• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U mbajt 13 vite e fshehur, a është kjo videoja me të cilën Meta po shantazhon Berishën?

by Java News
27/04/2024 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa fliste për marrëdhënien mes Berishës dhe Metës, të dy me gjyqe të hapura në SPAK, gazetari Adriatik Doçi foli dje edhe për një video, me të cilën kreu i PL-së ka kërcënuar më parë dhe kërcënon ish-kryeministrin Berisha.

“Mos harrojmë që Meta e shantazhon herë pas herë Sali Berishën. E ka shantazhuar edhe më parë. Fillimi i shantazhit ka nisur që në 2015-ën.

Të gjithë e mbajnë mend kur Berisha nisi një sulm politik ndaj Metës me të cilin e akuzonte se kishte porositur vrasjen e Tom Doshit dhe Mhill Fufit.

Ndërkohë Meta iu përgjigj duke e kërcënuar me publikimin e një videoje të Shkëlzen Berishës. Besohet se është një video kur Shkëlzeni paraqitet te Dritan Prifti për të kërkuar favor dhe për të bërë pazare me pasuritë publike.

Nuk është bërë publike kjo video. E ka parë një rreth i ngushtë gazetarësh në rrethet politike dhe mediatike, por nuk u bë publike sepse Sali Berisha u tërhoq, reflektoi pas atij shantazhi që i bëri Ilir Meta”, tha gazetari.

Për çfarë videoje bëhet fjalë?

Ekzistenca e kësaj  videoje u përmend për herë të parë gjatë përplasjes në 2015 në Parlament mes Metës dhe Berishës.

Ky i fundit e akuzoi Metën se kishte komplotuar vrasjen e Tom Doshit.

Meta i tha të qepte gojën se do ti transmetonte videon e Shkëlzenit nga laptopi i Dritan Priftit.

Kulmi i përplasjes së egër mes të dyve ishte seanca e 5 marsit 2015.

Seanca u kthye në një arenë sharjesh, shpifjesh dhe shantazhesh. Berisha kërkoi dorëheqjen e Metës nga kryetar Kuvendi.

Kreu i Kuvendit i është drejtuar ish-kryeministrit se “unë për ty bëj çdo sakrificë, por për Zenin nuk bëj më. E dhashë njëherë për Zenin. Pse Dritan Priftin i bën shantazh Shkëlzen Berishës, nuk kam pse të jap dorëheqje…”.

Ilir Meta shtoi se Dritan Prifti ka video të Shkëlzen Berishës.

Kjo gjë, sipas Metës, dihej edhe nga Berisha.

“Shkëlzeni ka qenë në videot e Dritan Priftit. Ti më the që shiko çfarë më ka bërë ky budallai. Ti e di mirë këtë muhabet”, ka thënë Meta si replikë ndaj Berishës.

Personi që njeh përmbajtjen e videos

Një nga personat që ka parë videon është Spartak Braho.

Braho madje ka kërkuar ta shfaq në Kuvend videon në fjalë. Spartak Braho tha se: “Nëse Berisha nuk ndalon të flasë, atëherë do të shfaq surprizën që kam për të, në një video-projektor në Kuvend“.

Sipas tij e gjithë ajo histori është histori e një sekseri, që ka qenë djali i Berishës.

Meta e ka ndaluar Brahon të ndezë projektorin ndërkohë që Berisha u largua në shtëpi, pasi mori vesh çfarë do të shfaqej.

Më pas u rikthye sërish, pasi Meta nuk pranoi shfaqjen e videos.

Spartak Braho u pyet dje nga DITA mbi përmbajtjen e kësaj videoje, por refuzoi të përgjigjej.

Po çfarë ka në këtë video, ku dhe kur është bërë ajo?

Video daton në vitin 2011, pra mbahet e fshehur prej 13 vitesh.

Është regjistruar në zyrën e ish-ministrit Prifti.

Sipas të dhënave Dritan Prifti ka regjistruar veten dhe Shkëlzenin ndërsa ky i fundit kërkon një koncesion hidrocentrali.

Në video përmendet një tarifë ryshfeti.

Shkëlzen Berisha ka reaguar pas akuzave, se ai është i përfshirë në videot e Dritan Priftit.

Ai sulmon Metën, por nuk thotë asnjë fjalë për videot.

“Gjithë bota, e dëgjon me zë dhe e sheh me figurë, duke vjedhur me bllok në dorë, por Iliri thotë se paska dhënë dorëheqjen për Shkëlzenin.

Gjithë bota dëgjon sesi akuzohet me zë dhe figurë për vrasje, por kësaj radhe nuk e jep dorëheqjen prej Shkëlzenit.

Që nuk vlen as për kryetar partie e as për kryetar parlamenti kjo është krejt e qartë, dilema ngelet nëse në krye të parlamentit është burri Monikës apo shërbëtori i Shkëlzenit”, shkruan ai.

Ndërsa Berisha tha për të birin, se “ai i ishte lutur që të mos e shkarkonte Metën”, por e kishte refuzuar këtë gjë.

Këshilltari i ish-kryeparlamentarit, Ilir Meta ka reaguar gjithashtu në atë kohë lidhur me replikat në distancë mes djalit të ish-kryeministrit Berisha dhe kryetarit të Kuvendit.

