• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U mbyt gjatë Luftës së Parë Botërore/ Zbulohet pas 103 vitesh në gjirin e Durrësit piroskafi i marinës Mbretërore Italiane

by Java News
14/01/2022 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Gëzim Kabashi

Njohja e hapësirës nënujore pranë brigjeve shqiptare vazhdon të jetë një nga synimet e specialistëve të Institutit të Arkeologjisë.

Në gjiun e Durrësit zhytësit Andrea Bada dhe Denis Nova, në kuadër të përpilimit të hartës arkeologjike nënujore të bregdetit shqiptar, projekt i këtij Instituti, realizuan kohët e fundit në thellësinë 90 metra fotot dhe videot e para të një anije me gjatësi rreth 74 metra.

Asgjë nuk dihej më shumë se kaq.

Arkeologu nënujor, Adrian Anastasi, i cili drejton projektin tha për BIRN se u deshën afro pesë muaj për të identifikuar reliktin e panjohur, si dhe rrethanat e mbytjes së tij në gjiun e Durrësit.

“Anija me emrin ‘Verbano’ u mbyt me 13 nëntor 1918, pak ditë pasi kishte përfunduar zyrtarisht Lufta e Parë Botërore,” tha dr. Adrian Anastasi, i cili ka studiuar dokumentet e kohës dhe regjistrat ushtarako-detarë të vendeve të përfshira në luftë.

“Ajo ka ndeshur në mina detare, të cilat me shumë gjasa ishin shkëputur nga zonat e minuara,” shtoi dr. Adriani.

Piroskafi “Verbano”, i cili njihet si anije transporti e marinës mbretërore italiane, po lundronte nga Kotorri drejt brigjeve të Libisë, kur në gjiun e Drinit shpërthimi i dy minave i dëmtoi plotësisht sallën e motorrëve.

Megjithë gjendjen e rënduar mjeti lundrues arriti në gjiun e Durrësit.

Ngjarja tragjike  në brigjet shqiptare shkaktoi humbjen e mjaft jetëve njerëzore, nga 61 marinarë gjithsej që kishte në anije.

“Tetë marinarë humbën jetën menjëherë, më pas edhe shumë të tjerë,” tha dr. Anastasi, duke sjellë të dhëna të hollësishme për fatin e anijes. “Një pjesë e ekuipazhit shpëtoi falë ndërhyrjes së torpedinieres italiane 57 AS,” shtoi arkeologu.

Që nga ai moment, fati i “Verbanos” mbeti për më shumë se 103 vjet krejt i panjohur për publikun.

Zhytësit shqiptarë për herë të parë në 90 metra thellësi

Zgjerimi i hapësirës së studimit nënujor, projekt i Institutit të Arkeologjisë parashikonte kërkime në thellësi më të mëdha se sa ato të që ishin arritur deri tani.

Për herë të parë në brigjet shqiptare u vendos të testoheshin thellësi deri në 90 metra.

Zhytësi italian Andrea Bada, i cili po kontribuon me stafin teknik të projektit tha për BIRN se është i kënaqur për bashkëpunimin si dhe për njohjen e relikteve të reja, të mbytura në brigjet shqiptare.

“Unë besoj se mbështetja e qeverisë shqiptare do të mundësonte zbulimin e mjaft anijeve të tjera, të mbytura gjatë shekullit të kaluar në brigjet tuaja,” tha më tej Andrea, duke shtuar se do të ishte shumë mirë të xhiroheshin edhe dokumentarë mbi këtë temë.

Por ai i quan po kaq të rëndësishme edhe kushtet e zhytjes nën ujë.

“Bashkë me kolegun durrsak Nova ne u zhytëm në  thellësinë prej 90 metra dhe na u desh të përballonim disa sfida të tjera, një nga të cilat është mungesa e dhomës iperbarike si dhe mbështetja me mjete lundrimi të specializuara”.

“Zhytja përtej 70 metrave krijon mjaft rreziqe,” thotë më tej zhytësi Italian Bada, i cili në brigjet italiane ka zbuluar anije në thellësi deri në 140 metra.

Në brigjet shqiptare janë identifikuar reliktet e dhjetra anijeve tregtare dhe ushtarake, të cilat mund të kthehen në destinacione turistike.

Konventa e fundit ndërkombëtare UNCLOS III, ku aderon edhe vendi ynë kanë përcaktuar një periudhë 100-vjeçare, gjatë së cilës të drejtat mbi anijet e mbytura i kanë së bashku, si shteti i flamurit të mjetit lundrues, po ashtu edhe vendi të cilit i përkasin ujrat detare ku anija ndodhet.

Dr Adrian Anastasi shton se edhe Konventa e UNESCO-s Paris 2001, në të cilën aderon vendi ynë, vlerëson se anijet e mbytura prej më shumsë se 100 vitesh përbëjnë trashëgiminë kulturore nënujore dhe mbrohen me ligj.

Në këtë kuadër Instituti I Arkeologjisë ka një bashkëpunim mjaft të mirë me Ministrinë e Kulturës dhe Forcën Detare.

