Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë përplasjet në mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së me qeverinë.
Rama hodhi akuza ndaj mediave, të cilat, sipas tij, nuk raportuan për ato që u diskutuan, por u morën vetëm me përplasjen e tij me Spiropalin.
Sipas kryeministrit, “njerëzit kanë halle të tjera” dhe jo të merren me lojëra fjalësh.
“Ishte spektakolare dhe e pabesueshme edhe për mua, që nuk ka më se çfarë më surprizon, që ne mblidhemi në një mbledhje të zgjeruar të grupit parlamentar me qeverinë, për të diskutuar tema specifike. I kushtojmë orë të tëra çështjes së pronave dhe çështjes së shërbimit të Kadastrës dhe reformës në të; pastaj flasim për Reformën Territoriale, ku kryetari bën analizën, më pas zhvillojmë edhe një tjetër sesion për temat e komunikimit etj.
Fillojmë në orën 11 dhe dalim në orën 6, dhe mediat kombëtare, nuk po diskutoj “tenxheret e vogla të mbushura me helm”, media kombëtare raportojnë për publikun se çfarë i tha Edi Rama njërës dhe çfarë i tha tjetrës. Njerëzit kanë votuar dhe kanë halle të tjera”, tha ai.