Në një reagim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Emiljano Aleksi sulmon Shkëlzen Berishën duke thënë: “Si mund të flasë dikush kur familjen e ka kthyer si Butik Blloku”.

“Po Shkëlzeni burri i kujt është…i Sadijes apo i Arminës..?! Si mund të flasë dikush kur familjen e ka kthyer si Butik Blloku.. Për Metën familja është kryevepra e natyrës…Shkëlzen…Për gjërat më të bukura duhet të luftosh për t’i pasur… dhe kur i ke, duhet të luftosh për t’i mbajtur..!”, – shkruan Emiljano Aleksi. Më herët, Shkëlzen Berisha në një postim në Facebook, duke mohuar akuzat e Metës, shkruan se dilema e vetme tashmë mbetet të kuptohet nëse në krye të Kuvendit është “Burri Monikës, apo shërbëtori i Shkëlzenit”?

Skandali i Panamasë, që zbuloi paratë e fshehura të elitës botërore, përfshin në listën e saj edhe një shqiptar, të lidhur ngushtë me qeverinë Berisha. Ai është Ismail Mulleti, një biznesmen dhe ndërtues në vitet ’90, dhe ish-aksioner i një prej hoteleve më të rëndësishme në Tiranë “Hotel Tirana”.

Por këto biznese janë thërrime përballë kompanisë GFI Techologies, ku ai është bashkëpronar. GFI Albania, nëpërmjet një kontrate 10- vjeçare që kushton 150 milionë euro, duhej të ngjyroste naftën në përputhje me qëllimin e përdorimit, me synim eliminimin e abuzimit me cilësinë e destinacionit dhe në fund shmangien e taksave.

Pikërisht me këtë qëllim asaj iu dha koncesioni në javët e fundit të qeverisë Berisha.

Gazetari i njohur Mero Baze, i informuar rreth kësaj çështje shkruan: “Ismail Mulleti është mbulesa e Genc Pollos në çdo biznes që nga viti 1996 dhe konçesioni i ngjyrosjes është njeriu që mbulon Shkëlzen Berishën. Lekët i paskan çuar deri në Panama po këta nuk duhen çuar aq larg. S’është keq Burgu Bënçës”.

Ky koncesion ka ngjallur shumë debate në vend. Që nga mënyra si u dha nga qeveria Berisha, që nga pikëpyetjet se kush fshihej pas tij e deri tek marrëdhëniet e dyshimta që ai krijoi me qeverinë e re, që në fillim tha se do ta anulonte.

GFI Technologies u regjistrua në maj të vitit 2013 në Anguilla për të investuar në Shqipëri. Ajo ka përdorur një skemë të pastër riciklimi parash dhe mënyre për të shmangur taksat./dita

https://javanews.al/wp-content/uploads/2024/04/Meta-berisha.mp4
Next Post
SPAK zbardh bisedat e serave të kanabisit në Berat: Në terezi e kena vu, 2 rrugë 300 arka…!

SPAK zbardh bisedat e serave të kanabisit në Berat: Në terezi e kena vu, 2 rrugë 300 arka...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama jep lajmin e mirë nga Tokio: Ja kur do mbyllen negociatat me BE

Rama jep lajmin e mirë nga Tokio: Ja kur do mbyllen negociatat me BE

May 22, 2026
“Shqipëria më afër se kurrë me BE-në”, Rama mesazh nga Japonia

“Shqipëria më afër se kurrë me BE-në”, Rama mesazh nga Japonia

May 22, 2026
SHBA përgatit plan të ri armëpushimi në Ukrainë, emisaret e Trump drejt Moskës për negociata me Kremlinin

SHBA përgatit plan të ri armëpushimi në Ukrainë, emisaret e Trump drejt Moskës për negociata me Kremlinin

May 22, 2026
Spartak Ngjela: Ja frika e Sali Berishës nga SPAK

“Berisha e di që humbet”, Ngjela komenton mungesën e rivalëve në zgjedhjet e PD, ja çfarë thonë sondazhet

May 22, 2026
Kryeministrja Sanae Takaichi: Shqipëria partnere kyçe për Japoninë dhe stabilitetin në Ballkan

Kryeministrja Sanae Takaichi: Shqipëria partnere kyçe për Japoninë dhe stabilitetin në Ballkan

May 22, 2026
Gjykata rrëzon kërkesën për tu liruar nga burgu, Evis Berberi mbetet në qeli

Gjykata rrëzon kërkesën për tu liruar nga burgu, Evis Berberi mbetet në qeli

May 22, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 23 Maj 2026

May 22, 2026
Raporti i IBAR, Berisha: Kushtet tek ekonomia janë të fuqishme, kërkohet konkurrencë dhe transparencë në tendera

Raporti i IBAR, Berisha: Kushtet tek ekonomia janë të fuqishme, kërkohet konkurrencë dhe transparencë në tendera

May 22, 2026
Zgjidhet kreu i Dhomës së Avokatisë, vështirësi gjatë procesit të votimit

Zgjidhet kreu i Dhomës së Avokatisë, vështirësi gjatë procesit të votimit

May 22, 2026
Grabitja e argjendarisë në Kamëz, lihet në burg me afat i dyshuari si i përfshirë

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, lihet në burg me afat i dyshuari si i përfshirë

May 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In