• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U mbars mali e polli një mi! (Ose provat e reja ndaj Erion Veliajt)

by Ardit Rada
12/03/2025 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Në një nga portalet afër Sali Berishës, që çuditërisht furnizohet i pari me lajme ekskluzive nga SPAK-u, doli dje një lajm vetëtimthi pas seancës në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Erion Veliajn, ku flitej për “prova të reja”. Aty thuhej se ai na qenkësh përgjuar nga telefoni i burgut (që s’ka njeri që nuk e di se përgjohet 24h/24h) duke dhënë porosi që të sulmoheshin në media prokurorët e çështjes së tij.

E në vrull e sipër, prokurorët e Veliajt nuk ishin përmbajtur, por kishin përmedur edhe disa emra të njohur gazetarësh, të cilët gjatë një muaji në izolim të kryebashkiakut, kanë zhvilluar intervista me të, e që më pas janë transmetuar live në televizion. Deri këtu nuk kemi asnjë provë të re..!

Pra, dje SPAK-u na tha, nëpërmjet portalit zyrtar të tyre (!?), se provat e reja kundër Veliajt na qenkëshin intervistat publike të këtij në media, apo ç’është edhe më skandalozja, statuset e tij publike në Facebook, të cilat mandej janë marrë nga të gjitha mediat në vend dhe janë botuar në portale e bërë kronika në TV.

Po të gjitha këto ne i dinim, se Veliaj nuk i ka fshehur ndonjëherë, që t’i përgjonte SPAKu në telefonin e burgut!

E nëse këto janë “provat e reja” me të cilat SPAK-u kërkon të mbajë të mbyllur në izolim një kryebashkiak të zgjedhur 3 herë rresht nga qytetarët e Tiranës, ndër më të votuarit në vend në çdo palë zgjedhje, me nga çerek milionë votash, atëherë ky është një tjetër skandal, i cili tregon shumë për reformën në drejtësi që është bërë në Shqipëri.

Më shumë se sa “prova të reja”, këto duken si një përpjekje e dëshpëruar e prokurorëve të Veliajt për të dalë nga një situatë ku e kanë futur veten, me gabime trashanike që në faqen e parë të dosjes hetimore, ku e cilësuan Veliajn “të dënuar”, për të cilën më pas u tërhoqën dhe deklaruan se ishte një lapsus.

Të gjendur në këto kushte, duket se këta prokurorë dje kanë shkuar edhe më tej në lunatizmin e tyre, duke përmendur emra gazetarësh të nderuar në një seancë gjyqi. Gazetarët kanë bërë vetëm detyrën dhe askush nuk ka të drejtë t’i nominojë me emër e mbiemër, qofshin këta prokurorë, në një seancë gjyqi ku s’kanë asnjë lidhje me çështjen.

Sepse këta gazetarë sot kanë gjithë të drejtën të ndihen të intimiduar.

E me sa duket prokurorët e Veliajt nuk qenkan më të interesuar për të zbardhur me urgjencë një çështje si kjo, ku mbajnë në burg pa akuzë një të zgjedhur nga populli, por në fakt, për çmendurinë e tyre, shqetësohen për lajme dhe editoriale si të ishin kryeredaktorë.

Atëherë ne të gjithë sot duhet të besojmë që Erion Veliaj është mbajtur një muaj në burg pa asnjë provë dhe është dashur që të mbyllej brenda që këtë muaj të siguroheshin “provat e reja”. Në këtë moment Gjykata e Posaçme e Apelit duhet të ngrihet në lartësinë e saj dhe të thotë se izolimi i kryebashkiakut është bërë pa një proces gjyqësor dhe pa prova e fakte që diktojnë vendosjen e masave të sigurimit personal.

Në fund, vijmë te një pyetje thelbësore: Pse SPAKu është trimëruar kaq shumë ndaj Erion Veliajt, duke e mbajtur në izolim për një muaj, e duke u kujdesur që ai të mos flasë as me familjarë e miq, e as të komunikojë me mediat, në një kohë kur pak javë më parë, Sali Berisha i është drejtuar me ofendime të rënda, kërcënime dhe akuza të paimagjinueshme SPAK-ut dhe kryeprokurorit Altin Dumani, deri aty sa e cilësoi edhe kryetar të organizatës kriminale, e Berishës nuk i hyri gjemb në këmbë?

