• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U mbyt gjatë Luftës së Parë Botërore/ Zbulohet pas 103 vitesh në gjirin e Durrësit piroskafi i marinës Mbretërore Italiane

by Java News
14/01/2022 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Gëzim Kabashi

Njohja e hapësirës nënujore pranë brigjeve shqiptare vazhdon të jetë një nga synimet e specialistëve të Institutit të Arkeologjisë.

Në gjiun e Durrësit zhytësit Andrea Bada dhe Denis Nova, në kuadër të përpilimit të hartës arkeologjike nënujore të bregdetit shqiptar, projekt i këtij Instituti, realizuan kohët e fundit në thellësinë 90 metra fotot dhe videot e para të një anije me gjatësi rreth 74 metra.

Asgjë nuk dihej më shumë se kaq.

Arkeologu nënujor, Adrian Anastasi, i cili drejton projektin tha për BIRN se u deshën afro pesë muaj për të identifikuar reliktin e panjohur, si dhe rrethanat e mbytjes së tij në gjiun e Durrësit.

“Anija me emrin ‘Verbano’ u mbyt me 13 nëntor 1918, pak ditë pasi kishte përfunduar zyrtarisht Lufta e Parë Botërore,” tha dr. Adrian Anastasi, i cili ka studiuar dokumentet e kohës dhe regjistrat ushtarako-detarë të vendeve të përfshira në luftë.

“Ajo ka ndeshur në mina detare, të cilat me shumë gjasa ishin shkëputur nga zonat e minuara,” shtoi dr. Adriani.

Piroskafi “Verbano”, i cili njihet si anije transporti e marinës mbretërore italiane, po lundronte nga Kotorri drejt brigjeve të Libisë, kur në gjiun e Drinit shpërthimi i dy minave i dëmtoi plotësisht sallën e motorrëve.

Megjithë gjendjen e rënduar mjeti lundrues arriti në gjiun e Durrësit.

Ngjarja tragjike  në brigjet shqiptare shkaktoi humbjen e mjaft jetëve njerëzore, nga 61 marinarë gjithsej që kishte në anije.

“Tetë marinarë humbën jetën menjëherë, më pas edhe shumë të tjerë,” tha dr. Anastasi, duke sjellë të dhëna të hollësishme për fatin e anijes. “Një pjesë e ekuipazhit shpëtoi falë ndërhyrjes së torpedinieres italiane 57 AS,” shtoi arkeologu.

Që nga ai moment, fati i “Verbanos” mbeti për më shumë se 103 vjet krejt i panjohur për publikun.

Zhytësit shqiptarë për herë të parë në 90 metra thellësi

Zgjerimi i hapësirës së studimit nënujor, projekt i Institutit të Arkeologjisë parashikonte kërkime në thellësi më të mëdha se sa ato të që ishin arritur deri tani.

Për herë të parë në brigjet shqiptare u vendos të testoheshin thellësi deri në 90 metra.

Zhytësi italian Andrea Bada, i cili po kontribuon me stafin teknik të projektit tha për BIRN se është i kënaqur për bashkëpunimin si dhe për njohjen e relikteve të reja, të mbytura në brigjet shqiptare.

“Unë besoj se mbështetja e qeverisë shqiptare do të mundësonte zbulimin e mjaft anijeve të tjera, të mbytura gjatë shekullit të kaluar në brigjet tuaja,” tha më tej Andrea, duke shtuar se do të ishte shumë mirë të xhiroheshin edhe dokumentarë mbi këtë temë.

Por ai i quan po kaq të rëndësishme edhe kushtet e zhytjes nën ujë.

“Bashkë me kolegun durrsak Nova ne u zhytëm në  thellësinë prej 90 metra dhe na u desh të përballonim disa sfida të tjera, një nga të cilat është mungesa e dhomës iperbarike si dhe mbështetja me mjete lundrimi të specializuara”.

“Zhytja përtej 70 metrave krijon mjaft rreziqe,” thotë më tej zhytësi Italian Bada, i cili në brigjet italiane ka zbuluar anije në thellësi deri në 140 metra.

Në brigjet shqiptare janë identifikuar reliktet e dhjetra anijeve tregtare dhe ushtarake, të cilat mund të kthehen në destinacione turistike.

Konventa e fundit ndërkombëtare UNCLOS III, ku aderon edhe vendi ynë kanë përcaktuar një periudhë 100-vjeçare, gjatë së cilës të drejtat mbi anijet e mbytura i kanë së bashku, si shteti i flamurit të mjetit lundrues, po ashtu edhe vendi të cilit i përkasin ujrat detare ku anija ndodhet.

Dr Adrian Anastasi shton se edhe Konventa e UNESCO-s Paris 2001, në të cilën aderon vendi ynë, vlerëson se anijet e mbytura prej më shumsë se 100 vitesh përbëjnë trashëgiminë kulturore nënujore dhe mbrohen me ligj.

Në këtë kuadër Instituti I Arkeologjisë ka një bashkëpunim mjaft të mirë me Ministrinë e Kulturës dhe Forcën Detare.

