• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U kundërpërgjigj me armë, arrestohet Inez Hajrulla shënjestra e atentatit në Lungomare

by Java News
04/06/2019 13:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inez Hajrulla, i riu i njohur si kontigjent kriminal, është arrestuar ditën e sotme nga policia e Vlorës.

27-vjçari ishte shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 10 maj 2019 në Lungomare ku këtij të fundit iu bë atentat, dha Hajrulla iu përgjigj me armë dhe më pas u largua nga vendngjarja.

“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është kundërpërgjigjur me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit ku ndodheshin personat e pa identifikuar që kanë hapur zjarr me armë në drejtim të lokalit ku ndodhej shtetasi I.H“, bën me dije policia.

Hajrulla ishte prej ditësh në kërkim nga uniformat blu të qytetit bregdetar për “vrasje të mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Nga atentati, nuk pati viktima, por mbeti i plagosur krejt rastësisht një punonjës i bashkisë së Vlorës i quajtur Dajko Cenodemaj, 58 vjeç, i cili po pinte kafe me tre miq të tij në Lungomare.

Gjykata i ka caktuar shtetasit I. H, masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Vrasje kundër dy ose më shumë personave” e mbetur në tentativë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Po kush është Inez Hajrulla?

27-vjeçari Hajrulla, djalë i biznesmenit vlonjat, Robert Hajrulla, njihet si person me rrezikshmëri në Vlorë, ndërkohë lokali dhe zona ku qëndronte ai, konsiderohet nga policia si zona bazë e grupit të Edison Harizaj, i vrarë në nëntor 2018 në një atentat në Durrës.  I riu Inez Hajrulla, i ka shpëtuar më parë dhe dy atentateve të tjera në Vlorë, ndërkohë emri i tij ekziston në kartotekën kriminale të policisë së Vlorës si i dyshuar për disa ngjarje të rënda në Vlorë. Që nga nëntori 2017 jeton invalid pasi njëra këmbë, i është këputur gjatë një atentati me tritol në makinë. Gjithashtu nga gjykata e Vlorës Hajrulla është dënuar në 5 shkurt 2018 me 2 vite burgim për akuzën e “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Por ky dënim me burgim është pezulluar duke e kaluar Inezin në shërbim prove. Por në 28 dhjetor 2018 Inez Hajrulla dënohet sërish nga gjykata e Vlorës me 8 muaj burgim për akuzën e “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Dikur shpërndarës droge sot Jay-Z është i pari reper miliarder në botë

FOTO/ Dikur shpërndarës droge sot Jay-Z është i pari reper miliarder në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia skoceze heton qëndrimet e ish-princit Andrew në Balmoral me Epstein dhe Maxwell

Policia skoceze heton qëndrimet e ish-princit Andrew në Balmoral me Epstein dhe Maxwell

October 30, 2026
Lituania rrit kërkesat për thirrjet ushtarake, teksa kërcënimet e sigurisë nga Rusia shtohen

Lituania rrit kërkesat për thirrjet ushtarake, teksa kërcënimet e sigurisë nga Rusia shtohen

October 30, 2026
Akademia e Shkencave mban ceremoni solemne në nderim të Luan Omarit, homazhe për akademikun 101-vjeçar

Akademia e Shkencave mban ceremoni solemne në nderim të Luan Omarit, homazhe për akademikun 101-vjeçar

October 30, 2026
Tentoi të hynte në Shqipëri, kapet në Morinë turku i shpallur në kërkim për vrasje në Shkup

Tentoi të hynte në Shqipëri, kapet në Morinë turku i shpallur në kërkim për vrasje në Shkup

October 30, 2026
‘Strehimi social’, si ndahen shtëpitë dhe qiratë. Kush përfiton me ligjin e ri

EMRAT/ Kush janë 1,737 fituesit e kredive për strehim nga Bashkia Tiranë? Zbulohet lista!

October 30, 2026
U bënte fotografi linjave hekurudhore, arrestohet në Poloni 55-vjeçari rus i dyshuar për spiunazh dhe sabotim

U bënte fotografi linjave hekurudhore, arrestohet në Poloni 55-vjeçari rus i dyshuar për spiunazh dhe sabotim

October 30, 2026
Taksë për shtëpitë bosh: 1 në 5 banesa me konsum zero energjie! Po ndërtuesit që i mbajnë pa shitur?

Taksë për shtëpitë bosh: 1 në 5 banesa me konsum zero energjie! Po ndërtuesit që i mbajnë pa shitur?

October 30, 2026
Aksidenti hekurudhor në Spanjë, raporti: Treni po udhëtonte me 160 km/orë kur u përplas me trenin e palëvizshëm

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, raporti: Treni po udhëtonte me 160 km/orë kur u përplas me trenin e palëvizshëm

October 30, 2026
Makina përplas turmën gjatë festës së Halloween-it në New York, plagosen gjashtë persona, mes tyre tre fëmijë

Makina përplas turmën gjatë festës së Halloween-it në New York, plagosen gjashtë persona, mes tyre tre fëmijë

October 30, 2026
Kontrollet në zyra dhe arrestimi i gazetarit të tyre, gazeta ruse njofton mbylljen: Shkak presioni nga autoritetet

Kontrollet në zyra dhe arrestimi i gazetarit të tyre, gazeta ruse njofton mbylljen: Shkak presioni nga autoritetet

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In