Pse SPAKu nuk e konsideroi gjithë këtë sulm dhe intimidim që Berisha u bëri (dhe vijon t’ua bëjë) prokurorëve të SPAK, si prova të reja për të?

Kjo është një pyetje që kërkon përgjigje. Dhe mbi të gjitha, kërkon një sqarim publik nga “heronjtë e fëmijëve tanë”.

Next Post
24 masat e sigurisë te UBT, Rama: Universiteti në kthesë historike, s’ka asnjë arsye për këtë lloj goditje

Kandidatët e 11 Majit / Para Kryesisë, Rama mbledh drejtuesit politikë në seli

Comments 3

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    Të lumtë djalë.
    Kjo që shkruan, është një akuzë e ré, për peshkaqenët spakistë të SPAK-ut me Altin Dumanin në krye, që ndersen këlyshët (Ols Dado e Co.) ndersa vetë rri në hije të kësajë tragji-komedije me skenarist, rregji dhe aktor kryesor Dumanin dora vetë.

    Reply
  2. L.Xh says:
    1 year ago

    U mbars mali,
    Polli një mi,
    Ja vunë emrin,
    Altin Dumaní,
    Bashkë me Olsin,
    Janë duet,
    dhjenë SPAK-un,
    Bënë një mysybet

    Reply
  3. E verteta says:
    1 year ago

    Bravo Ardit je gazetar kurajoz kur shume te tjere heshtin nga dalja e SPAKUt nga shinat e ligjit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Ndërtimet pa leje “fundosin” të tjerë zyrtarë dhe efektivë në Sarandë, lëshohen 12 urdhër-arreste

May 25, 2026
Pse “non grata” nuk blihet dot me para?!

“5-vjetori i non-gratës”, Sondazhi: 75% të shqiptarëve nuk iu intereson fare halli i Berishës

May 25, 2026
“Po e merr PD-në me vete në varr…”, Haxhiu: Portreti i doktorit është për në mur, jo të drejtojë partinë

“Po e merr PD-në me vete në varr…”, Haxhiu: Portreti i doktorit është për në mur, jo të drejtojë partinë

May 25, 2026
Rusia kërcënon me sulme të reja ndaj Kievit dhe u bën thirrje të huajve: Largohuni menjëherë!

Rusia kërcënon me sulme të reja ndaj Kievit dhe u bën thirrje të huajve: Largohuni menjëherë!

May 25, 2026
“Fishekzjarret i hodhi Rama…”/ Salianji për “zgjedhjet” në PD: Morën pjesë 4 mijë vetë, mosha mesatare 70 vjeç

“Fishekzjarret i hodhi Rama…”/ Salianji për “zgjedhjet” në PD: Morën pjesë 4 mijë vetë, mosha mesatare 70 vjeç

May 25, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

Vizita e Dendias në Tiranë, Nazarko: Greqia ushtron presion ndaj Shqipërisë për shkak të integrimit

May 25, 2026
“Nuk është momenti për Nenin 4…”, ambasadori shqiptar në Kiev: Sulmet ruse mbi selitë tona? Do qëndrojmë…

“Nuk është momenti për Nenin 4…”, ambasadori shqiptar në Kiev: Sulmet ruse mbi selitë tona? Do qëndrojmë…

May 25, 2026
“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

Alibeaj: Kapitulli 23, numri “Michael Jordan” i procesit të integrimit të Shqipërisë në BE

May 25, 2026
“Rama është në rreth të kuq”, Berisha: Raporti i IBAR kaloi për shkaqe gjeopolitike!

“Rama është në rreth të kuq”, Berisha: Raporti i IBAR kaloi për shkaqe gjeopolitike!

May 25, 2026
Nën gazin lotsjellës opozita turke gjen një yll të ri! Özgür Özel del në skenë si rivali i ri i Erdoganit

Nën gazin lotsjellës opozita turke gjen një yll të ri! Özgür Özel del në skenë si rivali i ri i Erdoganit

May 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In