• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U nis nga Shqipëria për në Tajlandë, anija fik sinjalin. Dyshohet se transporton 800 ton mbetje toksike

by A R
13/08/2024 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një anije e madhe kontenierësh Maersk e cila transportonte qindra ton mbetje të rrezikshme është zhdukur gjatë rrugës nga Shqipëria për në Tajlandë.

Sipas lajmit të raportuar nga organizata “Basel Action Network”, bëhet me dije se dy anije me 160 kontenierë në total, mbanin 816 ton mbetje të rrezikshme, ngarkesë kjo e nisur nga Porti i Durrësit dhe që do të ankorohej në Afrikën e Jugut për t’u diskoluar më pas në Tajlandë.

Anija, MAERSK CAMPTON, e para nga dy anijet e tilla që transporton 100 kontejnerë e mbushur me pluhur të rrezikshëm që grumbullohet nga filtrat e furrave të çelikut, ka fikur sistemin Automatik të Identifikimit  (AIS) më 31 korrik dhe nuk kreu dislokimin e planifikuar më 1 gusht në Cape Toën.

“Ne nuk mund të imagjinojmë asnjë arsye tjetër për këtë sjellje përveç një përpjekjeje nga MAERSK, për të shmangur arrestimin ose vonesat për shkak të gjasave që anija e tyre të përfshihet në trafikimin e mbetjeve të rrezikshme. I bëjmë thirrje MAERSK që të bashkëpunojë menjëherë për të ndihmuar komunitetin ndërkombëtar në parandalimin e hedhjes së paligjshme të mbetjeve të rrezikshme“, tha Jim Puckett, Drejtor Ekzekutiv i BAN.

Anija e dytë, MAERSK CANDOR e cila mban 60 kontejnerë të tjerë të mbetjeve të rrezikshme, është aktualisht në një rrugë të ngjashme me anijen e parë dhe pritet të arrijë në Tajlandë brenda disa orësh. Rrjeti i Veprimit të Baselit (BAN) që mësoi për herë të parë për dërgesën, së bashku me organizatat e drejtësisë mjedisore, groundWork, Friends of the Earth në Afrikën e Jugut dhe EARTH në Tajlandë po bëjnë thirrje që MAERSK CANDOR të kapet nga Afrika e Jugut dhe ngjarja të tingëllojë si kambanë alarmi në të gjithë Azinë Jugore dhe Juglindore duke u bërë thirrje qeverive të përgjojnë dy anijet.

Vlerësohet se 816 tonë totale metrikë në bordin e dy anijeve besohet se mbajnë pluhur toksik të furrës së çelikut të mbledhur nga filtrat e kontrollit të ndotjes. Nëse konfirmohet se janë mbetje të rrezikshme, nga dispozitat e Konventës së Bazelit, Traktati i Kombeve të Bashkuara që rregullon tregtinë e mbetjeve të rrezikshme dhe të tjera, kontejnerët mund të sekuestrohen dhe të riatdhesohen në Shqipëri.

Dyshohet se nëse nuk ndërmerren masa, pluhurat e filtrit toksik do të përhapen në fushat bujqësore ose do të hidhen në Tajlandë. Një dërgesë e ngjashme e të njëjtave lloje mbetjesh u ndalua kur mbërriti në Kinë në fillim të këtij viti. Autoritetet kineze zbuluan se dërgesa përmbante më shumë se 8% të plumbit toksik.

/a.r

Next Post
Trazirat në Britaninë e Madhe / Analiza e DW: Si e djathta ekstreme përfitoi nga zemërimi pas sulmit ku u vranë tri vajza

Trazirat në Britaninë e Madhe / Analiza e DW: Si e djathta ekstreme përfitoi nga zemërimi pas sulmit ku u vranë tri vajza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

September 29, 2026
Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin

Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin

September 29, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e martë 29 shtator 2026: Peshqit afrohen te një vendim i madh në dashuri

September 29, 2026
Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Ndalimi i importeve nga Brazili, pritet rritja e çmimeve të mishit: Ai i viçit shkon deri në 1,700 lekë/kg

September 29, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Gjyqësori s’po e përfill Kuvendin”/ Çupi: SPAK, tentativa për të paralizuar qeverinë

September 29, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

“Zvërneci”, Klosi: Tradhti kombëtare do ishte të mos zhvillohej projekti

September 29, 2026
Nga bizneset e vogla, tek hotelet me 4 dhe 5 yje/ Kush përjashtohet nga tatimet deri në 2029-ën?

Nga taksat te pagat. Paketa fiskale 2027 në tavolinë, biznesi hap listën e kërkesave

September 29, 2026
Moti për sot, kthjellime dhe reshje lokale shiu në zonat malore

Moti për sot me diell në të gjithë territorin

September 29, 2026
“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com