• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U la jashtë listave për zgjedhjet e 25 prillit/ Gjebrea: Do jem aktive në fushatë për mandatin e 3-të të PS-së

by Java News
10/03/2021 08:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja socialiste Elona Gjebrea nuk është pjesë e listave të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit. Nëpërmjet një statusi të postuar në rrjetet sociale ajo ka deklaruar se do vijojë te jetë e angazhuar në PS edhe pse nuk do të mandatohet në legjisilativin e ardhshëm.

Gjebrea thotë se do të çojë në fund punët e nisura pasi nuk mund ta shmangë përgjegjësinë edhe pse nuk është listë. Ajo falenderon kreun e qeverisë për bashkëpunimin ndërsa vlerëson edhe numrin e grave dhe vajzave kandidate për të marrë një mandate në Kuvend pas 25 Prillit.

POSTIMI:

Të dashur miq e mikesha, mbështetës e të afërm! Prej pothuajse 8 vitesh zgjodha të jem pjesë e Partisë Socialiste sepse vizioni, misioni dhe forca e saj janë vlerat e kesaj force politike. Ishte një eksperiencë unike për mua që t’ju përfaqësoja, për të qenë zëri i gruas në Parlament dhe i komunitetit të Njësisë 1. Jam shumë e vlerësuar që m’u besua në vitin 2013 pozicioni si zëvendës Ministre e Brendshme dhe po ashtu në 2017 si përfaqësuese e juaja në Kuvendin e Shqipërisë. Kam ndjerë me përgjegjësi çdo moment përfaqesimin e komunitetit tek Njësia 1 dhe jam krenare për gjithçka kemi arritur së bashku gjatë rrugëtimit tonë. I jam mirënjohese cdo socialisti e bashkëpunëtori të Njësisë 1, për energjitë dhe përkushtimin në sfidat tona të përbashkëta.

I jam mirënjohëse çdo qytetari që ka gjetur forcën dhe ka ndarë me mua historitë, dhimbjet, që ka bashkëpunuar në çdo moment, për t’i dhënë zgjidhje problematikave dhe për të gjetur zgjidhjen e tyre. Gjithashtu e lumtur për miqtë e mikeshat, jashtë politikës por dhe brenda saj, që më kanë mbështetur gjithnjë, njëjtë si familja ime. Falenderoj kolegët e grupit parlamentar të PS për mbështetjen e dhënë, gratë deputete të mazhorancës dhe te opozitës për bashkëpunimin dhe angazhimin në fuqizimin e Aleancës së Grave Deputete.

Edhe pse nuk do të kandidoj sërish, do të jem po aq aktive në fushatën e 25 Prillit për Mandatin3 të PS-së për t’i çuar deri në fund punët e nisura. Përgjegjësinë nuk mund ta shmang edhe pse nuk jam në listë, por do të punoj si ditën e parë, me gratë, për gratë, për kauzat që na bashkojnë, për të tashmen dhe të ardhmen! Ditën e djeshme, në ditën e 8 Marsit, ekipi i Partisë Socialiste prezantoi 58 vajza dhe gra nga 153 kandidatë për deputet në listën për Parlamentin e ardhshëm.

E ndërsa shumë progres është arritur për promovimin e grave në politike, përsëri sfida të shumta na presin përpara për me shumë barazi gjinore, solidarizim e bashkëpunim për të degjuar zërin e qindra grave të papërfaqësuara. Përgjegjësia për të qenë përfaqësuesja juaj nuk fshihet kur le mandatin, ajo bëhet pjesë e imja dhe do të mbetet aty duke marrë formë tjetër aktivizimi.

Mirënjohëse Partisë Socialiste dhe Edi Ramës që ndamë së bashku vizionin për çështje delikate dhe çuam përpara projekte të rëndësishme në komunitet. Rrugëtimi në PS vazhdon, me të njëjten energji në mbështetje të ëndrrës sonë të madhe, për një Shqipëri më të mire.

g.kosovari

Next Post
Rikthehen reshjet e dendura të borës në verilindje të vendit/ Në Kukës arrin mbi 7 cm

Rikthehen reshjet e dendura të borës në verilindje të vendit/ Në Kukës arrin mbi 7 cm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kabllogrami i SHBA që nxjerr zbuluar Izraelin: Protestuesit iranianë do të masakrohen

Kabllogrami i SHBA që nxjerr zbuluar Izraelin: Protestuesit iranianë do të masakrohen

March 18, 2026
Skandali Epstein/ Pam Bondi përpara Kongresit, çfarë do zbulohet për pedofilin e dënuar?

Skandali Epstein/ Pam Bondi përpara Kongresit, çfarë do zbulohet për pedofilin e dënuar?

March 18, 2026
Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por rriten ikjet me leje pune

Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por rriten ikjet me leje pune

March 18, 2026
Zogaj: Saliu kërkon të motivojë disa njerëz, drejtuesit e opozitës kanë interesa ndryshe nga qytetarët

Zogaj: Pa largimin e Berishës nuk ka garë në PD, partia mund të rikthehet vetëm me lider të ri

March 18, 2026
Shqipëria përshëndet heqjen e masave të BE ndaj Kosovës, Hoxha: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

Shqipëria përshëndet heqjen e masave të BE ndaj Kosovës, Hoxha: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

March 18, 2026
Energjia, nga Moglica tek linja me Kosovën: 3 projektet që Shqipëria çon tek BE-ja për financim

Energjia, nga Moglica tek linja me Kosovën: 3 projektet që Shqipëria çon tek BE-ja për financim

March 18, 2026
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

Kandidimi i Kokalarit, Alimehmeti: Nuk është befasi, por një komision do t’i filtrojë figurat

March 18, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli: “Neni Basha” nuk vlen për Berishën, dy partitë e mëdha vuajnë nga një simetri dëshpëruese

March 18, 2026
SHBA-të godasin objektivat raketore të Iranit, Teherani sulmon depo nafte në Oman

SHBA-të godasin objektivat raketore të Iranit, Teherani sulmon depo nafte në Oman

March 18, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In