Sipas të dhënave të Komandës së Forcave tona Detare, nga 64 anijet e mbytura përballë brigjeve shqiptare pjesa më e madhe i përkasin dy luftërave botërore, viteve 1914-1918 dhe 1939-1945, ndërsa 19 të tjera, janë anije të Flotës sonë Detare ushtarake gjatë Luftës së Ftohtë, që u fundosën për shkaqe të ndryshme pas viteve 1990.

Historia interesante e anijes me tre emra

Anija “Verbano”, relikti i së cilës ndodhet prej 103 vitesh nën ujë përballë brigjeve të Durrësit, ka një histori mjaft interesante.

Ajo filloi të ndërtohet në vitin 1907 në një nga kantieret e Liverpulit me emrin e parë jozyrtar “Gemini” (Binjakët yjorë).

“Anija ishte porositur nga qeveria japoneze, me qëllim transportin e nëndetëseve nga Evropa drejt Paqësorit,” tregon dr. Adrian Anastasi, lidhur me anijen e mbytur pranë Durrësit dhe që mbijetoi vetëm 10 vjet.

Pas transportit të dy nëndetëseve të para, të cilat për të përballuar lundrimin e gjatë u vendosën në bordin e piroskafit duke përdotur një teknologji krejt të re, anija mori emrin “Transporter”.

Marina Mbretërore italiane e bleu atë në vitin 1910 dhe e vendosi në arsenalin e saj të bazës detare në Taranto, ndërsa vetë anija komandohej gjatë gjithë kohës nga oficerë të kësaj Marine.

Para dhe gjatë Luftës së Madhe 1914 – 1918, piroskafi që u pagëzua  me emrin e ri “Verbano” punoi për transportin e municioneve dhe pjesëve të artilerisë.

“Verbano” ishte nisur nga Kotorri dhe po lundronte drejt brigjeve të Libisë, kur ndeshi në minat detare që i morrën jetën më shumë se 40 marinarëve italianë dhe shkatërruan pjesërisht anijen që u mbyt përballë gjiut të Durrësit, për tu zbuluar 103 vjet më vonë nga zhytësit shqiptarë dhe italianë dhe duke pasuruar më tej historinë e brigjeve tona.

Next Post
‘Amerikën e kam shtëpi, Shqipërinë e kam atdhe’, Rama ndan foton me të riun shqiptar që shërben në aeroplanmbajtësen amerikane

'Amerikën e kam shtëpi, Shqipërinë e kam atdhe', Rama ndan foton me të riun shqiptar që shërben në aeroplanmbajtësen amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia kap dy agjentë ukrainas: Po përgatisnin sulm me dron ndaj mbrojtjes ajrore të Moskës

Rusia kap dy agjentë ukrainas: Po përgatisnin sulm me dron ndaj mbrojtjes ajrore të Moskës

October 26, 2026
Mbahet sot mbledhja e grupit parlamentar të PS, i pranishëm edhe Rama! Kryeministri mbërrin në Kryesinë e Kuvendit! (VIDEO)

Mbahet sot mbledhja e grupit parlamentar të PS, i pranishëm edhe Rama! Kryeministri mbërrin në Kryesinë e Kuvendit! (VIDEO)

October 26, 2026
Sulme masive me raketa e dronë në Ukrainë, 6 të vrarë dhe 9 të plagosur në dy qytete -

Lufta Rusi-Ukrainë, sulme me dronë dhe raketa nga të dyja palët! Dy të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

October 26, 2026
“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

Dhuna në protestën e të dielës, Policia shpall në kërkim 20 persona, mes të arrestuarve edhe një shtetas gjerman!

October 26, 2026
“Unë bëj marrëveshje të mira, jo si Obama”/ Trump: Askush nuk e di se çfarë përmban pakti me Irani

Zgjedhjet në Izrael, Trump mbështet fuqishëm mikun e tij Netanyahu: Votoni Bibin, duhet të përfundojmë punën që nisëm!

October 26, 2026
Për t’u sjellë njerëzisht me kafshët shtëpiake

Për t’u sjellë njerëzisht me kafshët shtëpiake

October 26, 2026
Vaksina eksperimentale kundër kancerit provokon përgjigje imune te disa pacientë

Alarmi për kujdes/ Aplikimi i vaksinës antigrip, 6500 doza të shpërndara në qendrat shëndetësore të Gjirokastrës!

October 26, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Çfarë ndryshon në Ballkan pas humbjes së Vuçiçit

October 26, 2026
Ministri Katz: Izraeli nuk ka plan për të sulmuar Iranin para zgjedhjeve

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Katz: Izraeli nuk ka plan për të sulmuar Iranin para zgjedhjeve!

October 26, 2026
Të shtëna me armë zjarri pranë një universiteti në Florida, raportohet për të paktën 12 të plagosur, mes tyre edhe 6 fëmijë!

Të shtëna me armë zjarri pranë një universiteti në Florida, raportohet për të paktën 12 të plagosur, mes tyre edhe 6 fëmijë!

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In