• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

by B K
22/05/2025 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashamir Shehi ishte sot në News 24, për të folur për rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit. Shehi drejtonte koalicionin Djathtas për Zhvillim, që nuk siguroi dot asnjë mandat.

Pas zgjedhjeve Shehi njoftoi largimin nga koalicioni dhe pas një kohe të gjatë nuk do jetë më sërish në parlament.

“E kam thënë disa herë, ditën që s’më votojnë largohen. Nuk është fundi i botës. Bëhet politikë edhe pa Dash Shehin. Nuk ka asgjë. Shikojnë që hyjnë edhe të rinj, kjo është dialektika e kohës, biologjike dhe politike. Në fushë kanë hyrë njerëz të rinj. Shoqëria ka ndryshuar. Beson më shumë te biznesi, mënyra e komunikimit, se sa tek idetë. Fitoi një parti që ka 12 vjet në pushtet.”

Shehi mendon se Rama fitoi pasi nuk ka alternativë përballë tij.

“Mendoj se fitoi nuk kishte alternativë. Po punoi hallall. Le të rrijë jo 12, po 122 vjet. Po nuk është ashtu. Fitoi se nuk kishte kundërshtar. Është e hidhur, po kështu është. Edhe ata vetë në numër votash kanë rënë. Këtej humbën 220 mijë vota. Kjo nuk është më punë programesh. Edhe ky i joni është shumë mirë. Edhe ai i PS shumë i bukur. Por programet janë për fushatë, dhe kanë humbur vlerën. Njerëzit i bën  lidershipi politik. Ne humbëm se grupi jonë nuk i ofroi kurrgjë ndryshe, ofruam figurën tonë. Nuk vlejti. Nëse nuk afron idenë që ky është i forti, do fitojë.”

Ai pohon se vota janë vjedhur, por diferenca me opozitën prej 300 mijë votash nuk mund të jusitifkohet.

“Negociova me të gjitha palët. Nuk ia arritëm. Kishin interesa të tjera. Por duke ndenjur veç e veç nuk u prodhuar sinergji politike dhe mandate. Betejën tonë e humbë, pa hyrë në zgjedhje.

Do e bëj politikën time, do e bëj këtu te ty. Ishte vendim principi. Do e bëjmë demokratik këtë vend, apo do merremi me interesat e një grupi, familje.

Janë vjedhur vota sa të duash. Mungojnë 300 mijë vota. Zgjedhjet vidhen që përpara. Jo ditën. Atmosfera politike që ndërton e bën të bleshëm. Shkohet pas të fortit, ky është në pushtet. Ke një mbesë në punë, ke një kunatë diku. Nuk do ta prishi këtë status kuo. Edhe ato nga krahu tjetër nuk sjellin ndryshim të madh. Edhe ata vjedhin. Çfarë do sjellin. Shqiptarit nuk i jep shpresë. Nuk ka ndryshim.”

Më tej, Shehi thekson se Berisha ka konsumuar opozitën me beteja të panevojshme brenda partisë.

“Lista e deputetëve të djathtës, gjysma ka qenë te qeveria e majtë. Edhe te lista e Edi Ramës, disa kanë qenë pjesë e PD. Është luftë votash, luftë interesash. Kjo është esenca e zgjedhjeve shqiptare.

Ai do ikte me qejf të madh sot, por ata që janë përqark do ngatërrohen më shumë. Berisha nuk duhet të kishte hy në këtë punë. 4 vjet. Gjithë kjo zallamahi e madhe. Lul Brava, grat anon grata. Ka konsumuar opozitën. Betejë e pandershme. E gjithë kjo energji duhet të ishte përqendruar kundër qeverisë së Edi Ramës. Për mua le të rrijë atje.”

Sa i përket kërkesës së Berishës për qeveri teknike dhe zgjedhje të reja, Shehi thotë se kjo nuk mund të ndodh.

