Një 23-vjeçar u arrestua nga policia pasi u kap duke transportuar 21 emigrantë të paligjshëm.
Elson Syla, banues në Kukës u ndalua nga policia në aksin rrugor Fushë Krujë-Lezhë teksa po udhëtonte me mjetin tip “Volkswagen”.
Ai ishte nisur nga Tirana drejt Kukësit e më pas me destinacion drejt vendeve të BE-së.
Sipas policisë, ai u kishte marrë 700 euro secilit për transportimin e tyre drejt shteteve europiane.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprën penale “Ndihma e paligjshme të kufijve”.
/e.rr