• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

by E B
31/03/2026 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Syze të realitetit të shtuar (AR) që përkthejnë në mbi 140 gjuhë në kohë reale, kafene me robotë që mund të përgatisin ushqim, orkestra robotike që luajnë muzikë dhe kërcejnë… Në takimin vjetor të sapopërfunduar të Forumit “Zhongguancun 2026”, vizitorët mund të përjetonin nga afër skenarët e gjallë të inteligjencës artificiale që fuqizon industri të ndryshme. Shahbaz Khan, drejtor i Zyrës Rajonale të UNESCO-s për Azinë Lindore, u shpreh se forumi i sivjetshëm jo vetëm që shfaqi arritjet teknologjike të përparuara, por tregoi gjithashtu se si teknologjia mund të kontribuojë në zhvillimin me cilësi të lartë, gjë që sipas tij ishte “mbresëlënëse”.

Ky vit shënon fillimin e Planit të 15-të Pesëvjeçar të Kinës, dhe përshpejtimi i fuqizimit teknologjik në nivel të lartë është përcaktuar një ndër përparësitë në raportin e punës së qeverisë kineze. Sipas “Raportit të Treguesve të Inovacionit Kombëtar 2025” të publikuar ditët e fundit, Kina renditet e nënta në botë, 11 vende më sipër në krahasim me vitin 2012, duke u bërë vendi me ngritjen më të shpejtë në dekadën e fundit dhe i vetmi vend me të ardhura të mesme që përfshihet në dhjetëshen e parë.
Në këtë sfond, tema e takimit të sivjetshëm të Forumit “Zhongguancun” – “Integrimi i thelluar i inovacionit teknologjik dhe atij industrial” – jo vetëm që përputhet me detyrat e përcaktuara në Planin e 15-të Pesëvjeçar, por gjithashtu i përgjigjet interesit të jashtëm lidhur me drejtimin e zhvillimit të ardhshëm të Kinës.

Ndërsa rezultatet teknologjike të paraqitura në forum zbuluan potencialin për kërkesa të reja të konsumit. Kjo u pasqyrua më shumë nga 21 arritjet kryesore shkencore e teknologjike të publikuara në ditën e mbylljes së forumit. Për shembull, “Truri Tong” (TongBrain), i cili i pajis robotët me një “qendër vendimmarrjeje” universale, do të promovojë përdorimin në shkallë të gjerë të inteligjencës së mishëruar. Ndërkohë, zbulimi për herë të parë i qarkut funksional patogjenik të sëmundjes së Parkinsonit dhe sistemi i parë robotik për kirurgjinë e zëvendësimit të nyjave të shpatullave mund të mbrojnë në mënyrë efektive shëndetin e njerëzve.
Hans d’Orville, kryetari i Komitetit Këshillimor të Qendrës Ndërkombëtare për Krijueshmëri dhe Zhvillim të Vazhdueshëm të UNESCO-s, vuri në dukje se Kina zotëron mjete shumë të pjekura të inteligjencës artificiale, me anën e të cilave mund të prodhojë produkte me cilësi të lartë për t’u ofruar njerëzve më shumë zgjedhje.

Guillaume Joyet, drejtor ekzekutiv i Dhomës Zvicerane të Tregtisë në Kinë, tha se kompanitë zvicerane kanë epërsi në prodhimin e automatizuar të produkteve me cilësi të lartë, ndërsa teknologjia kineze po kalon drejt zhvillimit me cilësi të lartë e të gjelbër. Të dyja palët mund të zhvillojnë një bashkëpunim më të mirë midis tyre.

Dennis Simon, president i Aleancës së Organizatave Globale të Talenteve, vuri në dukje që, si një vend gjithnjë e më i orientuar drejt inovacionit, Kina mund të ofrojë përvojë të vlefshme për vendet e tjera të Jugut Global. “Duke parë përvojat e Kinës si ‘DeepSeek’, këto vende e kuptojnë që nuk duhet të mbështeten në mikroçipa jashtëzakonisht të shtrenjtë, as të investojnë miliarda a dhjetëra miliarda dollarë që kërkohen zakonisht, për të hyrë në fushën e inteligjencës artificiale.”
Më e rëndësishmja, në sfondin e një rimëkëmbjeje të ngadaltë ekonomike globale, rritjes së rreziqeve gjeopolitike dhe të proteksionizmit, Kina ka mbështetur vazhdimisht bashkëpunimin e hapur të nivelit të lartë në shkencë e teknologji, duke u bërë një forcë nxitëse për inovacionin teknologjik global.

Në Forumin “Zhongguancun” të kësaj here Kina njoftoi hapjen dhe ndarjen e përbashkët të dhjetë objekteve të mëdha të infrastrukturës kërkimore shkencore, duke përfshirë Projektin Meridian, Observatorin e Rrezeve Kozmike në Lartësi të Madhe, si edhe Objektin për Eksperimente në Kushte Ekstreme. Për këtë, Hussein Sharif, bashkëkryetar i Komitetit për të Dhënat i Këshillit Shkencor Ndërkombëtar (CODATA), deklaroi se Kina jo vetëm që demonstron aftësi inovative të nivelit të lartë dhe forcë industriale, por gjithashtu mban një qëndrim të hapur ndaj koncepteve të ndryshme inovative, “dhe hapja është e vetmja mënyrë për inovacion”.
Takimi vjetor i Forumit “Zhongguancun” ka përfunduar, por bashkëpunimi në risitë teknologjike vazhdon. Për botën, bashkëpunimi me Kinën do të thotë të zgjedhësh fushën më të madhe të aplikimeve inovative, të shfrytëzosh mundësitë e zhvillimit me cilësi të lartë dhe të krijosh një të ardhme më të mirë.

Next Post
Jemi të gjithë “politikanë”…

Për tuafët, që besojnë tek “përçarja” e PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com