• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U la i lirë në mënyrë skandaloze, Ardian Dvorani rikthen për rigjykim dosjen e “Zotit të drogës”

by Java News
22/11/2019 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dosja e të shumëkërkuarit Alket Hatija rikthehet për gjykim. Kjo është vendosur nga Gjykata e Lartë, me një trupë provizore të caktuar nga KLGJ-së për rastet e urgjencës.

Kryesuesi dhe relator i çështjes është Ardian Dvorani, ndërsa në trupën gjykuese janë edhe katër gjyqtarë të tjerë që e kanë kaluar me sukses vetingun, Sokol Binaj, Sahida Dollani, Albana Boksi dhe Enton Dhimitri.

Gjykata e Lartë vendosi rigjykimin e kësaj dosje me argumentin se “Gjykimi dhe vendimi ishte me mangësi të theksuara”.

Alket Hatia është i lirë prej 11 korrikut të 2017, pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Durrësit.

Kjo e fundit rrëzoi kërkesën për ekstradimin e Alket Hatisë në Itali në datë 5 mars të vitit 2018, pasi sipas saj, Hatia e ka kryer dënimin 16 vite në Shqipëri për të njëjtat vepra penale që akuzohet në Itali.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Paulin Çera.

Hatia u arrestua me 8 korrik me urdhër të Prokurorisë së rrethit Durrës, pasi emri i tij u shfaq në sistemin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Ai është dënuar nga Gjykata e Milanos me 20 vjet burg për trafik narkotikësh.

Por Hatija, që ka vuajtur një dënim në Shqipëri, pretendon se e ka shlyer dënimin për të njëjtat fakte penale që është gjykuar edhe në Itali.

Dënimi për të u dha pasi akuzohet për transportimin në Milano, në vitet 2003-2004, të 350 kilogramëve heroinë dhe 190 kg kokainë, ngarkesa këto me vlerë 35 deri në 45 milionë euro.

44-vjeçari prej kohësh dërgonte qindra kilogramë heroinë dhe kokainë nga Shqipëria në Itali.

Agjentët shqiptarë e kanë arrestuar atë në Durrës, teksa Hatija po shkonte të takonte një mikun e tij.

Ky i fundit jetonte në një vilë bunker në qytetin e Beratit, e cila vëzhgohej me kamera dhe truproja të armatosura.

Për vite me radhë ai kishte mundur të humbiste gjurmët, ndërsa hetimet zbuluan se 45-vjeçari kishte arritur të transportonte të paktën 49 herë sasi të ndryshme droge drejt vendit fqinj.

Hatija u prangos më 8 korrik, por Gjykata e Durrësit e cilësoi të jashtëligjshëm arrestimin e tij, duke e lënë të lirë, çka përbënte një skandal.

Tashmë ai do të rigjykohet sërish. /Tema/

Next Post
Njihuni me partnerët më të këqinj sipas Horoskopit

Horoskopi ditor, e shtunë 23 nëntor 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ka turp kjo parti?”, Spaho shpërthen ndaj PD: Në mëngjes kundër protestës, në drekë del pro! Kanë hallin e karriges së pushtetit

“Vendimi i KLGJ dhe KLP, i turpshëm”/ Pagat e magjistratëve, Spaho: Vendosin Qeveria dhe Kuvendi!

September 14, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

“Kam qenë dëshmitar i vrasjes”, Spahiu flet për Azem Hajdarin: Pse SHBA i kërkoi PD-së të hiqnin dorë nga hakmarrja e armatosur

September 14, 2026
Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

September 14, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

Polici goditi me grusht në bark protestuesin, Hoxha: Veprim që i shoqëruari të ulte kokën, mirëpo…

September 14, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

“Erion Veliaj mund të lirohet nesër”, analisti tregon si do të procedojë Gjykata e Lartë me kryebashkiakun

September 14, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

“Çështja e Veliajt ka të bëjë me fatin e Tiranës”, Vangjeli: Në një Shqipëri europiane ai duhet të lërë qelinë

September 14, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Avokati i Veliajt për seancën në Gjykatën e Lartë: Arsyeja pse nesër presim lirimin nga burgu…

September 14, 2026
Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

September 14, 2026
PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

September 14, 2026
I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com