Pas një operacioni të koordinuar me partnerë ndërkombëtarë, autoritetet shqiptare kanë arritur të kthejnë në vend Eva Dumanin që prej vitesh ndodhej në një kamp në Siri.
Në një mision të mëparshëm riatdhesimi kishte refuzuar të largohej, ndërkohë që në atë kohë ishte rikthyer në Shqipëri vëllai i saj.
Burime bëjnë të ditur se në këtë proces janë përfshirë Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë në Policinë e Shtetit dhe zyrtarë të strukturave kundër terrorizmit, në bashkëpunim me autoritetet turke.
Eva Dumani ka mbërritur paraditen e sotme në aeroportin e Rinasit, pas transferimit nga Turqia me linjën Pegasus.











