Në formularin e kandidatit Beqiraj pasqyroheshin 2 shoqërime të tij nga policia në vitet 1996 dhe 1997. Në të dyja rastet nuk u fillua procedim penal siç shihet edhe në formular.

Në lidhje me këto të dhëna nga e shkuara, ka reaguar vetë kandidati socialist. Në një prononcim për JavaNews, Beqiraj deklaron se u “shoqërua nga policia në kohën kur së bashku me socialistët mallakastriotë u angazhua për ruajtjen e votës dhe demokracisë” siç thotë ai.

“Jam shoqëruar nga policia pasi po mbroja demokracinë. Jam shoqëruar për ngjarjet famëkeqe të 26 Majit 1996, dhe të 1997-ës. Jam dëshmitar i gjallë i represioneve të asaj kohe”, deklaron Beqiraj.

Referuar publikimit të këtyre të dhënave, ai shton se “Unë i kam deklaruar vetë në formular pse jam shoqëruar. Më bëjnë nder shumë të madh kush i publikon”./JavaNews/a.m.

 

Next Post
FOTOT/ Bjondja që po bën ‘namin’ në rrjetet sociale…Arsyeja? Thjesht format e saj…

FOTOT/ Bjondja që po bën 'namin' në rrjetet sociale...Arsyeja? Thjesht format e saj...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

April 4, 2026
Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

April 4, 2026
Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

April 4, 2026
Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

April 4, 2026
Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In