“Nëse kjo ndodh, që nuk ndodh. Atje do bëjë sigurisht atë që kam bërë gjithë jetën, opozitën. E mbani mend qeverinë teknike para zgjedhjeve, u harrua. Mosbindje civile, u harrua. Të dyja u harruan para zgjedhjeve. Tani kujtohen pas zgjedhjeve. Nuk ndodh asgjë e re. Tani do fillojmë prapë me mosbindjen civile. Po kush ja jep qeverinë teknike. Krijohen një narrativë që të shtyjnë edhe këto 2 3 muaj që mos vjen ndonjë lajm nga Uashingtoni. Ja vjen shtatori. Ti vënë gishtin realitetit.”

Next Post
U dënua për shpërdorim detyre, Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit të GJKKO për ish-kryebashkiakun e Hasit!

U dënua për shpërdorim detyre, Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit të GJKKO për ish-kryebashkiakun e Hasit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump kritikon G7-ën: Përjashtimi i Rusisë, një gabim i madh! Putin do ndihmonte në paqen mes Izraelit dhe Iranit

Trump kritikon G7-ën: Përjashtimi i Rusisë, një gabim i madh! Putin do ndihmonte në paqen mes Izraelit dhe Iranit

June 16, 2025
Arrestohet vrasësi i senatores në SHBA, 57-vjeçari mbante armë me vete dhe në makinë

Arrestohet vrasësi i senatores në SHBA, 57-vjeçari mbante armë me vete dhe në makinë

June 16, 2025
“Me çaj në dorë, iranianët ‘shijojnë’ raketat si fishekzjarrë”, dëshmia e hoxhës nga Irani: Situatë tragji-komike

“Me çaj në dorë, iranianët ‘shijojnë’ raketat si fishekzjarrë”, dëshmia e hoxhës nga Irani: Situatë tragji-komike

June 16, 2025
“Fajin e kanë shqiptarët”, rekord aktakuzash nga Serbia për krime nga kosovarët

“Fajin e kanë shqiptarët”, rekord aktakuzash nga Serbia për krime nga kosovarët

June 16, 2025
Jo vetëm në Iran, Izraeli vijon sulmet edhe në Gaza! Mbi 40 të vdekur pas të shtënave gjatë shpërndarjes së ndihmave

Jo vetëm në Iran, Izraeli vijon sulmet edhe në Gaza! Mbi 40 të vdekur pas të shtënave gjatë shpërndarjes së ndihmave

June 16, 2025
Irani nis një valë të re sulmesh, thirrje izraelitëve: Largohuni nëse doni të jetoni

Irani nis një valë të re sulmesh, thirrje izraelitëve: Largohuni nëse doni të jetoni

June 16, 2025
Nga lekët e ashensorit te pagesat mujore/ Mazniku shpjegon rregullat e reja: Administratori do pajiset me numër Nipt-i

Nga lekët e ashensorit te pagesat mujore/ Mazniku shpjegon rregullat e reja: Administratori do pajiset me numër Nipt-i

June 16, 2025
Banorja iraniane e tmerruar pas sulmeve të Izraelit: Kam frikë nga gjithçka! Më janë kthyer ankthet e fëmijërisë

Banorja iraniane e tmerruar pas sulmeve të Izraelit: Kam frikë nga gjithçka! Më janë kthyer ankthet e fëmijërisë

June 16, 2025
Serbia dhe Bosnja votuan kundër deklaratës së Samitit të Evropës Juglindore në Tiranë, Begaj: Janë në të drejtën e tyre…

Serbia dhe Bosnja votuan kundër deklaratës së Samitit të Evropës Juglindore në Tiranë, Begaj: Janë në të drejtën e tyre…

June 16, 2025
Kreu i SPAK takim me zv/presidenten e policisë gjermane: Diskutuam për luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike

Kreu i SPAK takim me zv/presidenten e policisë gjermane: Diskutuam për luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike

June 16, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com