Sipas të dhënave të Komandës së Forcave tona Detare, nga 64 anijet e mbytura përballë brigjeve shqiptare pjesa më e madhe i përkasin dy luftërave botërore, viteve 1914-1918 dhe 1939-1945, ndërsa 19 të tjera, janë anije të Flotës sonë Detare ushtarake gjatë Luftës së Ftohtë, që u fundosën për shkaqe të ndryshme pas viteve 1990.

Historia interesante e anijes me tre emra

Anija “Verbano”, relikti i së cilës ndodhet prej 103 vitesh nën ujë përballë brigjeve të Durrësit, ka një histori mjaft interesante.

Ajo filloi të ndërtohet në vitin 1907 në një nga kantieret e Liverpulit me emrin e parë jozyrtar “Gemini” (Binjakët yjorë).

“Anija ishte porositur nga qeveria japoneze, me qëllim transportin e nëndetëseve nga Evropa drejt Paqësorit,” tregon dr. Adrian Anastasi, lidhur me anijen e mbytur pranë Durrësit dhe që mbijetoi vetëm 10 vjet.

Pas transportit të dy nëndetëseve të para, të cilat për të përballuar lundrimin e gjatë u vendosën në bordin e piroskafit duke përdotur një teknologji krejt të re, anija mori emrin “Transporter”.

Marina Mbretërore italiane e bleu atë në vitin 1910 dhe e vendosi në arsenalin e saj të bazës detare në Taranto, ndërsa vetë anija komandohej gjatë gjithë kohës nga oficerë të kësaj Marine.

Para dhe gjatë Luftës së Madhe 1914 – 1918, piroskafi që u pagëzua  me emrin e ri “Verbano” punoi për transportin e municioneve dhe pjesëve të artilerisë.

“Verbano” ishte nisur nga Kotorri dhe po lundronte drejt brigjeve të Libisë, kur ndeshi në minat detare që i morrën jetën më shumë se 40 marinarëve italianë dhe shkatërruan pjesërisht anijen që u mbyt përballë gjiut të Durrësit, për tu zbuluar 103 vjet më vonë nga zhytësit shqiptarë dhe italianë dhe duke pasuruar më tej historinë e brigjeve tona.

Next Post
‘Amerikën e kam shtëpi, Shqipërinë e kam atdhe’, Rama ndan foton me të riun shqiptar që shërben në aeroplanmbajtësen amerikane

'Amerikën e kam shtëpi, Shqipërinë e kam atdhe', Rama ndan foton me të riun shqiptar që shërben në aeroplanmbajtësen amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Del fotoja e 67–vjeçarit që humbi jetën pas shpërthimit në hyrje të pallatit në Shkodër! Kush ishte viktima Hysni Ymeri

“Tritoli u la 2 ditë i pashpërthyer te sahati elektrik, e montoi…”/ Detajet nga atentati në Shkodër, ende mister motivi dhe porositësi

January 3, 2026
Vrau gruan e më pas veten, detaje nga krimi në familje në Vlorë/ 40-vjeçarja ishte kthyer për festat e fundvitit në banesë, konfliktet…

Vrau gruan e më pas veten, detaje nga krimi në familje në Vlorë/ 40-vjeçarja ishte kthyer për festat e fundvitit në banesë, konfliktet…

January 3, 2026
“Maduro u kap nga njësia speciale elitare amerikane Delta Force”

“Maduro u kap nga njësia speciale elitare amerikane Delta Force”

January 3, 2026
Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Euro në vend të Lekut më 2030, kur 100% e pagesave priten të bëhen digjitale?

January 3, 2026
Dy të vdekur nga tërmeti i fortë në Meksikë, dëmtohen dhjetëra banesa

Dy të vdekur nga tërmeti i fortë në Meksikë, dëmtohen dhjetëra banesa

January 3, 2026
Vendi “zbardhet” nga dëbora/ ARRSH: Qarkullimi vijon normalisht, grupet e punës në terren

Vendi “zbardhet” nga dëbora/ ARRSH: Qarkullimi vijon normalisht, grupet e punës në terren

January 3, 2026
Tabaku: 55% e shqiptarëve nuk mbyllin dot muajin, sepse qeveria ka zgjedhur gjithmonë oligarkët mbi qytetarët

Kompensimi i pronave, Jorida Tabaku: Ligji socialist ka mbaruar afatin dhe ka dështuar në zbatim!

January 3, 2026
Bombardimet në Venezuelë, reagon Trump: SHBA kreu me sukses një sulm të madh. Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron

Bombardimet në Venezuelë, reagon Trump: SHBA kreu me sukses një sulm të madh. Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron

January 3, 2026
VIDEO-Vlorë, sherr mes të rinjve, qëllohet me armë zjarri/ Momenti i konfliktit, 2 të arrestuar (EMRAT)

VIDEO-Vlorë, sherr mes të rinjve, qëllohet me armë zjarri/ Momenti i konfliktit, 2 të arrestuar (EMRAT)

January 3, 2026
Moti i keq në vend/ Paralajmërime për rrezik përmbytjesh dhe reshje dëbore

Moti i keq në vend/ Paralajmërime për rrezik përmbytjesh dhe reshje dëbore

January 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com