• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U operua dy ditë më parë/ Emiljano Shullazi kthehet në qeli, izolohet sërish në regjimin 41-bis

by Java News
13/07/2022 19:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emiljano Shullazi është rikthyer sërish në qeli pasi iu nënshtrua një nderhyrjeje kirurgjikale në të dy krahët e tij.

Shullazi është rikthyer në regjimin 41-bis në ambientet e burgut “Jordan Misja”.

Transferimi i tij nga spitali i burgut në qeli është bërë nën masa të rrepta sigurie nën shoqërimin e Forcave RENEA dhe Policisë së Shtetit.

Shullazi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dy ditë më parë në të dy krahët e tij. Ky është operacioni i dytë, pasi të parin, Shullazi e ka kryer në vitin 2017 në një spital privat.

I dënuari me 14 vite burgim për “Shtrëngim me anë të kanosjes për marrje pasurie”, vuan nga hernia diskale dhe e ka pasur të domosdoshme ndërhyrjen kirurgjike në dy krahët e tij. Ndërhyrja kirurgjikale vjen në një kohë, kur në datën 30 korrik 2022, Shullazit i mbaron afati kohor i qëndrimit në sistemin e izolimit të rreptë “41 biz”.

Nuk dihet me saktësi nëse Shullazit, do t’i shtyhet periudha e qëndrimit në “41 Bizz”, por pak ditë më parë i forti i Rrugës së Kavajës, fitoi në Gjykatën e Lartë, të drejtën e rigjykimit në Gjykatën e Apelit, duke pretenduar se izolimi i tij në “41 bizz” ishte kryer në shkelje të hapur të normave dhe të drejtave të njeriut. Pas këtij operacioni, Shullazi ndodhet në spitalin e burgut.

Ndërsa gjendja e tij jo e mirë shëndetësore mund të ndikojë në daljen nga “41 bizz” dhe izolimin e tij në një burg të sigurisë së zakonshme. Shullazi përveç dënimin për vënie gjobash, tashmë është i përfshirë edhe në një hetim si pjesëmarrës në vrasjen më të bujshme të dekadës së parë të shekullit të ri në vendin tonë.

SPAK-u dhe një dëshmitar i penduar e kanë përfshirë emrin e tij në ekzekutimin mafioz të Vajdin Lamajt dhe të Klodian Saliut, ngjarje të ndodhura në harkun kohor të 48 orëve, njëra në Durrës e tjetra në Tiranë. Ai është i pandehur në këtë dosje dhe dëshmia e Luftar Reçit duket se do të jetë kyçe në procesin e bujshëm të vrasjes së biznesmenit të njohur Vajdin Lamaj./m.j

Next Post
“Skifterët”/ Hajdutët bëjnë kërdinë në shtëpinë e ish miss-it shqiptar, i vjedhin pasurinë me vlerë 400 mijë euro

"Skifterët"/ Hajdutët bëjnë kërdinë në shtëpinë e ish miss-it shqiptar, i vjedhin pasurinë me vlerë 400 mijë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In