Gjykata e Korçës ka vendosur të lërë në burg dy personat që u arrestuan të premten e kaluar, pasi u kapën në flagrancë nga policia me 423.8 grame drogë e llojit heroinë.
Disa ditë më parë prokuroria kërkoi vendosjen e masës “Arrest me burg” për të arrestuarit, 34 vjeçarin, Marsel Xhakollari dhe Ledion Metollari, 36 vjeç, të dy këta sipas grupit hetimor rezultonin të dënuar edhe më parë me akuzën e vjedhjes.
Të premten e kaluar policia e Korçës sekuestroi 423.8 gr lëndë narkotike e llojit heroinë, një sasi lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa, 19 tableta metadoni, si edhe fishekë luftarakë.
a.çupaj