U mor i pandehur nga SPAK, Meta reagon sërish: Me urdhër të Edi Ramës! S’ka asnjë episod të ri përveç fletërrufesë pa asnjë fakt

Ish-Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish nga qelia pasditen e kësaj të marte pasi iu komunikua se është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK nën akuzat për korrupsion, pastrimit parash dhe fshehje të pasurisë, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.

Përmes rrjeteve sociale, Meta shprehet se marrja si i pandehur nga SPAK është e orkestruar nga kryeministri Edi Rama dhe “se nuk ka asnjë episod të ri përveç fletërrufesë pa asnjë fakt apo provë penale”.

“Të dashur qytetarë, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë!

Sot, siç e keni ndjekur nga mediat, por edhe nga sqarimi publik i avokatit tim të mirënjohur Kujtim Cakrani, fill pas farsës elektorale, siç edhe e prisja, m’u komunikua me urdhër të Edi Ramës, marrja si i pandehur.

Është e qartë se më shumë se 7 muaj pas rrëmbimit tim terrorist, si prelud i vet terrorizmit elektoral të zhvilluar në publik dhe akoma më shumë në nëntokë, do të ndodhte pikërisht kjo që ndodhi sot.

Dua t’ju sqaroj se nuk ka asnjë episod të ri përveç fletërrufesë pa asnjë fakt apo provë penale, që u firmos me urdhër të Edi Ramës, jo thjesht për rrëmbimin tim politik dhe terrorizimin e anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë së Lirisë, por edhe për rrëmbimin e vet Partisë së Lirisë dhe të siglës së saj.

Kauzat e Partisë së Lirisë janë më të forta se asnjëherë ndaj pres me padurim nisjen e procesit të gjykimit, që ky proces të vërtetojë edhe njëherë se Ilir Meta në të gjithë jetën e tij publike ka qenë shembull i respektimit të ligjit dhe Kushtetutës.

Jam i bindur se ky proces i Ramaformës, i fabrikuar për vite të tëra, hetimi i së cilës ka nisur në dhjetor 2019, do të shkrihet si akullorja në kulmin e vapës.

Partia e Lirisë do të dalë shumëherë më e fortë nga kjo betejë sepse kauzat e saj janë interes ekzistencial kombëtar”,- shprehet Meta.

Metës dhe Kryemadhit, akuzat i janë komunikuar nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi, prokurorët e dosjes e cila përfshiu tre hetime në një, aferën CEZ-DIA, skandalin e lobimit të LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Akuzohet pritet t’i komunikohen në vijim edhe të akuzuarve të tjerë, Ema Çoku e Piro Xhixho.

Lajmi për ndryshimin e statusit penal në përballje me drejtësinë bëri që kreu i PL të kishte komunikimin e tij të parë me mediat përmes telefonit të avokatit, ku nuk harroi të sulmonte SPAK, ndërsa e quajti një organizatë në shërbim të verbër të Ramës.

Meta që prej 21 tetorit të kaluar ndodhet në arrest me burg, ndërsa Kryemadhi me detyrim paraqitje. Kryemadhi-Meta, tashmë ligjërisht të divorcuar, akuzohen se ndër vite kanë ushtruar pushtetin e tyre për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme dhe kanë fshehur burimin e tyre duke përdorur edhe familjarët.

Next Post

Comments 1

  1. L.Xh says:

    O Like, që kur i the avokatit (ai vetë e thotë “avukat”) “i mirënjohur”, ai nxorri syzet e diellit tepër – tepër te shtrenjta,, për gradimin që i kishe bërë ti, mbasi deri më sot, avukat Cakrani ka mbrojtur vetëm hajdutë pulash e kriminelë ordinerë, ndersa ti o Like, je i pari VIP (në fakt rrip) që ai mbron, dhe ka pazar të lirë, sepse mesa duket të janë bllokuar paratë, ose ata që ti “u a ke lënë me amanet” të kanë këthyer kurrizin e nuk të njohin më.
    Të fala Sonila Meqos
    Kujdes macen Sasha me wc-në e 11-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com